Nata e shtrigave (Halloween) dhe festa e të gjithë shenjtërve

Opinione

Nata e shtrigave (Halloween) dhe festa e të gjithë shenjtërve

Nga: Dedë Palokaj Më: 30 tetor 2017 Në ora: 07:56
Dedë Palokaj

Shqiptarët ndër popujt më të lashtë të Europës, kanë trashëguar doke dhe tradita të shumta, por Nata e Shtrigave ose Halloween-i, që kremtohet në mbarë botën me 31 Tetor, tashmë edhe ndër ne në Kosovë, nuk është e traditës sonë. Madje kjo festë ishte fare e panjohur nga shumica e shqiptarëve deri në vitet e ’90-ta e cila tani është përhapur kudo dhe në një mënyrë mbreslënëse.

Halloween-i është festë e pazakontë dhe më e çuditshme vitit. Nuk është për tu çuditur nënse me rastin e kësaj feste të takosh në rrugë njerëz të maskuar me moralin më të diskutueshëm në botë ose me shëndet mendor krejt të paqëndrueshëm. Mund të jenë këta protagonistët e një feste të paharrueshme, ku të ftuarit duhet respektuar rregullin imitues si psh: njerëz anormalë, kriminelë, vrasës dhe tipe njerëzish pak të rekomandueshëm etj. Mund të gjeni si për shembull një shkencëtar apo politikan të çartur nga mendja; një të çmendur të lidhur me litarë; një maniak mazokist; një kriminel të rrezikshëm; një vrasës; një paranormal etj.

Duhet theksuar se kjo festë në shikim të parë i përngjanë një karnevali argëtues, por me një veçori tjetër dhe nuk ka të bëj asgjë me krishterimin. Disa media Halloveen-in e trajtuan si një festë e krishterë e shenjtërimit, festë e kristianizur etj. por kjo fare nuk është e vërtetë dhe nuk ka asnjë lidhje me fenë e krishterë. Çuditërisht në opininon publik është folur e shkruar shumë herë, deri në detalje për Halloweenin-in pagan, më shumë se për festën e të Gjithë Shenjtërve e cila kremtohet me 1 Nëtor, njëra ndër festat më të rëndësishme të vitit.

Origjina dhe legjenda Halloween

Ç’farë është Halloween-i ose Nata e Shtrigave, festa që ka merrë përmasa të gjëra  edhe në troje shqiptare? Halloween-i është festë e religjioneve të lashta politeiste pagane që u përcoll nëpër shekuj me zakone e tradita të shumta e cila ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Është festë e përgjakshme dhe e frikshme, festë e shëmtisë dhe vdekjes e cila na kujton të kaluarën historike kur shumë popuj të lashtë sakrifikonin fëmijet e vegjël për nderë të hyjnive pagan. Halloween-i është njëra ndër festat e shumta okulte të keltëve të lashtë që daton nga shek. 5 para Krishtit prej të cilëve këtë festë e moren romakët dhe shumë popuj tjerë duke vazhduar ndër shekuj në trajta dhe forma të ndryshme të shumë popuj deri me sot e kësaj dite. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Helloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë tek ritualet e lashta religjioze të fiseve kelte të njohur si Samhain. Kulti i Samhain paraqet zotin e errsirës apo të vdekjes. Kuptimi i Natës së Shtrigave ose Helloween-it është me prapavijë të zymtë: “Festa e Ferrit”,  “Mirësevini në ferr!” etj. Andaj para se të festojmë duhet të dimë se çka po festojmë. Legjenda kelte thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë 12 muajve të vitit të shkuar mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Sipas kësaj legjende kufiri në mes kësaj bote dhe botës pas vdekjes pikërishtë në natën e Samhain-it është më i holli dhe mu për këtë shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur do të ecin në mesin e të gjallëve.

Maskimi i frikshëm i fytyrës, trupit dhe objekteve gjatë kësaj nate është i lidhur ngusht me zakonet, mitet dhe legjendat e fisve kelte, që mbuloheshin me lëkura kafshësh për të trembur shpirtërat e të vdekurve. Është e qartë se Halloween-i është shtrati paganizmit, është viti ri i magjistarëve, astrologëve etj., është festa që shfrytëzohet për të bërë shërbesa të zeza, nëse është e mundur edhe sakrifica njerëzore siç ka ndodhur në të kaluarën nëpër shumë vende të botës. Kjo tregon shpirtin e njeriut pagan të kohës sonë, rikthimin e paganizmit, bestytnive dhe mitologjisë pagane nëpër shtëpitë dhe qytetet tona - një nostalgji bashkëkohore për kulturën pagane.

Festa e Halloween-it shihet me sy të mirë nga të gjithë ata që veprojnë në fushën e magjisë, astrologjisë, ezoterizmit, okultizmit, shamanizmit dhe satanizmit. Nata e shtrigave sjell dekor dhe atmosferë të errësirës pagane me përmbajtje të thekësuar horrori që nuk ka të bëjë asgjë me kulturën dhe traditën tonë shqiptare. Përkundrazi, festa është tërësisht antikrishtere, antihumane dhe poshtëruese e shënuar me plot simbolika errësire, masonike, shamanike dhe satanike dhe mund të konsiderojmë si festën më të shëmtuar dhe më të frikshme të vitit. Në prapaskenën e kësaj feste fshihen gjurmët e errëta të projektit sataniko - masonik me qëllime të caktuara për ta vënë nën hije shenjtërinë e jetës; për ta anuluar festën e të Gjithë Shenjtërve që të krishterët qysh heret e kremtonin si festë të Kishës e cila i nderon martirët, shenjëtrit dhe shenjëtreshat si dëshmitarë të guximshëm të fesë, humanizmit, dashurisë dhe të pavdekësisë si flijimtarë të dashurisë ndaj Jezu Krishtit - Martirit të Parë.

Popujt dhe fiset e ndryshme kelte të cilët adhuronin vdekjen (zotat e botës nëntokësore, të krimit dhe të vdekjes siç janë: Tanatosi, Hadi, Serapisi, Ozirisi, Samhain etj.) jo vetëm se janë antikrishtere, antihumane, antinjerëzore, por janë edhe djallëzore. Kush janë adhuruesit e shkatërrimit dhe të vdekjes? Kush janë ata që edhe sot në mënyrë të habitshme kanë dëshirë të vdesin për Zotin e jo të jetojnë për Të? Të mashtruarit dhe të devijuarit fetarisht që adhurojnë vdekjen kinëse po luftojkan për Zotin, janë të rreshtuarit në shërbim të djallit që bën luftë kundër Zotit dhe njeriut. Djalli, mashtrues i regjur i përgjigjet vetëm vdekjes sepse ai është kundërshtarë i rreptë i jetës, të mirës, harmonisë dhe dashurisë (krah. 1 E Pjet. 5, 8; Zbl. 12, 10). Bota okulte e definon Halloween-in si “Festa më e madhe e Satanit”.

Të veshurit me kostume dhe maska të frikëshme, me figura të çuditshme vampirësh, fantazma djajësh, kur kreativiteti merr krah për të “shpikur” mënyra dhe maskime më destruktive nga më të çuditshmet, pastaj filmat horror, përzierja me mbrapështira dhe djallëzira të ndryshe etj., jo vetëm që të ftojnë të mendosh dhe të “gatuhesh” keq, por ato mund të shkaktojnë edhe strese te të rinjët, ose edhe më keq, të bëhen të pandjeshëm për të dalluar të mirën nga e keqja. Vallë si mund të shikosh dhe të kënaqesh në një film sadist për dy orë rreshtë e të presësh të dalësh prej tij pa u ndikuar nga sadizmi mizorë, domethënë pa ndonjë efekt negativ në të menduarit dhe të jetuarit tënd? Duhet të jemi vigjilentë në mbrojtjen e vetes tonë, të fëmijëve tanë dhe gjithë shoqërisë nga të gjitha ndikimet negative dhe të dëmshme të kohës. Edhe më keq ndikojnë veshjet e rrobave me forma e figura djajësh, të cilat sikur ishin e janë një sinjal i paraqitjes “spektakulare” në skenë të sektit më famëkeq në botë – Kultit të Satanizmit (Kaosi Zi) - rruga më e shkurtër deri të ferri. Lidhur me këtë Gjykata Supreme e  Vashingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jep urdhër që në shkollat fillore, të mesme dhe në fakultete të futet lënda, të hapën klubet për adhurimin e Satanit për të gjithë adhuruesit e tij të cilët paraprakisht kishin fituar gjygjin me arsytimin se satanizmi është i vlefshëm si çdo religjion tjetër në botë. Kështu nëntoka - forcat errëta - bijtë territ delin në sipërfaqe derisa bijtë e Dritës i zë gjumi! Populli thotë: Uji fle, hasmi s’fle. “Drita erdhi në botë, por njerëzit më tepër deshën terrin se dritën sepse veprat i kishin të këqija” (Gj 3, 19). Veçoria tjetër e Natës së Shtrigave - Halloween-it në kohën e sotme është komercializimi i produkteve tregëtare për shitjen e mallërave të ndryshme, festë më shumë për tu dëfryer se sa për ndonjë motiv tjetër fetar.

Një nëntori festa e të gjithë shenjtërve - thirrje për shenjtërim

Jezu Krishti e themeloi Kishën - një Kishë të vetme: të shenjtë, katolike, dhe apostolike. “Ku është Krishti, aty është Kisha katolike” (Shën Injaci, ipeshkv i Antiokisë, shek. I - II). Arsyet, që kanë sjellë ndarje në Kishë, bazohen mbi keqëkuptimet dhe interpretimet e ndryshme të fesë e të bindjeve teologjike. Nderimi i shenjtërve dhe shenjtëreshave, në Kishën Katolike ka filluar qysh në kohën e apostojve, duke parë në ta pasqyrimin e jetës së virtytshme, shembullin e tyre të shkëlqyer, besnikërinë, pastërtinë shpirtërore, frymëzimin dhe dashurinë për Zotin dhe njeriun.

Kush janë shenjtërit dhe shenjtëreshat? Të shenjtë quhën të gjithë ata që janë përgjigjur thirrjes: “Eja pas meje!” (Gj 1, 43) duke ia ka kushtuar jetën Zotit dhe njeriut: “Sikurse është i Shenjtë Ai që ju ka thirrur, ashtu edhe ju jini të shenjtë në tërë jetën e juaj” (1Pj. 1, 15). Shenjtëria është veçori e njerëzve të Zotit, pa dallim moshe, vendi, shtrese shoqërore, gjinie etj., është ftesë për çdo kohë, moshë, vend dhe rreth. Shenjtërit dhe shenjtëreshat, janë ata që kanë zbatuar porosinë e Zotit i cili thotë: “Jeni të përkryer siç është i përkryer edhe Ati i juaj që është në qiell” (Mt 5, 48).

Kur flasim për shenjëtrit, nuk duhet ti mendojmë si heronjë, sepse ata janë njerëz si gjithë të tjerët. Shenjtërit janë ata që kanë marrë seriozisht udhën e Zotit, që kanë jetuar thellësisht thirrjen e Tij, e duke vepruar kështu, u bënë vërtetë të shenjtë. Duhet thënë se shenjtërit janë njerëz të zakonshëm, madje edhe me gabime e me të meta sikur secili prej nesh. Këto gabime e të meta arritën t’i përmirësojnë dhe të ndriçohen nga drita e Zotit duke dëshmuar ditë për ditë besnikërinë, kapërcyen kufijtë e zakonshëm duke u bër të jashtëzakonshëm. Mund të themi se i shenjtë është njeriu i mirë dhe i thjeshtë, njeriu që jeton në Zotin. Njeriu i shenjtë është normal. Njeriu normal nuk shkakton dhunë as luftëra, nuk urren askë, kërkon falje dhe fal padrejtësinë, qëndron ndër të fundit, nuk është mendjemadh as kapricioz, nuk kërkon lavdinë e vet, i don njerëzit, duket se s’ka asgjë, por i ka të gjitha. Kush është normal në kohën e sotme? Ku janë shenjtërit e shenjtëreshat e kohës së re? Nëse si ke takuar asnjë, kërkoje shenjtërinë brenda vetes.

Mozaiku i shenjtërisë është i madh dhe i mrekullueshëm në Kishën Katolike, është si portreti i një figure shumëngjyrëshe me copëza të bukura gurësh që përbëjnë një tërësi. Për gjatë 2000 vjet krishtërmi të pandërprerë, mozaiku i shenjtërisë ka: Papë, arqipeshkvijë, ipeshkvijë, meshtarë, rregulltarë, rregulltare, fëmijë, të rinjë, shekullarë, prindër të moshuar, të varfër, etj.

Udha e shenjtërisë edhe pse është e hapur për të gjithë nuk është e lehtë. Emërues i përbashkët i udhëtimit është Zoti i cili është dashuri. Mu për këtë dashuria është e vetmja udhë e shenjtërisë. Nuk ka shenjtëri pa dashuri. Pa shkëlqimin e dashurisë, pa shenjtër e shenjtëresha, jeta është e pa vlerë. Shenjëtaria, është shenjë e gjallë dhe bindëse e pranisë së Zoti në botë, e veprës së Tij në çdo kohë, në çdo vend, në çdo popull, fuqia e cila ndërron, lartëson dhe begaton jetën e njeriut.

Religjioni që nuk i dhuron botës shenjtër dhe shenjtëresha, s’ka tjetër të jep pos diktatit e dhunës. Ndodh që kikush të mos e doj të drejtën, të mirën, lirinë, dashurinë dhe shenjtërinë duke harruar apo e mënjanuar nga zemra dhe nga ambjeti familjarë Zotin, Burimin e jetës dhe të shenjtërisë, por thirrja për shenjtëri, i përket çdo besimtari dhe çdo njeriu. Mirëpo, kjo varet nga liria personale, nga përcaktimi dhe bashkëpunimi i njeriut me hiret dhe dhuratat e Zotit.

Shenjtëria, nuk është e kufizuar në numër dhe individ. Kisha i ka shpallur shenjtër të gjithë ata të cilët, me jetën e tyre janë dalluar në virtyte të krishtera dhe që kanë dëshmuar praninë dhe dashurinë e Zotit në botë, e si të tillë, pas hulumtimeve dhe procedurave kishtare dhe mrekullive, janë shpallur edhe zyrtarisht shenjtër dhe shenjtëresha, shembull dhe model shenjtërie në botë siç janë: Shën Pjetri, Shën Pali, Shën Asti, ipeshkv i Durrsiti (shek. II), Shën Irineu ipeshkv (shek. II), shenjtërit e Ulpianës Shën Flori dhe Lauri (shek. II), Shën Niketa i Dardanisë (shek. IV - V), Shën Jeronimi (Shek. IV - V) e miliona të tjerë deri të bija e madhe e popullit tonë shqiptar, Shën Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu. Gjithësi, shenjtërit janë të gjithë ata njerëz të kushtuar Zotit dhe të afërmit te tyre. Sigurisht se ekzistojnë shumë më tepër njerëz të mirë dhe të shenjtë të cilët ne nuk mund t’i njohim ose nuk kemi dëgjuar fare për ta se sa ata që i ka shpallur Kisha të shenjtë. Sepse është e pamundur të njihen të gjithë njerëzit e mirë dhe të shenjtë në mbarë botën ose të shpallën të shenjtë për tu përfshirë në kalendarin e përbashkët zyrtar të festës së të Gjithë Shenjtërve me 1 Nëntor.

Shenjtërit i nderojmë siç i nderojmë njerëzit e mirë dhe të dashur. Secili besimtar që i nderon shenjtërit, duhet të jetë i vetëdijeshëm se ata nga vetvetja nuk kan bër asgjë dhe çdo gjë që ka ndodhë në jetën e tyre dhe çdo mrekulli, është hir i Zotit. Nuk vjen shelbimi nga shenjtërit, as nuk adhurohen, sepse shenjtërit janë krijesa të Zotit sikurse jemi edhe ne, por me hir të veçantë dhe dashuri për Zotin dhe njeriun. Vetem Zoti adhurohet, e meriton adhurimin tonë, ndërsa shenjtërit dhe shenjtëreshat nderohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat