Kosova shtet i kapur nga krimi

Opinione

Kosova shtet i kapur nga krimi

Nga: Haki Bunjaku Më: 25 tetor 2017 Në ora: 19:58
Haki Bunjaku

Nuk mund ta quaj: Republika e shtetit të Kosovës,sepse nuk jam politikan që të fabrikoi rrenë.

Por edhe të thuhet Amandamenti a Pyka 24 nuk më pëlqen dhe më duket përbuzëse, e kobshme.Është shteti më i ri dhe më i varfër në rajon.Dhe,kjo varfëri qëndron pikërisht në potencialin politik.

Kosova ka tokë pjellore të bonitetit të lartë.Ka edhe pasuri nëntokësore (minerale),por nuk eksplorohen,prandaj industria ngelët e pazhvilluar.

Miniera e Trepçës e pasur edhe me minerale fisnike,nuk shfrytëzohet,por edhe mungon juridikcioni i pronës,sepse pengohet nga Sërbia,e cila,padrejtësisht e konsideron pronë të vetën.

Këtu duhet realisht të shiqohet realiteti,që mungon pavarësia,se po t`ishte nuk ka pasë çka të përzihet Sërbia në pronën e huaj dhe as Beogradi të bëjë presion mbi shtetin e pushtetin e Kosovës dhe ta provokoi situatën saherë ti nteket.

Ekzaltimi dhe mos aprovimi i realitetit po na kushtojnë shtrejt.

Ne si shtet i ri, i varur dhe i varfër,më së nushti jemi për një lider të urtë,të tipit Ibrahim Rugova,ndërsa për rrebelë  e hajna kemi tepër.

Nisemi nga kryeministri i zorit,Ramush Haradinaj i cili më së pakut është i interesuar për shtet e pushtet,ndërsa për karrikën e prapanicës,rrezikoi autoritetin e liderit dhe të Kosovës,prandaj u bë servil e tragjikomik,duke i lutur sërbët që ta votojnë për tu ngritur në këte post,të cilin prapë e ka të dirigjuar e rrezikuar,pikërisht nga ata që e kanë mëshiruar.

Po,me sa mend thotë një kryeministër se do ta shtyj kufirin deri në Nish?!Kurse në fakt,pa KFOR-in nuk guxon të ngjitet në Mitrovicën Veriore.

Gafat e tij nuk mund të përkthehen nga fjalori i politikanit,ndërsa i çobanit po!

Si Hysa,si Hasa,si vegshi,si rrasa!

As presidenti (ilegal) Hashim Thaçi nuk shkon më tutje.Është lakmiçar,naiv e politikisht i cekët.

Po,çka e shtyri,të hajë këmbë e dorë:-Që po se formova Ushtrinë,jap dorëheçje!

As u formua Ushtria dhe as që u dha dorëheçje!Punë gameni e rrenacaku,që edhe na fiku,edhe na koriti me këta të jashtëmit.

Po,Adem Graboci me djemt gangstera që atakuan policinë,a nuk po i rrok ligji,apo janë xhixha-buba?!

Edhe shoku i tij,Xhavit Haliti me gjithë ato përfolje për kriminalitet dhe nuk u nënshtrohet sankcioneve.

Qysh po shkon puna rrotë mbi shtupc,kësaj i thonë çobançe:-Tërrta-mërrta,kurrë ni sen!

Me varfëri,gangsterë e kriminelë nuk dallojmë nga Shqipëria dhe na bashkon paaftësia për të mbajtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat