Historia jonë është shkruar me Gjakun e Penën e Dëshmorëve tanë të Luftës e të Paqes, nuk mund të ndryshohet nga kërkesat e shqipfolësve!

Opinione

Historia jonë është shkruar me Gjakun e Penën e Dëshmorëve tanë të Luftës e të Paqes, nuk mund të ndryshohet nga kërkesat e shqipfolësve!

Nga: Skender Jashari Më: 28 tetor 2017 Në ora: 13:26
Skender Jashari

Këto vitet  e fundit, kemi pa që nga disa subjekte kryesisht të dyshimta, që është kërku ndryshimi i Historisë Kombëtare Shqiptare. Tendenca e  tillë, është në rritje dhe si e  tillë përkrahet vazhdimisht nga element të dyshimtë. Ndryshimin dhe përmisimin e gabimeve të Historisë tonë, apo edhe të historive të vendeve tjera, janë kompetent ta  bëjnë  Historianët. Kërkesën për ndryshime të tilla nuk është kompetencë, as nuk është e drejtë të kërkohet nga qarqet politike, fetare dhe të vetëquajtura humanitare! Mirëpo kjo është e qëllimshme, kështu synohet të  shtohet  presioni, të krijohet  opinion publik siç tashmë mund ta shohim në një kategori  të  shoqërisë tonë (tek  besimtarët   analfabet  të cilëve iu është shpërlarë truri nga hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, Turqia, Arabia etj), e që pastaj ta bëjnë realitet ndryshimin e Historisë së Vërtetë Shqiptare.

Kush kërkon ndryshimin e Historisë Kombëtare Shqiptare!?

Elementët shërbëtorë të qarqeve antishqipëtare, si: Ministria e Arsimit e  Turqisë! Hoxhallarët  vehabist! Fondi për të  Drejtën  Humanitare në Kosovë.

Subjektet  të  cilat  kërkojnë  ndryshimin  e  Historisë  Kombëtare Shqiptare, dirigjohen kryesisht nga Turqia dhe  Serbia! Shtete  këto  të  cilat njihen  si  më  mizoret, më  gjenocidalet karshi  Vendit dhe  Kombit  tonë! Historia  kombëtare  e Serbisë dhe  ajo e  Turqisë, kanë  probleme  shumë   më  serioze,  deri  edhe  shovenizëm kundër  neve  Shqipëtarëve! Këto  vende janë  përgjegjëse  për  gjenocid, krime kundër  njerëzimit, krime  lufte etj, kundër    neve Shqipëtarëve, në   etapa-periudha të ndryshme  të  historisë!

Ministria e  Arsimit të  Turqisë, e cila  drejtoi  kërkesën  që në   gusht 2011, për  ndryshimin  e  cilësimit  të  Perandorisë  Osmane  përballë  Shqipëtarëve, që mos të  cilësohet  si pushtim Osman dhe   kjo Perandori të cilësohet  si Çlirimtare etj, etj  gjepura! Të gjitha  këto kur  shikohen  janë  plotësisht  në përputhje  me historiografinë  sllave, e  cila  thekson që  Perandoria Osmane pushtoi  sllavët por jo Shqiptarët (derisa në të vërtetë është e kundërta, sepse që në Betejën e Maricës 1371, disa princër Serbë, u bënë  vasal të  Sulltanit, madje morën pjesë me Osmanët në luftra kundër Arianitëve! Dhe të tillë  qëndëruarn deri në shtytjet  e Rusisë për Luftë kundër osmane! Ndërsa  Shqipëtarët në vazhdimësi ishim në luftë kundër pushtimit Osman-përjashto shqipfolës të caktuar që u nënshtruan).

Aktivitete  tejet  të  ngjeshura  politiko-propaganduese  kanë  bërë  sidomos   qarqet  fetare  islamike( dallo  islamin tradicional),  të  kryesuara  nga   hoxhallarë  vehabist! Kemi deklaratën  e famshme  të  një  hoxhe  nga Prizreni, në shtator 2014, që  thekson :” Osmanët u kanë dhënë shqiptarëve me hektarë tokë dhe i kanë sjellë të jetojnë në Kosovë… Osmanët i bënë shqiptarët sundimtarë të Ballkanit… Gjatë kohës së Rankoviqit shqiptarët “vetë kanë shku” në Turqi… Statistikat e vitit 1455 tregojnë se këtu, në Kosovë, vetëm 1 për qind e banorëve kanë qenë shqiptarë… Më 1389, kur erdhi osmanliu, ai këtu luftoi kundër hungarezëve dhe Car Llazarit. Osmanliu ia mori serbit Kosovën dhe ua la në dorë shqiptarëve... ”Nuk mund të  gjendet  qoftë  edhe  një   hoxhë( i “sektit” vehabi), i cili afërsisht nuk  ka një  qëndrim të këtillë. Madje  kemi  shumë  më shumë të cilët  i kanë fy figurat më të mëdha të Kombit  tonë, si Gjergj Kastriotin, Shenjtën  Nënë  Terezën,  Pjetër Bogdanin,  Josif Bagerin etj etj,  e të  cilët  në të  njejtën  kohë,  kanë  lëvduar,  madhëruar  historinë  e   Perandorisë Osmane!

Dhe  së  fundmi( më 27.10.2017), doli në  shesh edhe  një organizatë  e  vetëquajtur  “Fondi për të Drejtën  Humanitare në Kosovë”, filialë  e  asaj  të Serbisë, e  udhëhequr dhe e  dirigjuar  për   qëllime të  Serbisë. Me këtë organizatë  tashmë,  kam përvojë nga e cila kam bindje të plotë, qe tërësisht  është dorë e fshehtë e Serbisë, për të  minimizu përgjegjësinë  dhe  fajësinë  e   Serbisë për krimet e luftës  përballë Shqipëtarëve! Thirrjet gjoja për drejtësi, ndjekje kriminelësh të caktuar të Luftës edhe në Serbi, derisa  në  Republikë të  Kosovës, sulmon  vetëm Shqipëtarët  si gjoja  kryes  të krimeve të Luftës- tregon  qartazi  qëllimet  politike të Serbisë përmes  kësaj  organizate! Ky  fond,  nuk  është kompetentë  që të  bëjë  kërkesa të tilla, as në  aspektin profesional( sepse  nuk ka asnjë  historian brenda saj), as në aspektin  politik ( historia nuk duhet të  ndikohet  dhe dirigjohet nga politika!). Ky  “fond”, kërkon   ndryshimin e  cilësimit  të  pushtimit   të  Serbisë,  siç Turqia  kërkon  ndryshimin e  cilësimit të pushtimit  Osman!  Fondi thotë:” Të ndryshohen tekstet shkollore, sidomos ato të historisë, që kanë të bëjnë më periudhën e viteve 90, respektivisht në periudhën para luftës, gjatë dhe pas luftës. Sepse gjetjet tona ishin, se kjo pjesë e historisë përmban disa të dhëna, që janë të pasakta dhe ne kemi shpresuar, që ato mund të ndërrohet, që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, së paku të informohen në mënyrë të duhur mbi dëmet e luftës, respektivisht mbi humbjet në njerëz gjatë luftës…”

Shkenca, Arti, Kultura, Drejtësia etj, në botën  e  përparuar, nuk  lejojnë, nuk pranojnë dhe nuk aplikojnë  ndërhyrje të dhunshme, ndërhyrje  politike-ideologjike-fetare, shit-blerje  etj. Ato janë të pavarura dhe si të tilla mund të zhvillohen, përndryshe nuk mund të quhen të tilla (Shkencë, Art, Kultur, Drejtësi etj)! Asnjë nga vendet Europiane, nuk  kërkoi  një  gjë të tillë nga ne! Madje  edhe  ndaj  vendeve  me  probleme  serioze sidomos  sa i përket  të  kaluarës( historisë) dhe drejtësisë,  vendet  e Bashkimit  Europian dhe Institucionet  e BE-së, i kërkojnë depolitizim dhe sundim të ligjit!

 Institucionet  e Republikës së  Kosovës dhe  të Republikës së Shqipërisë, kategorikisht dhe hapur do  duhej  të  reagonin ndaj tendencave   të tilla. Kërkesat, kërcënimet, shantazhet dhe ofertat e till  duhej refuzu madje dhe duhet t’i tërhiqet vërejtje serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat