Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, diaspora jo e interesuar aq sa mendohet!

Opinione

Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, diaspora jo e interesuar aq sa mendohet!

Nga: Lirim Begzati Më: 20 maj 2017 Në ora: 12:40
Lirim Begzati

Potenciali i vërtetë ekzistues i popullatës sonë të Kosovës në diasporë do të duhej të lë hapësirë të mjaftueshme për të shpresuar në një proporcion të madh pjesmarrës në zgjedhjet e qershorit. Mirëpo, një sërë indikatorësh tregojnë se interesimi i saj ndaj këtyre zgjedhjeve duket tejet i ulët në krahasim nga ajo që realisht shpresohet apo që pritet nga dikushi.

Vështirë është të kuptohen të gjithë faktorët që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në «?pasivitetin?» e tillë, por megjithatë duket se disa parametra vlerësimi japin sadopak disa elemente sqaruese lidhur me këtë fenomen që është natyrisht për keqardhje. Në fakt, fenomen ky që e hasim edhe në  diasporën tonë shqiptare në përgjithësi. Sipas komentimeve që i ndëgjojmë në qarqet e ndryshme që e përcjellin me njëfarë vëmendje perceptimin e diasporës ndaj realitetit dhe jetës politike në Kosovë, disa nga faktorët dekurajues apo frenues që dalin më së tepërmi në sheshë duket se janë këto si vijojnë:

Dinamika aktuale e zhvillimeve politike, ekonomike dhe shoqërore në Kosovë nuk lë vend për një optimizëm të madhë. Në fakt, janë bërë shumë vite që vendi e ka tejet vështirë të marrë një rrugë të mbarrë apo një kahje më pozitive që do t’i shkonte përshtati kërkesave legjitime të qytetarëve dhe interesit të shoqërisë në përgjithësi, përfshirë këtu edhe interesave të diasporës ;

Premtimet e partive të skenës politike kosovare vazhdojnë të jenë edhe më tutje të zbehta, jo bindëse dhe shpesh të ç’veshura nga pragmatizmi. Bazuar në këtë dukuri tashmë « recidiviste », e marrë parasysh edhe përvojat e së kaluarës, një pjesë e diasporës vazhdon të mos tregojë ndonjë kurreshtje ndaj përsëritjes së disa premtimeve, qoftë vështirë të realizueshme, qoftë të mbështetura vetëm në strategji elektoraliste që synojnë para së gjithash fitimin e votës ;

Kacafytjet historike në mes të partive politike, që nuk kanë të ndalur, duket gjithashtu se nuk krijojnë ndonjë hapësirë inkurajuese për t`u besuar disa premtimeve. Nuk është aspak risi të thuhet se rivalitetet politike ekzistojnë në shume vende të botës, por te na «?ajo çka është e tepërt është e tepërt?!». Janë shumë vite në pyetje që jepen përshtypje se, rivalitetet dhe konfliktet ndërpartiake, më tepër synojnë të mbrohet një formë karrierizmi dhe një sërë « vlerash » egoizmi, se sa për dhënien e një kontributi të vërtetë apo realisht të nevojshëm për trupin elektoral. Përdorimi i dhunës së egër që është shtuar në politik natyrisht se ndikon në zgjerimin e listës së faktorëve dekurajues ;

Kohërat duket se kanë ndryshuarë?! Na pëlqeu apo jo, orjentimet prioritare politike të një pjese të diasporës duket se ndryshojnë gradualisht me kalimin e viteve, duke u përqendruar kështu në politikën e vendit ku jetojnë. Nuk është i ulët numri i njerëzve të viseve tona të cilët janë të involvuar me sukses në jetën politike të shtetit ku jetojnë, duke u identifikuar edhe përmes një integrimi të theksuar në vlerat politike të shtetit përkatës?;

Në ditën e sotme, diaspora tregon një qëndrim vlerësues më të ashpër dhe më kritik ndaj aksionit politik të Kosovës. Duket se shpesh ndikonë faktori inspirues në përvojat pozitive që vërehen në shtetet e zhvilluara ku jetojnë. Kështu që, një pjesë e diasporës nuk kënaqet, siç ndodhte shpesh në të kaluarën, vetëm me ndëgjimin e një fjalimi patriotik të ndonjë përfaqësuesi tanë politik. Me fjalë të tjera, kërkohet më shumë punë dhe rezultate konkrete, e jo premtemi politike që mbajnë ngjyrën e interesave të ngushta, parasegjithash karrieriste dhe partiake;

Interpretimet që i jepen disa herë statusit të popullatës nga diaspora, sidomos nga një pjesë pakicë e popullatës vendase, duket se ndikon gjithashtu, në njëfarë mënyre, ne distancimin politik të një pjese të diasporës, që mund të shprehet potencialisht me mungesën e vullnetit për t`ia dhëne votën dikujt?;

Mbi të gjithat, do të ishte prapëseprapë në interes të gjithëmbarrshëm që diaspora e Kosovës të përfshihet në mënyrë më aktive në zgjedhejt e qershorit dhe në proceset politike të Kosovës, në përgjithësi. Analiza e tilla meriton megjithatë edhe konkludimin vijues; diaspora duhet të jetë pjesmarrës aktiv i disa proceseve politike në Kosovë, kurse ndërkohë, me plotë arsye ajo kërkon edhe rezultate të tjera, posaçërisht tek protagonistët tanë politik që presin aq shumë nga diaspora jonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat