Eutanazia në parlament

Opinione

Eutanazia në parlament

Nga: Fadil Lepaja Më: 10 maj 2017 Në ora: 20:24

(Vetë)rrëzimi i qeverisë, ju ka ba shprehi PDK-së, por kësaj radhe arsyet duket se ishin të tjera. Sidoqoftë, do të mbahet mend për Eutanazinë, kur opozita e ekzekutoi "vrasjen" e koalicionit, pasi për arsye të shumta PDK-ja nuk donte që sërish të vetërrëzohej, edhe pse votimi nga ana e sajë, e mocionit, mund të shihet ashtu.

Pra, edhe pse nga fjalimet e deputetëve mund të duket ndryshe, arsyet e këtij akti nuk i shoh te mardhëniet e këqija, apo te koalicioni jofunksional në mes PDK dhe LDK, por më tepër në pafuqinë e z.Veseli për me e kontrollue grupin parlamentar, si dhe deputetët që e lëshuan atë, dhe dolën të pavarur, edhe pse votën e kishin marrë në emër të PDK.
Pasi e mori plotësisht nën kontrollë PDK-në, me zgjedhjet e reja brenda partisë, duke i tejkaluar koalicionet e brendshme, në mes zonave operative dhe në mes grupeve të interesit, ai u gjet i pafuqishëm të kryej obligimet që i kishte marrë nga faktori ndërkombëtarë pasi që struktura e grupit parlamentar pasqyronte raportin e vjetër të forcave në PDK dhe votonin sipas direktivave nga grupet e interesit apo zonat. 

Kështu, për të formuluar vetë listën e deputetëve që do të ndjekin politikën e tij. shkuarja në zgjedhje duket se ishte e domosdoshme. Për të mos e hapur para kohe luftën e brendshme në parti, dhe rivalitetet shkatërruese, ideja që mocioni të nisej nga opozita shkonte në favor të kryetarit të PDK. 

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, njeriu që do të gjindet për së ngushti do të jetë pikrisht kryetari i PDK, i cili do të ndodhet në situatë kur do të bëjë kompromiset e domosdoshme, sidomos me me bizneset e kontrolluara nga Thaçi dhe grupi i tij politiko-ekonomik. Nëse nuk arrinë të bëjë kompromiset e duhura, mund të rrezikoj një pjesë të elektoratit dhe kjo mund të e nxjerr në opozitë, ndërkohë që kompromiset e tepruara mund të e bëjnë atë të papërshtatshëm për faktorin ndërkombëtarë euro-atlantik duke humbur kështu përkrahjen e tyre.

Kështu, një situatë krejtësisht e paqëndrueshme me grupin parlamentar të PDK, dhe me LDK-në e përqarë, u rrënua vet nga pesha e vet, nga pafuqia e vet dhe nga presionet e faktorit ndërkombëtarë për të kryer obligimet e marura, sesa nga mocioni i opozitës.

Fatkeqësisht, për shkak të kohës kur do të mbahen detyrimisht zgjedhjet, nuk do të ketë kohë që të bëhet dekriminalizimi i plotë i listave të kandidatëve për deputet, por gjithësesi do të bëhet një rirrjeshëtim brenda partive, e ndoshta edhe do të kemi koalicione të reja. Fatkeqësisht, nuk ka kohë që asnjë opcion i ri politik të artikulohet dhe të krijoj shtrirje në teren, kështu që gara do të zhvillohet me "trojkat" e moqme të garës. 

Sidoqoftë, me votën e kësaj përbërje të parlamentit, gjithësesi të komprometuar, zari është hedhur. Të shpresojmë që pjesa më e madhe e deputetëve nga kjo përbërje të mos gjenden më as në listën e kandidatëve në zgjedhjet e reja dhe përbërja e re të pasqyrojë interesat e vërteta të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat