Politikanët pa ideal dhe identitet politik

Opinione

Politikanët pa ideal dhe identitet politik

Nga: Mr. sci. Sylejman Salihu Më: 18 maj 2017 Në ora: 12:16
Mr. sci. Sylejman Salihu

U dëshmua përsëri se politikanët në përgjithësi dhe ata kosovarë në veçanti nuk kanë identitet politik. Përse mund të thuhet kështu? A nuk u provua katërcipërisht kjo "Natën e Zezë"? Siç kishte ndodhur tri vite më përpara.

Po, tamam kjo u dëshmua. Brenda natës u ndryshuan standardet, parimet, programet politike. Por ajo më e dhimbshmja është se u dëmtua morali politik. Se ç' moral ka poltika në Kosovë u dëshmuua edhe tash? E kur nuk ka moral, atëherë ç' mund të ketë? Po a bëhet edhe gjithmonë politikë pa moral? Është e trishtueshme se si ndodhën ndryshimet, si u bën konvertimet.

Të gjitha lagjet politike patën shkuarje- ardhje brenda tyre. Pritje e përcjellje. Ca shkonin, të tjerë vinin. Po elektoratin a e pyeti kush? Ku ishte i gjori elektorat?Jo, mjerisht, askush nuk e pyeti. Elektoratin nuk e bëri hesap askush, nuk ia vari askush dhe të shkretin e vunë në gjumë të rëndë. Sikur t' i kishin dhënë ilaçe për gjumë.

Po edhe vetë i ka fajet: përderiisa fle dhe bën gjumë, bejlerët politikë e hedhin në lumë. E ai elektorat i humbur nuk di të notojë politikisht, andaj edhe mbytet. Pastaj bërtet, kërkon ndihmë. Ç' më gjeti, thotë. Brenda natës u ndërruan fytyrat,u ndërruan ngjyrat partiake. Vetëm Vetëvendosje ruajti standardin e saj. Nuk do pushtet me çdo kusht ajo.

Sa shpejt u ndërruan teserat partiake atë natë. Aleancat , përdorën edhe ndërskamcat dhe zgjatën duart e pajtimit për të zhdukur gjurmët e krimit. Po a zhduken ato? Brenda natës u ndërruan shumë flamuj partiakë. Ca u ngritën lart, ca ranë përtokë, ca ikën djathtas, ca ia mbathën majtas. U këmbyen shumë ideale.

Po ç' po them dhe unë: ku kanë ideale politikanët?! Po mbase edhe vetë fjala ideal është emër abstrakt, që nuk preket, andaj politikanët tanë jo që nuk do ta prekin kurrë, por do ta heqin fare edhe nga fjalori i tyre politik. I mjeri ideal gjen strehë dhe mbrojtje vetëm në imagjinatën e fukarait, që sheh ëndrra me sy çelë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat