Mos u bëni vegël e atyre që e shantazhuan Kosovën, mos i votoni ata që e vodhën Kosovën

Opinione

Mos u bëni vegël e atyre që e shantazhuan Kosovën, mos i votoni ata që e vodhën Kosovën

Nga: Ajet Avdyli Më: 21 maj 2017 Në ora: 09:56
Ajet Avdyli

Mos u bëni vegël e atyre që e kanë kap shtetin, mos i merr 5 euro nga ata që me 5 euro, të venë lakun në fytë per katët vite. Mos u bëni i nënshtruar ndaj atyre me kauza të rrejshme që për Demarkacionin po u mbajnë të izoluar nga bota e qytetëruar.

Në Kosovë tani e kemi profilizimin partiak, gjërat janë të qarta; LDK-AKR me Mimozën janë per ç`kapjen e shtetit, per reforma, për rrugëtimin drejt EU, mos hezitoni, por edhe mos u vononi se e nesermja do të jetë e vonë. Thirrni vetës tuaj, familjeve tuaja, farefist, mendoni pak, merrni frymë më thellë, pa marrë parasysh bindjet tuaja!!!!, veproni sa e keni në dorë, se e nesërmja do të jetë e vonë.

Ne bijët e juaj, që derdhëm mundin djersën per vendin tonë, per ju, për Kosovën tonë të dashur dhe të respektur, tani akoma jemi me ju, ju vizitojm, e dini, se Remitencat tona akoma e mbajnë gjallë Kosovën dhe janë një burim i perhershëm i jetës tuaj në Kosovë, këtë e them, sepse jemi ngop me ata, që pas luftës, Kosovën tonë të dashur, tokat e saj të plleshme i shndërruan në varre, me vrasje me shantazhe, me kërcënime, andaj ora e fundit po troket, akrepat e saj po ecin, po rrugëtojnë drejt datës 11 Qershor, një datë historike, për Kosovën, për ju e për ne.

Shtetet perendimore, por edhe Zvicra ku jetoj e punoj unë, per çdo ditë në ballinat e tyre shkruhet; A do t'ia arrijë Kosova t'i thotë jo krimit, shantazhit, e hordhive kriminale??? A do t'iu thotë jo kapësve të shtetit, atyre që për tetëmbëdhjetë vite rresht e vodhën dhe e dogjën Kosovën.

Tani i keni listat e partive politike, i keni përpara kandidatët e tyre, lexojeni me kudes emrat e tyre, do të bindeni se në ato lista ka, vrasës, shantazhues, hajdut që e vodhën dhe e shantazhuan pasurinë të këtij shteti. Merrni këto lista e nxirrni para vetës tuaj, me qetësi me maturi, analizoni, biografitë e tyre, bisedoni me shokë, me familje, trajtojeni këtë problem me qetësi e qetësisht, e në fund pas kësaj analize, merrni vendimin tuaj të shpresës, per këtë vend, votoni kualicioni LDK-AAK që është shpresë për ju e për qytetarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat