78 vota, 78 gishtërinj, proleterë të të gjitha vendeve bashkohuni me ne: Lista Serbe!

Opinione

78 vota, 78 gishtërinj, proleterë të të gjitha vendeve bashkohuni me ne: Lista Serbe!

Nga: Ajet Avdyli Më: 11 maj 2017 Në ora: 10:58
Ajet Avdyli

Dita e djeshme që shënon datë 10.05.2017, do të mbahet mend për shumë kohë, do të jetë pjesë e historisë sonë të lavdishme, ku gjenerata të tëra do ta lexojn e do ta mësojn se si Parlamenti i Kosovës organi më i lart i sajë, shëndrrohet në cirkë, me kërkesë; Pamflet plitik për të i rrxue institucionet e shtetit, për të i hjek shkallët vetës, vetëm e vetëm, se nuk mund ta duronin udhëheqjen e pastër, nuk mund të i shihnin reszultatet e kryeministrit Isa Mustafa, nuk mund ta shihnin Kosovën duke prosperue në atë masë, me pretekstin se në ballë të Qeverisë ishte kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. Kryeministri e paraqiti mendimi e tij të shkruar, sakt, shkurt e shumë perbajtësor, mbi të arriturat dy vjeqare të kësaj Qeverie. Asnjëher pas luftës nuk kemi ndëgjue që një kryeministër, të dal para deputetëve të Paralamentit të Kosovës e të i bëjë publike të arrituarat me fakte, të argumentuara, të detajuara, por edhe më sakt të thuhet; ishin të gjitha fakte e argumente e kësaj Qeverie, e cila bëri shumë në të gjitha sferat, marrë parasysh kushtet në të cilat punoi e veproi.

Do të mbahet mend ky mocion mosbesimi, për këto arsye:

1. Ishte i organizuar nga partneri i kualicionint PDK, por e kishte marrë bishtin e tyre NISMA, një pataricë të sajë të majt, një lider krytar të kësaj partie Fatmir Limaj, i cili ka 10 vite që, më teper rrinë në gjyqësinë e Kosovës se sa, shtëpinë e tijë, me aktakuza të ngritura, për korrupcion, për shantazhe, per vrasje, e ku e di për çka të tjetër. E kishte pregadit, i kishte dhënë leksione, po sikur herave të tjera kur kjo parti PDK kërkonte rrximin e vetvetës, e mbajm mend Behxhet Pacolli, i cili e kishte marrë të njejtin rol, e të njejtin mision.

2. Do të mbahet mend se; PDK e Hashim Thaqi pas tepihut të kuq, që i shtroi Ramushit me rastin e lirimit të tijë nga Gjykata e Hagës, tani e morri dhe e tërhoqi për hunde, e besa edhe zvarë, dhe e bëri vegël, e bëri të ndëgjueshëm dhe e futi prapa gardhit të PDK-së.

Dihet botrisht Ramushi me kërkesën e sajuar për Demarkarkacionin, me kërkesë e kauzë të sajuar, e bënën prrall Kosvovën para botës, me ato storie të Gazit lotësjellës dhe Molotovit që e hudhnin në Sallën e Parlamentit të Kosovës, por edhe që orgnazonin protesta të dhunshme me Vv, e Nismen, që janë e do të mbeten pasqyra më e ndyrer e Kosovës karshi botës së qytetëruar.

3. Vv e cila vetëm sa nuk e kalli Kosovën, me protesta, me shantazhe, me sulme fizike, me djegje veturash, duke i sulmue instucionet e shtetit, Policin objektet si Paralmetni e Kosovës, me qëllimin e vetëm për të ardh në pushtet. Tani Albinin e Visarin e kemi të strukur nënë hijën e PDK, nënë ambrellën e tyre, në projektin e tyre, për të i dhënë mandat dhe për ta quar përpara PDK. Si do të dalin në fushat këta mercenar politik, ç`far do të u thonë qytetarëve të Kosovës, me ç`fra krenari do të dalin para votuesëve????. Dilni e u thuani, se jemi të bashkuar me krimin, me zhvatësit, me vrasësit sipas jush, me ata që e kanë kap shtetin, me ata që i kanë kap institucionet.

4. Ky cirk parlamentar do të mbahet mend, edhe për një fakt, LISTA SERBE, me unanimitet e votoi Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Tani lexeuesit e mbajn mend, momenti kur Isa Mustafa e dërgoi në Kuvend për miratim Demarkacionin. Atë ditë Kuvendi i Kosovës ishte i tëri i mbuluar me tymë, me Gazë otësjellës, me dhunë e me çka jo. Po atë ditë Lista Serbe, ishte në Beligrad, në takim me Vuqiqin, ku koketonin me te, dhe merrshin istrukcione se çka më tutje, por gjithnjë të bindur, se ishin të bashkuar, me PDK, me AAK, me VV, por edhe me patericën e PDK-së NISMA. A ishte ky një dakordim i plot, e themi shumë kjart se këta ishin dakorduar shumë mirë, edhe me Vuqiqin per mes Listës Sërbe, e cila është një urë lidhësi në mes PDK-së, e Vuqiqit.

5. Do të mbahet mend se të gjithë ishin të bashkuar, me Serbë, Rom, Hashkali, Goran, Boshnjak me Vuqiqin per mes Listës Serbe, e cila është koordinatore që i mban lidhjet me Vuqiqin. 6. Do të mbahet med se; me keqardhje pikrisht më datën 10.05.2017, u realizua projekti më famkeq për rrximin e Qeverisë, me një arsye të vetme, se, të gjithë ishin të bashkuar, të gjithë ata që e gjakosën këtë popull, të gjithë ata që i shkaktuan gjenocid këtij populli ishin pjesë e skenarit dhe pjesë e procesit, një punë që shifet nuk don koment, këtë cirk të këtyre proletarëve të bashkuar Kunder Kosovës e kanë vrejt të gjithë. 7. Do të mbahet mend edhe diskutimi i deputetit të Parlamentit të Kosovës Anton Quni. I cili deklaroi se; E kam pas ndermend të tërhiqem nga politika, por nuk mund të shkoj, seps duhet të jem në këtë Parlamaent në momentin kur dy kriminelët Hashim Thaqi e Kadri Veseli të shkon në burg.

8. LDK e Isa Mustafa do të mbahet med për shumë vite se ke kultur shteti, u bëre ballë, fortunave e projekteve antishqiptare, të pregaditura dhe të ziera në kuzhinat e Beligradit dhe Moskës.

9. Do të mbahet med se si; ata që i dhanë liri këtijë vendi, ata që e qliruan këtë popull, ata që i sollën lirinë, apelonin për çdo ditë se kjo nuk rrugë e daljes nga kriza, por ja kotë nuk i ndëgjuan as ata, që janë e do të mbeten pergjithmon Lirija e shtetit dhe e qytetarëve tanë. Kjo humnerë e pregaditur me shkja, me pakica, me ata që e kanë gjakos Kosovën me shekuj të tërë, do të jetë humnera që PDK-ja i ka pregadit vetës së vetë, andaj e para do të bie në te, e nuk do të ngritet kurrë më. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat