Jetim në atdheun tim!

Opinione

Jetim në atdheun tim!

Nga: Leonor Berisha Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:20
Leonor Berisha

Neve nuk na takon me mendu për Kosovën, as që guxojmë me mendu për të ardhmen e saj!
Për këtë i kemi "Komandantat", pastaj ata ju lëshojnë vendin fëmijëve të tyre duke u ngritur në emër të prindërve "atdhedashës", për t'i udhëhequr kokat tona si delet nëpër livadhe!
Neve na mbetet të "kqyrim vetëm seri", se çfarë po bëhet me ne, me diplomat tona, të cilat vështirë është t'u shërbejnë edhe myshterinjëve të kafeneve sepse edhe për këtë, kërkohet stil dhe klas'.
E për çfarë na duhet kjo liri?!
Për çfarë na duhet ky shtet?!
Për çfarë na duhet ky shkollim?!
Kur ne e dim, dhe jemi të vetdijshëm gjithësecili, se po spatëm dikë në qeveri, do të bredhim si "qentë endacak" rrugëve, për të kërkuar se ku mund ta gjejmë një kafshat!
E dim, dhe heshtim!
E dim, dhe i duartrokasim!
E dim, dhe i votojmë!
E kush mund ta ketë fajin?!
At, gjithmonë e hedhim diku tjetër, sepse nuk na pëlqen që ai të hidhet mbi supet tona, e prapë vazhdojmë të bëjmë faj, gjithmonë duke e hedhur atje, mbi dikë tjetër, ndoshta edhe mbi të pafajshmin sepse ai, duhet të fajësohet për faktin e vetëm,
 "se s'ka bërë faj".
Është kjo pra, toka jonë!
Kjo Kosova jonë e gjakosur!
Kjo që po na mallkon neve, pa fajin tonë!
E jona është, andaj e duam edhe kështu, të shtypur e t'nemun, nga vetvetja jonë!
Ajo s'ka faj,
Jo, jo as ti s'ke faj,
Faji është jetim, 
Ai, na mallkoi edhe neve për të parë sesi është të mbesësh jetim!
Jetim pra, jetim jam!
"Në atdheun tim të lirë"
Autori është student dhe shkrimtar, në kuadër të krijuesve të rinj!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat