Ne aq sa dijmë, po aq vlejmë dhe guxojmë të besojmë, shpresojmë, veprojmë ose reagojmë!

Opinione

Ne aq sa dijmë, po aq vlejmë dhe guxojmë të besojmë, shpresojmë, veprojmë ose reagojmë!

Nga: Agron Shabani Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:50
Agron Shabani

Të nderuar miq, të dashur lëxues dhe ju bashkombas të nderuar gjithandej,
Në faqet e gazetës tonë nacionale "Bota Sot" e  kemi thënë ose cekur shpesh së sprovat ose provokimet me të rënda për individin dhe kolektivitetin, pos skamjës dhe robërisë, janë ato kur nuk dijnë, nuk munden, nuk duan dhe nuk guxojnë të jetojnë të lirë, të, pavarur, sovran dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës! 

Jeta, koha dhe natyra janë të çmuara (të arta) dhe shumë të shënjta nëse i shfrytëzojmë dhe respektojmë si duhet. Respektivisht, në menyrë maksimale ose optimale. Por, ato gjithashtu janë të pamëshirëshme dhe tepër hakmarrëse poqëse nuk i shfrytëzojmë dhe respektojmë si duhet. 

Se këndejmi, Zoti (Hyji) dhe natyra, Kosovës dhe shqiptarëve u kanë falur ose blatuar aq shumë vlera, resurse dhe potenciale të njohura njerëzore dhe materiale. Dhe, kjo me respektin dhe bujarinë më të madhe.

Ua falen ose blatuan madje edhe djemtë dhe vashat më të mira të kombit dhe atdheut së bashku me miqtë dhe aletatët e njohur natyrorë dhe historik kur Kosova dhe shqiptarët e kishin mëse vështiri dhe kur ndodhëshin në rrezik. Dhe, çfarë ndodhi më të gjtha ato vlera, resurse, potenciale, blatore ose dhurata....?! 
Ku u tretën apo, ç´u bë vallë me to...?!

Si dukët njerëzit dhe populli (kombi) ynë gjithandej, nuk ditën, nuk mundën ose nuk guxuan aq sa (si) duhet për t´i parë, për t´i njohur, për t´i identifikuar, për t´i detektuar (deshifruar), për t´i prekur, gërshetuar, ravijezuar, konturuar, harmonizuar, konvencionalizuar, shfrytëzuar (shijuar) dhe respektuar të gjitha ato vlera, resurse, potenciale, blatore ose dhurata të mëdha ose kaq sublime që ua falen ose dhuruan me aq bujari Zoti dhe Natyra Mëmë. Jo! 

Nuk ditën, nuk mundën, nuk guxuan, apo nuk besuan dhe s´shpresuan në vlerat, resursët ose potencialet e veta?! Për të mos thënë këtu në blatoret ose dhuratat e mesipërme hyjnore dhe natyrore! Duke mos i njohur ose harruar aq shpejt vlerat, resursët ose potencialet e lartëpërmendura të njerëzve ose popullit (kombit) tonë së bashku me miqtë ose aleatët e njohur ndërkombtar si dhe vuajtjet, mundimet dhe sakrificat e panumërta njerëzore dhe meteriale për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës. 

Për më tepër ndërkaq, e parë ose shikuar nga largësitë ose dfistancat e ndryshme në kohë dhe hapësirë: Kosova akoma të ngjanë në një tokë të askujt! Mbase, në një tokë të mbjellur me beton, mermer ose më varreza të shumëta individuale dhe kolektive. Në një tokë me dhembje dhe plagë të thella fizike dhe sizmike ku edhe në muajin e majit ose në stinën e bukur të pranverës, qielli është i përlotur, i pikëlluar ose me shi...Ajy janë edhe Lulëkuqet e njohura të lirisë dhe shqiptarizmës....Në "kopshtin e madh" të lulëve më të bukura të kombit dhe atdheut që nuk bën të vyshkën as venitën kurrë në shpirtin dhe kujtesën tonë individuale dhe kolektive. 

Romakët e lashtë kanë thënë dikur se njerëzit ose popujt e ndryshëm gjithandej globit, aq sa dijnë, po aq vlejnë dhe guxojnë të besojnë, shpresojnë, veprojnë ose reagojnë. Në këtë frymë, sipas Senekës, vetëdija, mbamendja ose kujtesa individuale dhe kolektive, janë urë lidhëse ose një gurë i fuqishëm motivues në rrugën e shpresës dhe ardhmerisë.

Në instancë të fundit, edhe më të njohurit, më të çmuarit, më të diturit ose më të merituarit, gjithëmonë u kanë më shumë borxhe ose obligime të ndryshme kombit dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë, se sa kombi dhe atdheu që u kanë ose mund t´u kenë atyre. Forca ose fuqia e njohur e  Zotit, popullit (kombit) dhe shtetit, janë më të fuqishme dhe më të pushtetshme, se sa të gjitha forcat ose fuqitë tjera. 

Në të kundërten, u mor vesh se të kota ose fare boshe të dukën orvatjet ose përpjekjet e ndryshme të personit ose individit, nëse Zoti dhe natyra së bashku me edukatën, kulturën, moralin, disiplinën, arsimimin (emancipimin), vetëdijen, mbamendjen ose kujtesën e gjithëmbarëshme individuale dhe kolektive, janë kundër tyre. 
Ndërkaq, edhe rrugët ose itinerarët e ndryshme të integrimëve shtetërore, nacionale, rajonale, krahinore, fetare, kulturore, politike, diplomatike, kontinentale, interkontinentale, internacionale dhe të tjera që nuk mund të përshkruhen me fjalë, gjithëmonë janë të gjata dhe të panjohura. Mbase, me sfida, pengesa, udhëkryqe dhe ekuacione të shumëta.
Apo, mos ndofta ajo sintagma e moçme " edhe dielli ndriçon nëpër rrugë të errëta ose pellgje të ndyera, por nuk ndotët"...?!

Ndryshe nga kjo, shpresa, morali dhe besimi i njohur i një intelektuali politikë ose politikani të ditur ( intelektual) dhe profesional, nuk qëndrojnë në atë që të ndryshojë botën, apo të ndikojë mbi botën, shtetin dhe shoqërinë e gjërë njerëzore ose qytetare me konceptët, pikëpamjet, idealet, vizionet ose botëkuptimet e tij. Jo. Por në sintagmën, maksimën ose formulën e njohur shkencore, politike ose diplomatike sipas të së cilës një ditë prej ditësh, dikush dikundi.. të lëxojë, mësojë, reflektojë, interferojë dhe kuptojë saktësisht lidhur me atë ose ato që ai i ka thënë ose ka dashur t´i thotë në mes rrjeshtave. Pa i mohuar ose përjashtuar këtu edhe eksegjezat, ekzagjerimet ose glorifikimet e ndryshme në sfond.

Kuptohet se maksimat, sintagmat ose metaforat e njohura politike ose diplomatike, shpeshherë janë riskante ose tepër të rrezikshme për personin ose individin. Sigurisht. 
Ndërkohë që urrejta, xhelozia, fobia, paranoja, mosdurimi ose mosbesimi individual ose kolektive ndaj një lideri ose politikani, në disa raste fillojnë që në embrion. Me një batutë, sarkazmë, hosten ose metaforë.

Me fjalë tjera, kjo do të thotë se besimi, respekti, urrejtja, xhelozia , mosdurimi ose mosbesimi ndaj një personi ose individi, respektivisht, ndaj një lideri ose politikani, lindin ose fillojnë në momentin kur fjalët, veprat ose premtimet e tij, që në krye të herës, janë futur osde kanë depërtuar dikund thellë në kujtesën ose memorien tonë individuale dhe kolektive. 

Ndaj, të mos ndikohesh nga të tjerët, gjegjësisht, nga mendimet ose opinionet e gjëra publike, politike, qytetare ose mediatike, ky është kushti ose obligimi i parë dhe themelor i një politikani ose lideri të njohur shtetëror, nacional ose politikë. Kjo edhe përkundër asaj se durimi, dituria, përvoja, kujtesa, urtësia dhe maturia e popullit, gjithëmonë janë më të vlershme ose më të çmuara se se mendja, pasuria, pushteti dhe kariera e një personi ose individi. 
Fitorët ose triumfët e vërteta të edukatës, kulturës, moralit, karakterit, disiplinës, emancipimit, idealit, vizionit dhe besimit tonë individual dhe kolektivë, sipas Voletrit, duhet të jenë pikërisht ato parime, premisa ose postulate të njohura shkencore ose humaniste që na udhëheqin dhe stimulojnë për të vazhduar rrugën edhe më të tjerët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat