Zgjedhjet, tendencë për zhvillim apo për fundosje

Opinione

Zgjedhjet, tendencë për zhvillim apo për fundosje

Nga: Granit Hyseni Më: 30 tetor 2017 Në ora: 07:23
Granit Hyseni

Kosova, brenda një periudhe pesë mujore organizoi dy palë zgjedhje elektorale me karakter qëndror dhe atë lokal ku pos të tjerash u plasuan zhvillime, inate dhe aderimet nga më të ndryshmet që nga analistët politiko-ekonomik e gjer te sportistët e artistët. U premtuan si çdo herë premtime nga më të ndryshmet të cilat të ngjasojnë se jemi në një vijë zhvillimi me Holandën apo Belgjikën besa ndonjëherë të shkonte mendja se mos i përkasim shtetit të Australisë apo Japonisë.

11 Qershori ishte data ku u mbajtën zgjedhjet qëndrore te cilësuara si të parakohëshme (pas rrëzimit të qeverisë LDK-PDK), ku pas çertifikimit tejet të ngadalshëm të rezultateteve doli si parti e parë, koalicioni PAN i pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i rangur si forcë e tretë me koalicionin tjetër LAA. Befasi në këto zgjedhje ishte se vullneti i popullit me një pjesëmarrje prej afro 30% votuese dëshironin të demonstronin një shpresë për ndryshim dhe një shancë tjetër për një parti apo lëvizje që se kishte shijuar pushtetin asnjëherë më parë. Por ky koncept ndryshoi me disa lojëra dhe tendenca politike ku meqë rast koalicioni fitues PAN arriti që me AKR-në e shkëputur nga LAA dhe me Listën Serbe të formojnë qeverinë me 60 vota, ku po deshi një deputet të largohej kjo qeveri s’do të kishe shanse të vazhdohej tutje. Sido që të jetë u bë përhajri i kësaj qeverie dhe tash e tutje Kosova formoi ekipën e saj qeverisëse me në krye Ramush Haradinaj. Por, këtu nuk dalet me kaq.

Gjatë kohës së grumbullimit të numrave dhe lëvizjeve e pazareve politike sa andej-këndej përflitej se do të ndodhte një bashkim i mundshëm opozitar me tendencë të krijimit të qeverisë mes VV dhe LDK por ja që nuk ndodhi besa edhe populli çuditej me deklaratat e të dy fronteve të cilat sa fillonin të afroheshin njëra me tjetrën u largonin papritmas si njeriu që ik me vrap nga hapsira që mbulohet nga flakët. Dilnin prognozat nga më të ndryshmet që nga anëtarët e dy fronteve dhe analistave kompetentë e deri tek qytetarët e rëndomtë të cilët të fundit paksa e kuptuan se problemi është tek qështja e Kryeqytetit. Ku me këtë mendim pajtohem edhe unë si të tjerët.

Një muaj e gjysmë pas emërimit të ministrave dhe fillimit të punës zyrtare të institucioneve shtetërore i erdhi koha fushatës zgjedhore që tashmë kishte karakter krejt tjetër, atë lokal. Edhe këtu kandidatët besa edhe kryetarët e partive nuk hezitonin të bënin premtime marramendëse dhe analiza nga më të ndryshmet saqë edhe krerët e Londrës e Parisit do t’ua kishin zili këtyre zhvillimeve në fushatë se sa me inovacion e me kreativitet politikanët dinë ti zgjedhin problemet dhe ta stër zhvillojnë Kosovën me vetëm 4 vite qeverisje.

Çertifikimi i rezultateve për çudi në zgjedhjet e Tetorit u shpallën shpejt dhe nxorrën fituese si në aspekt të numrit të votuesve poashtu edhe në atë të fitimit të komunave (me apo pa balotazh) LDK-në, të pasuar nga PDK me një diferencë tejet të vogël nga VV e të tjerë. Duket se këtu vullneti i qytetarëve morri kahje krejt tjetër në krahasim me ato qëndroret, pasiqë VV e ranguar si e para parti e vetme në 11 qershor, në këto zgjedhje arriti ti hyjë garës për balotazh vetëm në 7 komuna meqë rast i ra si një boomerang prapa, ani pse kishte rritje enorme krahasuar me zgjedhjet 2013. Por si duket kandidatët nuk jau mbushën syrin qytetarëve si këtyre të 7-ëve që në popull vlerësohen si persona “karizmatik”.  LDK-së ju dha një sinjal që ka ende votues të shumtë dhe përmban ndër vete ende kandidatë potencialisht të fuqishëm si Gazmend Muhaxhiri që dinë të mirë menaxhojnë por dhe të tjerët që kanë vullnet të gjallërojnë frymën rugoviane, por edhe këtu ka pakëz pengesa pasiqë LDK nuk arriti të futej fare në balotazh në komunat rajonale si Prizreni,Mitrovica dhe Gjakova poashtu nuk arriti ti fitojë me të parën edhe disa komuna që i kishte si bastion p.sh Podujevën,Kamenicën etj. Ndërsa medalja kryesore si humbëse e këtyre zgjedhjeve i përket PDK-së ku lëre më që nuk arriti të ketë pretendime në qendrat e mëdhaja por ju luhaten bastionet me masë të madhe ku nuk arriti që në asnjë komunë rajonale të dalë fitimtare pa balotazh, megjithëse është pretendente për Ferizajin, Prizrenin dhe Mitrovicën prapë nuk arriti as përgjysmë të dalë në krye si në 2013-ën. Diskutimet kuptohet që nuk ndalen me kaq por ka edhe shumë e shumë koncepte tjera që besoj tashmë i keni studiuar edhe mësuar vet si qytetarë.

Sa i përket totalit të 38 komunave, 19 sosh do ti nënshtrohen raundit të balotazhit, ku edhe këtu me njëfarë forme lakohet koncepti i famshëm i numrave dhe i pazarave politike si gjithmonë më parë. Në këto balotazhe LDK mendon ta rikthejë Prishtinën si dhe të qëndrojë e para ende konform zgjedhjeve të dy javëve më parë në bazë të numrit të votuesve, VV mendon të dalë fituese në 7 komunat që pretendon veqanërisht në Prishtinë e Prizren në mënyrë që të identifikohen si forcë e cila po i udhëheq dy komunat më të mëdhaja në Kosovë, ndërsa PDK shpreson nën ethe që ta rikthejë Mitrovicën, Ferizajin e Prizrenin në mënyrë që të arrijë “balancimin” dhe të mos bëhet horë më tutje siq shprehet në popull.

Zgjedhjet si proces demokratik janë tejet domethënëse dhe kredibile për zhvillimin dhe ndryshimin e vendit, ato janë shpresë për të mirë dhe ndëshkim për të keq, por në disa raste ky proces di të jetë tejet jo-stabilizues dhe të dëmtojë rëndë ekonominë jo të varfëruar por lirisht mund të themi të dërmuar të Kosovës. Para pak ditëve doli një raport zyrtar që Kosovës sonë i kanë kushtuar hiq më pak se 10 milionë euro organizimi i këtyre zgjedhjeve lokale dhe qëndrore. Mund ti cilësojmë ndoshta si krizë ekonomike këto orgnaizime zgjedhore pasiqë mund të infiltrojë ndër vete inate besa edhe keqpërdorime nga më të ndryshmet të cilat mund të na shpiejnë si shteti Grek të cilin si faktor të falimentimit e cilësuan organizimet e zgjedhjeve të shumta apo edhe ato afrikane si Sudani Jugor e Bregu i Fildishtë që ndër vete kanë çuar vendin edhe në luftëra civile dhe destabilizim enorm të zhvillimit të shtetit ndër vite. Shpresoj që këto elemente dashakeqëse jo vetëm Kosovën por as edhe një shtet kudo në botë të mos e përfshiejë pasiqë do të humbej nocioni i vlerës, humanitetit dhe lirisë.

Neve si qytetarë pa dallim, na mbetet që të dalim në zgjedhje dhe të shprehim vullnetin dhe dëshirën tonë për ndryshim ani pse jemi të dërmuar shpirtërisht me keq-qeverisje nga më të ndryshmet të paktën të mendojmë se po e zgjedhim një të “keqe që ndoshta ka më pak dëm”, dhe të punojmë e të zhvillohemi bashkarisht në formësimin e denjë të institucioneve dhe ne forcimin e vazhdueshëm të shtetit tonë sovran, Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat