‘Nuk shitet kerri Drenor, se mos me fitu...’

Opinione

‘Nuk shitet kerri Drenor, se mos me fitu...’

Nga: B.S Më: 20 maj 2017 Në ora: 10:54
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas vendimit të Xhavit Drenorit për shitjen e veturës për të bërë fushatë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ajo ka shkruar se nuk duhet ta shes sepse nëse nuk fiton, të gjithë do ta përqeshin, përcjell Bota sot.

Ajo madje ka ironizuar se po të kandidonte për deputete, do të duhej të shiste bistekun e flokëve.

Postimi i tij i plotë:

Ja paskan nis m'i qit n'shitje kerret për fushatë.
Fukarallak i shkretë.

Kesh tuj mendu, me pas qenë unë kandidate për deputete (m'u kanë lut krejt m'i rras hundtë n'listë, përveç madhëria e Vetëvendosjes, ata ende s'e kanë identifiku talentin tem  ????)...

që kesh tuj thënë, Kimetja ish dasht tash m'i shit bistekun e flokëve (nëse ma kish ble kush, se kogja të hollë e kam...mbase ish dasht m'u ba telashe e me shku me shkru dikund me m'u shit bisteku pa pengesa okultiste), e plus në fund mos me fitu, isha ba si ato gratë ktyneherë që para se m'i lëshu, i kan? qeth mashkujt tonë që i kena ma të mirtë n'botë. . ????

Nuk shitet kerri Drenor, se me bo mos me fitu, t'keshin krejt, e ta marrin inati familja, me theks të veçantë ta merr inati gruaja.

Bëj fushatë, pa pare. 
Se edhe ashtu e vetmja shkathtësi që lypset gjatë zgjedhjeve tona, është shkathtësia për të vjedhur vota, e jo m'u çu me fikë veten me shit tesh e kotesh.

P.S. Floktë e kresë, po, i kisha shit, ama veç për dashni:

Refren:

'Mos më lë, moj Kimet
Sa të jem gjallë
e derisa të vdes
Floktë e kresë moj do t'i shes
Ja do t'marrë, ja do t'vdes'.

(Në kërë rast të kësaj kënge, mashkull ka qenë personi që ka dasht m'i shitë floktë për njërën nga ne të dyja (Kimetin apo Servetin)...

...dever dynjaja, po poshtë ka ra dashnija sot...nuk gjen njeri që i shet floktë e veta për ty.

A ju kujtohen nuset e ktyneherit, që s'kanë guxu m'i pre bistekun e flokëve, pa e marrë lejen e burrave. 
E tash, bash për inati t'burrave (bash që ju pëlqejnë atyre), nuset i prejnë floktë....

...se ngarkesa të mëdha, dola nga tema...plus s'po di çka me vesh sot /BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat