Konstandini e Doruntina apo Motra me nëntë Vëllazër

Opinione

Konstandini e Doruntina apo Motra me nëntë Vëllazër

Nga: Haki Bunjaku Më: 11 maj 2017 Në ora: 22:51
Haki Bunjaku

Këte këngë legjendare e mora në vështrim për dy element thelbësor-përbërës kryesor të saj.

1) Është institucioni i Besës dhe

2) çështja  apo motivi i inçestit

Kjo këngë legjendare popullore shumë e përhapur ndër ne,bile edhe në shumë variante.Kënga përmban tiparet e legjendës dhe të përrallës,çka dëshmohet me numrin karakteristik tek.

Nëntë vëllazër, nëntë konaçe larg etj.

Nëntë konaçe larg,në gjuhën e sodit përkthehet nëntë ditë udhëtim,që është dashur gjatë udhëtimit të bëjnë nëntë konaçe (bujtje në han a bujtinë).

Gjumët e haneve ende dihen në anët e Malësisë,si te Hani i Dilit,te Hani i Gurit të Zi etj.Të cilat kann luajtur rrolin e hoteleve,rrespektivisht të moteleve të sotme.

Doruntinën,me tipare të rralla shëndeti e bukurie e japin nëntë konaçe larg që të ruhet kodi familjar i moralit,duke u ruajtur nga inçesti,I cili është kancer I moralit familjar.

Nëntë vëllazërit,asnjë i martuar,ndërsa Doruntina vajzë e vetme në shtëpi,prandaj siqë e përligja e japin aq lar për ta ruajt të paprekur kodin e moralit familjar.

Viktimizimi I vëllazërve për të ruajtur besë e moral është një fakt impresionues që e ka vu në skenë artistike poeti anonim.

Viktimizimi tragjik në këte rast arsyetohet me motivet bosht: -besa dhe inçesti.

Shtëpia gati për të rënë dhe lokja e vetmuar e dysyshë verbuar,është akt ndihmës në zhvillimin e ngjarjes tragjike.

Edhe në letërsinë artistike kemi akte të flijimit apo rrënimit sa për ta përfunduar ngjarjen,sipas projektit të autorit.

Te “Këngët e Milosaos” të De Radës,për tu bashkuar dy të rinj(Milosau me Rinën) me dallime sociale;poeti “nxit” tërmetin e qytetit të Shkodrës,që dy të rinjët zhdukin diferencat sociale dhe martohen.Mirëpo,kjo nga kritik është quajtur ndërhyrje subjektive-artificiale ( deus ex machina).

Te baladat e legjendat si dhe te përrallat autori anonim është dorëlirë,kur e kërkon rasti dhe gjithashtu i rreptë në rastin tjetër.

Në një variant tjetër kemi motivin e ruajtjes së besës,po këtu na del me emrin “Halil Grrija”,ku lidhet fati i  qyqes,duke kërkuar vëllaun-Halilin me:kuku.ku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat