Kadal Rambo mos u nxej, më lehtë e keni me na 'vra' se me na largu prej pune

Opinione

Kadal Rambo mos u nxej, më lehtë e keni me na 'vra' se me na largu prej pune

Nga: Kimete Berisha Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:28
Kimete Berisha

Kadal, Rambo, mos u nxej.

Se më lehtë e keni me na 'vra' se me na largu prej pune.

Po, ti a e din se fati yt si 'Kryeministër' i mundshëm lidhet prej fijës së kashtës.

Më në 'rrezik' do të ishe Ti me të largu na ty prej Kryeministri, sesa ti neve me na largu prej pune.

Lej foret. Se kurrkush s'po të tutët.

Se me bë me t'u turr dhjetëra mijëra zyrtarë të shtetit, ti s'ke me gjet udhën m'u kthy n'Deçan.

Ne jemi myftjaq për dikë që na 'shtin' në punë e na i rrit rrogat, e s'jemi lazëm ne për një milioner si ti (që je bë i tillë, kurrë pa punu kurrgjë), me na kërcënu se do të na i lë familjet pa bukë.

(Për dallim prej teje, na bile diçka, keq-mirë, kemi punu gjatë jetës sonë).

Mos Rambo. Mos u bë bajat e mos na shko nerva ende pa ja nis 'punës'.

Të ishe i fortë sa ke qejf, thotë njeri', ama forca jote vjen nga Kadri Veseli, prandaj ungje kryet e sillu mirë, po të thotë ty 'qikjo' Kimetja e 'keqe'!

Se, na, me t'keq se 'ham' hiç. 
Veç me t'mirë nëse na merr, ndoshta, bën diçka me neve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat