Basha ndjesë të përndjekurve, koha për korigjim, përfaqësim në parlament

Opinione

Basha ndjesë të përndjekurve, koha për korigjim, përfaqësim në parlament

Nga: Ilir Vata Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:06
Ilir Vata

Politika me të përndjekurit ka qenë diskreminuese nga politika pasi për 27 vite janë parë si një shtresë për t’u vjelë votat dhe jo për të integruar dhe fakti se deri më sot ata kanë përfituar vetëm 1/5 e asaj që ju takon me ligj tregonë qartë lojën nihiliste që është bërë me ta nga politika.

Askush më parë nga PD nuk kish kërkuar falje ndonse ndërgjegjja ishte e dlirë se për të përndjekurit është bërë shumë pak, por dikush mendoj të bënte atë që askush se kishte bërë, ndjesë të përndjekurve tha lideri i opozitës.

Në këtë frymë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një muaj më parë nga Çadra e Lirisë iu drejtua të përndjekurve me një ndjesë në emër të partisë që drejton shtresë së ish-të përndjekurve politike dhe pasaardhësve të tyre.

Ajo çfarë tha Basha është shprehur se nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për paketat e dëmshpërblimit financiar të cilat duhet të kishin qenë të përmbyllura sot për të gjithë të përndjekurit dhe është një turp i madh që nuk janë përmbyllur dhe ne vazhdojmë të dëgjojmë dhe i kemi lënë dorë sharlatantëve, përsekutorëve dhe bijve të përsekutorëve të flasin dhe të bëjnë akoma propagandë me këtë çështje.

“Ky është padyshim një mëkat, një gabim dhe një faj i PD i cili do të ndreqet menjëherë. Kemi bërë shumë por nuk ka vend për justifikime por për ndjesë dhe ndjesë të thellë që shpresoj të pranohet nga të gjithë të përdjekurit politik dhe pasëardhësit e tyre.Kanë garancinë e PD dhe timen si kryetar i saj se ne do të përmbyllim kalvarin 27 vjeçar, do ti japim fund harresës dhe projekteve të shtrembërimit të historisë, do zbatojmë standartet më të forta europiane për të vënë dinjitetin e të përndjekurve, nderin e shoqërisë së lirë në vendin që i takon duke u kujdesur që asgjë të mos harrohet dhe persekutorët në mos ligjërisht, të paktën në histori të marrin atë që meritojnë. Kjo punë nuk kryehet me një film dhe as me dy filma”, ka thenë Basha.

Por mbi këtë tablo të realitetit politikë të përndjekurit kanë një platform të detajuar për integrimin e tyre: Vetë gjendja e të përndjekurve sot tregon seriozitetin e këtij institucioni, pasi nga ajo ç’farë u takonte me ligj të përndjekurve, kanë marrë vetëm 1/5 e ligjshme dhe ende pas 27 vitesh përplitëma vazhdon, bashkë me “grehinën” që gjasme u shërben të përndjekurve.

Dëmshpërblimi i viteve të burgut të burgosurit që janë gjallë dhe numëri përllogaritet të jenë 2400 të burgosur, 2/3 kanë marrë kestin e shtatë ku dy keste janë marrë nga qeveria e demokratëve dhe 5 keste nga qeveria e fundit socialiste dhe nga këta janë më shumë se 600 të burgosur politikë që nuk kanë marrë asnjë lekë, sepse janë në kadegorinë e quajtura dosje të vonuara dhe pritet ende që kjo pjesë të nisë të marrë kestin e parë?!.

Trashëgimtarët e të burgosurve dhe të të egzekutuarve nga diktatura komuniste kanë marrë një kest dëmshpërblim nga qeveria demokratike dhe kestin e dytë me pak se 1/3 me qeverinë socialiste dhe dëshpërblimi vazhdon..?!

Statusi i të burgosurve politikë i titulluar i tillë nga ana juridike nuk ka asnjë vlerë, mbetet pa asnjë akses në jetë sociale pasi nuk përfitojnë asgjë, qoftë pension apo benefice që ia delegon ligji , krahasuar me statusin e ushtarakëve në kohë të diktaturës që kanë të gjitha përvilegjet të garantuar me ligj.

Dëmshpërblimi u caktua si ditë burgu 17.5 dollarë ndërsa me ligj u takonte 50 mijë lekë dita e burgut, aq sa e morën përsekutorët dhe eksponetët e diktaturës kur morën pafajësinë, ndërsa puna e papaguar nuk është llogaritur fare, pra është hequr nga e drejta e përfitimit, ndonse ju takon me ligj, pasi jo vetë kanë punuar si skllevër të detyruar nga kamxhiku i xhelatit, por kanë ndërtuar 36 vepra të mëdha sociale që i shërbenin ekonomisë së vendit.

Puna në minerë nuk u njohet fare për pension, ndonse kanë punuar si minatorë me punë të detyruar dhe nuk marrin asnjë gjë, madje as nuk kanë ndërment që ta trajtojnë si çeshtje, ku janë të paktën 1400 të burgosur që janë gjallë dhe kanë punuar sa minatorët e lirë mbi 13 vite në minierë dhe nuk përfitojnë asgjë, madje dita e burgut në minierë duhet të llogarite 2 ditë për të burgosurit politikë, apo sipas ligjit penal 1.5 ditë dita e burgut duke mundësuar që kjo kadegori të trajtohet me pension miniere.

Nuk bëhet fjalë për qëndra post-tramë për t’u trajtuar në radhë të parë ata që dolën nga burgu me statusin A1 dhe të gjithë ata që kaluan hetuesinë, torturat dhe burgjët, gë vuajnë nga kjo pasoja.

Nuk bëhet fjalë më për bursa për fëmijët e të përndjekurve politik, dhe asnjë zë për bursa jashtë vendit sepse ata janë përvilegj i fëmijëve të pushtetarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të lartë si në diktaturë.

Nuk bëhet falë më për strehimin e kësaj kadegori ku janë qindra të burgosur pa shtëpi dhe qindra familje që banojnë ende në baragat e interrnimit apo jashtë fare.

Nuk bëhet fjalë për punësimi e të përndjekurve sepse politika ata i llogaritë vetëm si votues dhe jo si qytetarë që dolën nga diktatura gjitha vranga e vuajtje dhe sot edhe të rinjtë që ishin dhe u shkolluan po dalin në pension pa punuar asnjë ditë në shtet, se hakmarrja vazhdon si më parë.

Dokumunistizmi, proces që nuk ka nisur fare, por më shumë bëhet demagogji duke arrnuar sa në një cep në tjetrin, pra një proceis i pa nisur që sjellë pasoja të mëdha për vetë të përndjekurit dhe shoqërinë shqiptare, pasi diktatura ka shfaqur simtomat e saj në të gjithë jetë social-politike të vendit dhe shpesh herë edhe agresive sa nuk kanë munguar eksponet e diktaturës dhe vetë diktatori të ekspozohen në hapësira publike.

Ende diktatori është hero kombëtar dhe së fundimi janë shtuar edhe 1200 eksponet të diktaturës për të plotësuar diktatorin dhe ushtrinë e tij vrastare në një kornizim të vlerësuar nga shteti.

Nuk bëhet fjalë për 7200 të egzekutuarit nga diktatura nga sigurimi i shtetit, tinzash, natën e në fshehtësi dhe sot ata dergjen honeve të Shqipërisë, në skutat më të errta, të kampeve dhe burgjeve të interrnimit dhe sot të afërmit e tyre nuk kanë mundësi të hedhin lule apo të ndalojnë vajnë e nisur dekada më parë.

Kampet dhe burgjet e diktaturës janë drejt rrënimit me qëllim që të zhdukin krimet e diktaturës, duke na e paraqitur regjimin komunist me dy standarte, madje jo aq të keq, ku në të vërtetë ka shënuar 143 mijë vite burg dhe interrnim dhe asnjë s’është denuar ndonse ligjin në pozitë është aktiv dhe në fuqi.

Ende nuk ka një hetim për krimet e diktaturës  ndonëse Kodi Penal në Pjesën e Posaçme, kreu I, ku flet për krimet kundër njerëzimit, pikërisht, Neni 73, Genocidi (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79) citon se: “Zbatimi i një plani të paramenduar që synon shkatërrimin tërësisht apo pjesërisht të një grupi nacional, etnik, racial apo fetar i drejtuar kundër anëtarëve të grupit dhe i shoqëruar me veprat që vijojnë, si: vrasje me dashje të anëtarëve të grupit, dëmtime të rënda fizike dhe psikike, vendosja në kushte jetese të rënda që shkaktojnë shkatërrimin fizik, zbatimi i masave që synojnë pengimin e lindjeve, si dhe transferimi i detyrueshëm i fëmijëve të një grupi në një grup tjetër, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Dhe në Nenin 74, Krime kundër njerëzimit (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 8; ndryshuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 13) ku citon se: “Vrasjet, zhdukja me forcë, shfarosjet, kthimi në skllevër, internimet dhe dëbimet, si dhe çdo lloj torture ose dhune tjetër njerëzore, të kryera, sipas një plani konkret të paramenduar, ose në mënyrë sistematike, kundër një grupi të popullsisë civile, për motive politike, ideologjike, raciale, etnike e fetare dënohen jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

Ndërsa në vijim, neni 75, Krimet e luftës (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79), “Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.

E të gjithë këtij cikli i vjenë në ndihmë pikërisht neni, Neni 67, “Mosparashkrimi i ndjekjes penale, ku thuhet se: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit”.

Instituti i të Përndjekurve Politikë në këto vite është bërë edhe më pak i fuqishën sepse varësia, zbret nga Keshilli i Ministrave dhe bie në vartësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë duke e bërë rolin e këtij instituti edhe më të vogël përballë kërkesave të mëdha të shtresë së të përndjekurve politikë.

PDM ka kërkuar prej kohësh që institutet e të përndjekurve të jenë në rolin e një ministrie të vogël për të qenë vendimarrëse në hartimin e projekteve të reja të njësuar me vendet e tjera eropiane që kaluan diktatura të ngjashme dhe praktikat janë të gjera për të kuruar të shkuarën dhe ndërtuar të ardhmen, pajtimin kombëtar e mundësuar jo vetëm integrimin e të përndjekuve politikë por të një shtrese të martirizuar nga regjimi komunist, pasi gama është dhe më e gjerë se aq sepse janë dhe ish- pronarët.

Nuk është ende vonë për të ndërtuar një institucion që t’ju shërbejë të përndjekurve dhe jo partive, pasi tingëllon turpshëm, ideimi i sllogani të përndjekur socialist dhe demokratë, praktikë e cila duhet të marrë fund, sepse të vuash pa bërë asgjë sepse shqiptarët menduan ndryshen nga diktaturë është një krim që duhet ndëshkuar me ligje dhe kuruar pasojat që la regjimi komunist dhe jo ti përdorësh ata si viktima të kohës moderne dhe më e turpshmja politikisht.

Koha kur PD kërkoi ndjesë është një fillim i ri për të përndjekurit sepse fundaja, të ndëshkuarit e diktaturës mbeten thelbi i politikës së djathtë dhe tashmë, Basha ka një projet të qartë për të përndjekurit, mbase për herë të parë mund të ketë edhe përfaqsues në parlament në emër të tyre, por dhe nese jo një djetër dimension mardhënjesh kanë lindur në sherbim të një shtrese të martirizuar nga diktatura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat