Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovë, dy fenomene që nuk e lënë Kosovën të eci aspak përpara!

Opinione

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovë, dy fenomene që nuk e lënë Kosovën të eci aspak përpara!

Nga: Besim Malota Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:53
Besim Malota

Republika e Kosovës, është vend sovran dhe i pavarur. Vendi i saj padyshim që është vetëm në Bashkimin Evropian. Për këtë jo vetëm ata që janë në Kosovë dhe rreth saj, por, edhe ne diaspora; kemi qenë dhe jemi përkrahës, ashtu si edhe do të jemi në të ardhmen mbeshtetës të parezervë, të Kosovës, pavarësishtë, se kush udhëheq, apo do të udhëheq edhe mbas zgjedhjeve të 11 qershorit Kosovën.

Ndërsa, fushata ka filluar ashtu si jemi mësuar ne shqiptarët, tash që jemi të lirë , dhe Kosova u çlirua " vetëm me turravrap" në tubime, analiza e shkrime nëpër gazeta online apo të printuara, televizione, dhe më së shumti në atë që thirret media sociale (social media) Facebook, WatsUp , Twitter, dhe lloj- lloj portale, nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, ka një përdorim të pakontrolluar të gjuhës të urrejtjes, shpifjeve dhe ofendimeve të gjitha ngritura veçse mbi baza personale, bindjesh personale dhe militante, qoftë këto që godasin si me topuz ndaj njërit krah - apo tjetrit krah.

Çdo ditë sapo ulesh në kompjuter gjen njerëz, të "vegjel " dhe të "mëdhenjë" që duket se nuk kan punë tjetër, por qendrojnë 24 orë non -stop, në kompjutër dhe merren sa më një politikan, lider, apo veprimtar, parti politike, deputet apo kandidat, ministër apo ish ministër, ish apo president e kryeministër, dhe ndonjeher me njëri tjetërin.

Pra, merren më shumë me individin, mlllëfe dhe inate personale, "xhelozira", nuk po merren me idetë e tyre, me atë se kush janë ata dhe se çfarë presin prej tyre,  më  parë, se me 11 qershor të votojnë për ta, e jo me atë se çfarë tha ai apo ky! 

Ky është një fenomen, por ka edhë një fenomen tjetër, që vazhdon tash afro dy dekada që Kosova u çlirua dhe ka shtetin e saj të lirë, të pavarur e sovran të njohur nga 114 shtete, përfshirë edhe shtetin më të fuqishëm të botës, Shtete e Bashkuara të Amerikës, që nuk po e lenë Kosovën të heci përpara - dhe ku Kosova stagnon shumë në këto 18 vjet.

Ndërkohë, që në këtë fushat janë përfshirë  politikanët, liderët e partive politike, ata që e udhëhoqën deri tani, dhe, natyrisht ata që do t’a udhëheqin më 11 Qershor Republikën e Kosovës, ende ne si Diasporë nuk po na përfillin, nuk na marrin në konsideratë, dhe as që duan t’ja dinë, për ne diasporën.

Përveç se se na duan për para, dollar, por ja që as  duan t’ja dinë, të paktën për atë se çfarë kontributi dhe se çfarë roli historik, kemi pasur në diaspora, si në Evropë, edhe këtu në SHBA.

Më kujtohet kur u çlirua Kosova, se si një politikan i njohur atëherë i Kosovës, mjerisht, pasi kishte ardhur të bënte fushatë, në Amerikë, u tha përkrahësve të tij në Bronx, në një takim me komuntetin shqiptar, se :“Nga shqiptarët e Amerikës, duam vetëm dollarët, sepse, sa për mënd - kemi vetë!”. 

 Por, ja që prap ne diaspora, që kemi qenë dhe jemi përkrahës dhe do të jemi edhe në të ardhmen mbeshtetës të parezervë, të Kosovës, pavarësishtë se kush udhëheq, apo do të udhëheq atë mbas zgjedhjeve të 11 qershorit Kosovën, duam të jemi në Kosovë, pavarësishtë, se ne nuk na vlersojnë dhe nuk po na “duan” në Kosovë.

Ne jemi të bindur dhe jemi të gatshëm, tju japim potenciale të fuqishme, mbasi tani ne shqitarët e diasporës, kemi edhe potenciale jo vetëm ekonomike, por edhe ato të shkollimit, që e kemi bërë me punën tonë , djersën dhe mundin tonë, sidomos gjatë gjithe këtyre viteve me fëmijët tanë. 

Fëmijë këta te cilët, sot janë të shkolluar në universitetet më të njohura, më prestigjozet në botë, duke filluar nga Sapienca - Romë, Oksfordi - Londër, Harvardi Boston,Yale University New Haven, Columbia University New York, dhe të tjerë. Pra,  t’jua japim dhe t’ju tregojmë, politikanve , liderve, dhe pative politike në Kosovë, se :”Perparimi dhe zhvillimi i Kosovës është i drejtpërdrejt i lidhur me qasjen multidimensionale të Kosovës me institucionet e perendimit, përmes këtyre investimeve që kemi bër ne Diaspor, me shkollimin e fëmijëve tanë SHBA".

Por, ja që mjerisht, edhe në këto zgjedhje partitë politike, koalicionet nuk po denojnë të afarojnë fëmijët e Kosovës të shkolluar të gjithë jashtë Kosovës, që ata të bëhen pjesë e listave të tyre zgjedhore. Të rinjtë që janë sot të specializuar në fusha të ndryshme, dhe që i duhen më së shumti Kosovës, mbasi këta fëmjë janë të integruar në shoqëritë perëndimore, ku po jetojnë, dhe punojnë, ose post-studiojnë me vetëfinancim e tyre apo edhe të ne prindëreve te tyre.

Por, për fat të keq, edhe në këto zgjedhje nga të dy krahët, koalicionet në Kosovë, ai i  "luftës AAK -PDK,- Nisma dhe ai i paqes LDK-VV- AKR", nuk kanë lënë as edhe një hapësirë për t’i kthyer në vendlindje, fëmijët e diasporës, dhe për të dhënë edhe ata atë kontributin e tyre në kuadër të institucioneve të shtetit të Kosovës. Si në prag të fushatës, por edhe tani gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, studentët që kanë diplomuar, nuk po ftohen që të bëhen pjesë e partive dhe programeve të tyre për zhvillimin e shtetit, nuk u jepet shancë fare.

Me të drejtë një analist nga Kosova, këto ditë shkruante : “Se partitë politike në Kosovë, asnjëherë nuk kanë pasur qasje zgjeruese, apo inkuadruese karshi profileve apolitike, e aq më pak karshi personave që janë shkolluar dhe formuar jashtë vendit dhe të cilët, sipas tij, me llogaritjet e pazareve politike mendohet se nuk kanë “bazë elektorale” në Kosovë".

Ai sqaronnte se :“Kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë nga shkaku i funksionimit klientelist të partive politike, të cilat bëjnë jetë ‘normale’ edhe pa diploma apo njerëz të shkolluar jashtë. Kjo dihet që është në dëm të Kosovës, por Kosova nuk është gjithmonë preokupim i partive”.
Së fundëmi dua të them se nuk është dashtë aspak që edhe këto dy fenomene të shfaquara edhe në këto zgjedhje të jashtëzakonëshme, të nxjerrin në pah edhe një herë, atë makthin dhe dilemën :” Ku po shkon kështu Kosova! ku po shkojmë ne shqiptarët!” vetëm me partitë dhe militantët e tyre, që nuk po i ndihmojnë aspak Kosovës, por vetëm "xhepave" të liderve të partive dhe pasurimit të tyre, tash 18 vjet prej se kur Kosova u çlirua......!?

 Megjithëse, të gjithë themi se: "Republika e Kosovës,  e ka vendin i saj në Bashkimin Evropian" por asnjëri nuk bën pyetjen :" Ku jemi ne diaspora, të cilët kemi qenë dhe jemi përkrahës dhe do të jemi edhe në të ardhmen mbeshtetës të parezervë, të Kosovës, pavarësisht se kush udhëheq, apo do të udhëheq, edhe tash pas zgjedhjeve të 11 qershorit Kosovën?".

Ku janë fëmijët e diasporës, ata që u shkolluan  duke filluar nga Sapienca - Romë, Oksfordi - Londër, Harvardi Boston,Yale University New Haven, Columbia University New York, dhe të tjerë? 

Dhe,  t’jua japim dhe t’ju tregojmë, politikanve , liderëve dhe pative politike në Kosovë se: ”Perparimi dhe zhvillimi i Kosovës është i drejtpërdrejt i lidhur me qasjen multidimensionale të Kosovës me institucionet e perëndimit, përmes këtyre investimeve që kemi bërë në diasporë, me fëmijët, tanë  përmes këtyre investimeve, që kemi bërë me shkollimin e fëmijëve tanë në Diasporë"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat