A vlen edhe për Kosovën ajo se çfarë tha Ambasadori amerikan për politikanët e Tiranës?

Opinione

A vlen edhe për Kosovën ajo se çfarë tha Ambasadori amerikan për politikanët e Tiranës?

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 28 tetor 2017 Në ora: 16:46
Skënder S.Kapiti

Mos vlen si reale dhe e vërtetë edhe për Kosovën deklarimi i Ambasadorit amerikan Donald Lu në Tiranë kur ai deklaroi për politikanët në Shqipëri se:

“Në këto 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e majta dhe nga e djathta, të cilët kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.

Mendoj se kjo vlen  si e vertetë edhe per politikanët e Kosovës të këtyre 18 viteve.

Kjo është e vërtertë sepse prandaj paska qenë kaq shumë e vështirë në Shqipëri  miratimi nga politikanët e “krimeve të tmerrshme” të ligjit të VETTING-ut. Dhe po prandaj edhe politikës në Kosovë pse edhe ajo është si kjo në Tiranë nuk merr persiper nismën pë miratimin e një ligji të tillë.

Kuvendi i Kosovës duhet urgjentisht te marrë nismën për miratimin e një Ligji VETTING si ky në Shqipëri,pasi Reforma në Drejtësi në Kosovë është jetikë për shtetin dhe shoqërinë në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë menjëherë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Nëse Kuvendi i Kosovës e shmang një nismë të tillë atëhere kjo do të thotë se politika në Kosovë është mbërthyer nga krimi dhe korrupsioni, do të thotë se deputetët e saj kanë rekorde kriminale dhe për këtë arsye nuk e duan VETTING-un, ashtu sikurse bëri edhe politika e Tiranës  gjithcka çfarë mundi për ta penguar dhe bllokuar  miratimin e VETTING-un, ashtu sikurse përpëlitet edhe tani pas miratimit të saj për ta dështuar zbatueshmërinë e tij.

Nëse do të ishte bërë në kohë VETTING-u në Kosovë apo ndonjë ligj LUSTRACIONI nuk do të kishin kandiduar dhe  rikandiduar shumë individë me rekorde kriminale për  deputetë, për kryetar dhe për këshilltarë komunalë në Kosovë,nuk do ishim sot shumë  gjyqtarë e prokurorë në sistemin e Drejtësisë kosovare , dhe njëkohësishti me VETTING-un politika e Kosovës do të ishte dekriminalizuar dhe e pastruar  edhe nga individë me të kaluar politike të inkriminuar komuniste dhe UDB-ashiste.

Kosova duhet të vetëveprojë dhe nuk duhet të presë një imponim determinant nga SHBA dhe nga BE për ta miratuar Ligjin e VETTING-ut. Të paktën të bëjnë diçka vetë politika shqiptare në Kosovë në dobi të konsolidimit të shtetit, të pavarësisë, të ndërtimit të shtetit ligjor për t'i hapur rrugën edhe integrimit për në BE. Ta tregojnë veten deputetët ne Kosovë se kanë ndopak moral e përgjegjshmëri për interesin publik dhe kombëtar duke  bërë e miratuar një ligj VETTING.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat