Absurdi i Presidentit Hashim Thaçi

Opinione

Absurdi i Presidentit Hashim Thaçi

Nga: Ismet Rashiti Më: 29 tetor 2017 Në ora: 17:24
Ismet Rashiti

Ose :Të paisen me pasaporta të Repiublikës së Kosovës të gjithë të burgosurit politikë, luftetarët e lirisë dhe familjet e dëshmorëve në Kosovën Lindore, Maqedonisë, Mal të Zi dhe Shqipërisë  në shenjë mirënjohje për formimin e Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë të bëhet edhe për miqtë e shumtë zvicranë, gjerman, amerikan, kroat e tjrë. Kjo duhet të bëhet urgjentisht dhe në mënyrë solemne t’u dërzohen në ditën e Pavarësisë së Kosovës !

Ditë më parë Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi gjatë një takimi me Presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta, i kërkoi këti të fundit dhënien e pasaportave shqiptare për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mirë, apo keq është temë që kërkon trajtim të veqant nga ekspertët e kësaj fushe. Por, absurdi më i madh është se Thaçi, nuk ka arritur, as nuk i ka shkuar mendja, e ndoshta as që ka dashur t'i paisë me pasaporta të Republikës së Kosovës, në shenjë mirënjohje s'paku veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare shqiptare që jetojnë në Kosovën Lindore, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri e tj. Krejt këta mund të dalin 100 deri 150 veprimtarë e ushtarë të UÇK-së të cilët tërë jetën kanë punuar, janë burgosur e kanë luftuar barabar me vëllezrit dhe motrat e tyre në Kosovë.

Ka raste konkrete, siç është veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Saqip Zymberi nga fshati Breznicë i Bujanocit, i cili në mungesë të nënshtetësisë nuk ka arritur t'i marrë as paret e burgut siç i kanë marrë ligjërisht bashkëveprimtarët e tij, shokët e celulës, menjëherë këndej kufirit, të dënuar me të njetën aktakuzë për Republikën e Kosovës!

Si Saqip Zymberi ka edhe shumë të tjerë! Më thoni ju lutem, a ka absurd më të madh se ky?!

Po. Absurdi tjetër edhe më i madh është se këta veprimtarë e çlirimtarë nga viset shqiptare në ish Jugosllavi, për marrjen e shtetësisë së Kosovës, trajtohen sipas të njejtave procedura sikurse azilkërkuesit kinezë, turqë, kurdë, tajlandez apo afganë.  Pra janë futur në të njejtën kategori. A ka turp më të madh? Po, turpi edhe më i madh është, kur veprimtari dhe ish i burgosuri politik shqiptar për Republikën e Kosovës, Saqip Zymberi, paraqitet në sportel dhe aty personi zyrtar e pyet nëse din të flas shqip?!

Teksa qëndroja mbra Saqipit dhe dëgjoja nga afër këtë pyetje mu duk se më ra mbi kokë tërë Prishtina. Kjo ishte më e rënd se torturat e mëdha të UDB-es që ka përjetuar, ish i burgosuri politik, Saqip Zymberi dhe pesë vitet e rënda të burgut që ka mbajtur për formimin e shtetit të Kosovës! Ky vërtetë është kulmi i turpit, por jo edhe turpi i fundit. Ka edhe absurde e turpe tjera burokratike që shkelin për toke dinjitetin e të burgosurve politik, luftetarëve të lirisë, apo familjeve të dëshmorëve. E dhimbëshme dhe mbase papesueshme, por ja që ky është realiteti me të cilin ballafaqohen atdhetarët e vërtetë!

Është koha që z. Hashim Thaçi të mos tallet me punën e pasaportave për hesape të politikës ditore, por ta bëjë atë që mundet dhe që e ka obligim moral ndaj atyre që kanë kaluar rininë, kanë lënë shëndetin dhe jetën në burgjet e tmerrëshme ish jugosllave për formimin e Republikës së Kosovës.

Presidenti Hashim Thaçi, duhet që sa më parë t'i mbledhë të gjithë emrat e veprimtarëve shqiptarë kudo që jetojnë në trojet shqiptare dhe shtetasëve të huaj si zvicran, gjerman, amerikan e tjerë dhe në shenjë mirënjohje ti paisë me nënshtetësi dhe pasaporta të Republikës së Kosovës. Këtë e ka obligim dhe detyrë kombëtare e shtetërore që duhet t'a kryej sa më parë në mënyrë të organizuar dhe solemne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat