Zgjerimi i NATO-s shtrirje e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor!

Opinione

Zgjerimi i NATO-s shtrirje e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:29
Nijazi Halili

Pas valës së dytë të antarësimeve, më e madhja në historinë e Aleancës, duket se është rivendosur kordoni i sigurisë në termat e gjeopolitikës së vjetër. Bullgaria, Rumania Sllovenia, Kroacia, e pastaj Shqipëri, Mali i Zi, janë tashmë vendet kufitare të NATO-s me pjesën tjetër të gadishullit që për arsye thjesht gjeopolitike po quhet Ballkani Perëndimor. Me rritjen e territorit të NATO-s rritet edhe siguria për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, nga ana tjetër, këto vende, me të drejtë u druajtën se kjo situatë do të pengonte antarësimin e tyre në Aleancë.

I menjëhershëm reagimi nga Aleanca në Samitin e Stambollit, që qetësoi kandidatët e Kartës së Adriatikut dhe vendet e tjera. Atherë, lind pyetja se përse Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë institucionale e Aleancës, kur ka zgjeruar kufijtë e sigurisë me NATO-n, pra ndjehet jashtë kërcënimeve dhe më i sigurtë.

Ky proces është zbatim i qasjes rajonale të institucioneve Europiane dhe Atlantike. “Aftësia përgjigjëse ose e reagimit strukturohet gjeografikisht dhe koncepti i sigurise bazohet ne thellësi”. Zgjerimi i NATO-s është edhe një hap drejt synimit të Aleancës, pra shtimit të sigurisë dhe të shtrirjes së stabilitetit gjithandej në rajonin Euro-Atlantik. Sfidat e sotme kërkojnë kapacitete dhe përgjegjësi në rritje. Ndalimi i procesit të antarësimit rrezikon çfaqjen e aleancave dhe tendencave tradicionale që kanë çuar në qëndrime preferenciale ndaj vendeve të rajonit, të cilat gjeneruan konflikt, mosbesim dhe destabilitet.

Motivon procesin e reformave, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Vendet e rajonit mund të ndjehen të kategorizuara, nëse mbeten gjatë jashtë. Rajoni nuk do të integrohet në strukturat Euro-Atlantike nëse jashtë tyre mbetet qoftë edhe një vend i tij.
Lidhet me sigurinë individuale të shteteve në një pjesë të Europës, ku problemet me fqinjët nuk kanë munguar, shume nga vendet e rajonit tonë e shohin edhe si një paradhomë në familjen e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat