18 qershori u vetëdelegjitimua

Opinione

18 qershori u vetëdelegjitimua

Nga: Ilir Vata Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:17
Ilir Vata

Prej më shumë se disa muajsh që nga dekretimi i datës së zgjedhjeve parlametare të 18 qershorit nga presidenti i Republikës, procesi zgjedhor nisi vetëdelegjitmimin, sepse opozita ngriti një tjetër datë 18, atë të protestës së 18 shkurtit për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nga ajo datë, 18 qershori i zgjedhjeve ka qenë i pa qëndryeshëm, i dyshuar, i paparanuar, madje dhe ilegjitim.

Në fakt procesi nisi legjitim, por u delegjitimua nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pasi tejkaloi afatet e regjistimit të subjekteve zgjedhor që sipas Kodit Zgjedhor, kërkon 70 ditë kohë për regjistrimin e partive si subjekt zgjedhor, referuar datës së zgjedhjeve së 18 qershorit të dekretuar nga presidenti, e që përkonte me 8 prill dhe në të njëjtën paqëndrueshmëri ishin dhe data e regjistrimit të koalicioneve që ishte 60 ditë dhe përkonte me 18 prill, dhe e dorëzimit të listave të kanditatëve për deputetë që përkonte me 28 prill.

KQZ, kaloi të tri afatet ligjore duke i zevendëruar datat 8, 18, 28, prill me data 9,19 dhe 29, prill ku në të vertetë, Kodi Zgjedhor shprehet qartë në neni 64 për  regjistrimi i partive politike në zgjedhje, pika- 1- Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Ndërsa në neni 65 për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në pikën 1, thuhet se: Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Po në neni 67, Kodi Zgjedhor shprehet qartë kur I referohet lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive, kun ë pikën , thuhet se: Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve.

KQZ kaloi tri afate, datën 8, 18, 28 duke i zevendësuar me 9,19 dhe 29 në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe në kundërshtim me tri nga ligjet bazë të celjes së një procesi të rregullt zgjedhor që janë nene 64, 65, 67 sa të enjten e 18 maj në mesditë, Kolegji Zgjedhor do gjykojë ankimimin e dy subjekteve politike për ta bërë të pavlefshëm 18 qershorin, dhe ligji tashmë e ka rrëzuar këtë date përsa i përket përllogaritjeve të afateve ligjore.

Por në të vërtëtë, 18 qershori ka rënë sepse kriza politike ka ardhur për shkaqe që kanë deformuar mardhënjet politike në proces dhe tashmë çeshtja e një procesi të rrëzuar ka kaluar edhe kufinjtë politik të Shqipërisë, pasi për tre muaj të opozitës në protestë ka konsumuar dhe energjinë e diplomacisë vënë në dipozicion të normaliteti sa dy ditë më parë mbrriti në Tiranë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, (e konsideruar mundësia e fundit) që rikonfirmojë edhe një herë pakëtën europane për zgjidhjen e ngercit siç edhe njohet me emerin, paleta “McAlliste”.

Përtej çdo parashikimi palët nuk gjejne arsyetim për zgjidhje, ndërsa opozita njoftoi se pranon këtë paketë sipas Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, mazhoranca ende nuk përgjigjet madje i kërkonë opozitës të plotësojë kushtet e propoziara nga mazhoranca që opozita i ka në tavolinë dhe më keq akom, mazhoranca paralajmëron ndezjen e fushatës elektorale me 18 maj.

Por çfarë ndodhi më parë në politikë?!

Ngujimi i opozitës në çadër me 18 shkurt dhe vazhdimi i protestës së pandashme, shoqëruar me dy mitingje të mëdha paqësore vendosi në një dimension të ri politiken shqiptare, pasi mazhoranca për të parën herë prej katër vitesh në pushtet gjendej e zënë në befasi nga lëvizja e papritur e opozitës, sa vetë pushteti ndryshoi mënyrën e të sjellurit politikish.

Opozita në paq dhe mazhoranca në paq, të dyja palët si asnjëherë gjendeshin të përballur paqësisht, një qasje e re e politikës shqiptarë, ku lideri i mazhorancës paqësisht dhe duke humbur ndonjë herë toruan kerkonte zgjedhje të lira, nëdërsa nga ana tjetër lideri i mazhorancës gjithmonë paqësisht duke kërkuar drejtësi dhe këmbëngulës në datën kushtetuese të zgjedhjeve, 18 qershori.

E ndërsa beteja vazhdon dhe opozita kishte në paketën e kërkesave qeverinë teknike me dorëheqjen e opozitës, mazhoranca tregonte kufinjtë e kushtetueses sa në fund me ardhjen e zyrtarit amerikan Yee , palët leshuan pe, opozita pranon kryeministrin dhe të votojë vetingun, ndërsa mazhoranca lëshonë pe për të gjithë paketën, deri në bashkë qeverisje, por nuk pranon shtyrjen e datës së zgjedhjeve duke vënë në vështërsi implementimin e pakëtës opozitare.

Kjo situatë e pa sqaruar ende na jep dy versione; mazhoranca hynë në zgjedhje me 15 parti të zgjedhura prej saj dhe vendosur me kujdes, ndërsa 47 parti dhe opozita me 33 aleate nuk merr pjesë në zgjedhje.

Mazhoranca në përpjekje për të gjetur kompromisiin humbi rruguës presidentin e Republikës, që do ishte për opozitën, prishi koalicionin nga 39 parti politike dhe doli në vete politikisht duke e bërë atë të lëkundur në garë edhe nëse do të ketë një marrëveshje në këto kushte.

Kompozimi është i trishtë, 15 parti politike në garë të të gjithë të një familje të përzgjedhur me kolor të ndryeshëm, disa parti socialite të ndarë nga partia mëmë, disa qefmbetës të të opozitës, disa drejtorë të qeverisë, pra një skaletë e majtë që do jetë e vetmë në garë, që për shumë kush mendohet sa partia e dikurshme e regjimit po rikthehet në një formë tjetër dhe u bë e mundur, pasi i delegjitimua procesi, u vra pruralizmi, u përjashtua opozita dhe e djathta për të finalizuar edhe një herë pushtetin absulut në një formë të re, ndryshe nga diktatura.

Por si gjithmonë ka një ndalesë, ligji është i mundur ta rrëzojë 18 qershorin dhe nëse mos opozita me revolucionin demokratik dhe është një realitet që tashmë ka ndodhur dhe pritet 18 maj ta pëmbys 18 qershorin, pra Kolegji Zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat