Sjellje e neveritshme e Ramës, me gazetarët dhe mediat e lira e të pavarura

Opinione

Sjellje e neveritshme e Ramës, me gazetarët dhe mediat e lira e të pavarura

Nga: Beqir Sina Më: 25 tetor 2017 Në ora: 17:05
Beqir Sina


Edi Rama, lëshoi ??një kërcënim të drejtpërdrejtë për mediat e lira dhe të pavarura - duke i shantazhuar ato me fjalorin e tij tashmë të vrazhdë .
Por, duhet cekur qysh në fillim se nuk është hera e parë, që Kryeministri i Shqipërisë, në munges të përgjigjeve, dhe përgjegjësisë së tij, të merret kaq shumë me gazetarët, duke  kërcënuar, shantazhuar dhe përgojuar madje me një fjalor “kazani” plehrash, si e perdor ai.
Sot, pas votimit në Kuvend kundër arrestimit të Saimir Tahirit, kryeministri i Shipërisë, Edi Rama, i kapur “gafil” është “kacfytyr” me gazetarët, përjashtë, duke lëshuar ndaj tyre ofendime , në një konferncë shtypi, që vetëm e tillë, ska se quhet në asnjë vend të botës, spse asnjë gazetar nuk mori përgjigjen e pyetjes.
Gjatë daljes për media, Rama iu drejtua gazetarëve me 3 minuta, ku përdori afro 20 fjalët më të vrazhda "të pështira", e ndërsa një gazetare, dukej se insistonte në pyetjen e saj, Edi Rama, i kthente përgjigje duke anashkaluar gazetaren dhe shantazhuar atë duke thënë të gjithëve : “Turp të ju vijë juve se ende nuk e keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Turp të ju vijë ju për këto pyetje të tilla”.
Nga 3 minuta konferncë me gazetarët ja kronika se çfarë tha Kryeministri i Shqipërisë, me gazetarët.
Ik mëso!
Të të vijë turp!
Je i paditur!
Je i paformuar!
Flet përçart!
Je për të të qarë hallin!
Kjo është pyetje idiote!
Amplifikator thashethemesh
!
Kazan!
Thirri mendjes!
Je problem i madh!
Përsëritje pyetjen ta marrin vesh të gjithë ç’idiot je!”
Sa i fyer do të ndiheshe nëse ta thonë në sy teksa bën punën tënde? 
Kujt do t’ja toleroje? 
Si do të ndiheshe?
 Çfarë do të bëje?
Ç’të takon të bësh?

Kjo pra është gjuha e kryeministrit me zë dhe figurë ndaj një gazetari, ndaj të gjithë gazetarëve, ndaj medias shqiptare, në Shqipëri. 
Kryeministri Edi Rama, ka thënë shumë gjëra të këqija rreth mediave që prej se kur ai u bë Kryeminsitër, duke e shpallur vetveten - edhe “armiku” kryesor i gazetarve dhe mediave të lira e të pavarura shqiptare. 
Sepse, me gazetarët e huaj, Kryeministri Rama, qendron “sustë” dhe nuk flet kurr me këtë gjuhë, që përdor ai me gazetarët shqiptar, duke i quajtur ato “Media e Kazanit”.
Provoje zoti Kryeministër të përdorish atë gjuhë, por shkon edhe në gjyqë....! 
Ai tregon me gazetarët dhe median shqiptare, se  shtypi nuk i pëlqen shumë, dhe se i trembet shumë së vertetës. 
Pra, Edi Rama, duket se  është një frikacak, dhe është i kapur nga krimi, në Shqipëri, pavarësisht se "trimërohet" si një Kryeministri , duke mbrojtur “Tahirin” e drogës, me ??një kërcënim të drejtpërdrejtë për mediat e lira dhe të pavarura - duke i shantazhuar ato me fjalorin e tij më të vrazhdë.
Edi Rama, i ka quajtur në mënyrë të përsëritur gazetarët njerëzit më të pandershëm, më të paditur, “fake news” dhe “Media Kazani plehrash” edhe kur i "hëngri" fjalët e premtimin që u dha Amerikanëve me armët kimike të Sirisë, asgjesimin e tyre në Shqipëri . 
Andaj, ai çdo lajm apo pyetje nga gazetarët që nuk i pëlqen atij e quan si të rreme - ose pyetje kot fare - idoteske, si thotë Rama, duke ofenduar gazetarët edhe si të paditur.
 Ai është që i krijoi këto terma të çuditshme si Kryeministër, të tilla, ; “Timoni”, “Tepsia” dhe “Media e Kazanit”, dhe është pi ai që i përdor vend e pa vend, termat të shpikura prej tij. 
Por ai kurrë nuk ka shkuar aq larg sa ai  bëri të mërkurën në mëngjes, kur ai pas votimit në Kuvend nga maxhoranca e tij, kundër arrestimit të Saimir Tahirit, në 3 minuta bëri 20 “gafa” të rënda, nxjerr nga fjalori i tij i vrazhdë, të cilat tregojnë se sa ngushtë është kapur Edi Rama me Samir Tahirin ish Ministrin e Brendshem, që  thuhet se duhet arrestuar .
Kjo që pamë sot me figurë e zë është, sinqerisht e neveritshme, dhe e pa tolerueshme që Kryeministri i një vendi, madje anëtar i Natos, dhe që pretendon për në BE, të flasë me këtë gjuhë ndaj gazetarve shtypit, dhe medias së pavarur dhe të lirë. 
Edi Rama, nëse nuk është në gjendje të përgjigjet, nuk ka pse të mësojë gazetarët se si pyetet, e çfarëdo do të shkruajnë, ata.
 Por le ta dorëzojë Samir Tahirin ish Ministrin e Brendshem, se nuk e mbron dotë Edi Rama dhe Gramoz Ruçi, me të gjitha ato akuza që kan ardhë nga Italia. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat