A duhen ripyllëzuar sipërfaqet e djegura ?

Opinione

A duhen ripyllëzuar sipërfaqet e djegura ?

Nga: Qerim Ismeni Më: 30 tetor 2017 Në ora: 13:14
Qerim Ismeni

Mjedisi një resurs me vlera të mëdha të matshme  e me peshë deri në Sigurinë Kombëtare.

Vera  2017 megjithëse pothuajse mbaroj do mbahet mend gjatë jo për të mirat që solli, por për tëmperaturat e larta për më shumë se një muaj , për mungesën e reshjeve si dhe për më shumë se 950 zjarre të lemeritshme në pyje të lartë apo të ulët. Këto zjarre janë një Thirrje- Kushtrim për qytetarët e kësaj toke: - Mendoni e veproni sa s’është vonë – se këtu do të jemi të detyruar të jetojmë! Ne këtë kontekst i tronditur nga ky realitet mendoj që të mos heshtë, por të flas, të kontribuoj sado pak. Ndërkaq do të kërkoja K/Ministrit që të urdhëroj ngritjen e një grupi pune  me specialist të Energjetikës, Bujqësisë, Pyjeve, Ujrave, të Metrologjisë,  të Emërgjëncave Civile të kompletuar me Jurist e Sociolog  me detyrë :   1- Të mbledhë të dhëna nga institucionet përgjegjëse, të bëjë bilancin, të analizojë në kompleks dhe t’i japë përgjigje pyetjes : këto zjarre janë si pasojë e temperaturave te larta extreme dhe mungesa e reshjeve , apo pasojë e  Politikave te gabuara sociale e penale të ndjekura në këtë vend?  Sa hektar pyje, kullota, rrënjë  dru frutor,  ullinjë e shtepi u bënë shkrumb e hi dhe se në konkluzion sa dëm u krijue dhe sa investime duhen për ta reabilituar. I gjithë studimi në fund duhet koncentruar në vlerën e dëmit total si shoqëri  (Shtet) dhe specific në Euro /Kokë, banorë  të këtij vendi. Kjo përsa i përket vlerësimit, ndërsa si pjesë e dytë – edhe këtë të ndarë në dy pjesë (kapituj):  Shkaqet që sollën këtë dëm, raportin relativ midis shkaqeve , faktorëve subjektiv (që varen nga njeriu) dhe atyre objektiv si dhe masat që duhen marrë që Shqiperia të mos ngjasë me një fushë luftimi ku pushtuesi në terheqje e sipër bënë shkrumb e hi çdo gjë që lënë mbrapa.

Konkluzionet të kthyera në gjuhën e thjeshtë ku të ndahet pesha e faktorëve natyror dhe atyre shoqëror që demonstrojnë keq-qeverisjen 27 vjeçare kundër cdo gjëje publike (që cvetnon fjalën Atdhe) të bëhen  të ditura për publikun, I cili shpresoj të behet më i vetëdijshëm për sfidat që na presin në raport me forcimin e shtetit si garant i ruajtjes identitetit shqiptar , nëpërmjet  rritjes mirëqënies dhe përshtatjes  me  ndryshimet  klimatike si factor që sjell rrëzik edhe për sigurinë kombëtare. Natyrisht sjellja në vemendje  të popullatës të dëmeve që erdhën prej zjarreve – nga marazi ndaj qeverisë  ku mesa duket gjeti vend  shprehja e popullit “Për inat të sime vjerrë shkoj e flej me mullixhinë”,  apo makutëria në drejtim të fondeve të Emergjëncës Civile gjetën  element , që  shfrytëzuan  lehtësinë, që sollën temperaturat e larta për ndezjen e zjarreve. Në vendin tonë sado extreme që mund të arrijnë temperaturat 38 deri në 43 apo edhe 50 gradë celcius ,  megjithse janë me pasoja mbi njerzit , kafshët, bimët e arave përsëri nuk shkaktojnë zjarre.  Që të digjet biomasa e tharë e nxehur në këto temperature  natyrore sipas reaksionit  C+ O2 = CO2 – është  e pamundur. Që  të ndizet kërkon një flakë ndezje ose nxehje në  temperaturë  300  -  425 minimum 250 gradë celcius (1). Pra zjarret  ne pyje shkaktohen në mënyrë natyrore , jashtë vullnetit të njeriut- nga vullkanet ,  rrufeja apo nga ndonjë shkëndij elektrike. Ndërsa në të gjitha rrethanat e tjera ato janë të shkaktuara nga dora e njeriut.  Sa më sipër argumentohet nga shefi I Emergjëncës Civile z. Shëmsi Premci se “Zjarret kanë qënë të orientuara në zona turistike , Objekte  kulti, objekte të rëndësisë veçantë “etj  - pra kemi  zjarr-vënie selektive – fenomen që natyra nuk e bënë. Zjarr-vënia në mënyrë selektive më sjell ndërmënd një nga tezat e e artit ushtarak : “Godite armikun atje ku I shkakton dëmin më të madh”. Pra keq-bërsit duhen studiuar , analizuar dhe njohur filozofia e tyre, në të kundërtë do të jemi të pasukses-shëm në parandalimin e zjarr-vënies. Pikërisht për këtë e shoh të nevojshme që të studjojmë e gjejmë metodat më efikase të luftës kundër krimit  mjedisor, që në rastin konkret nuk duhet neglizhuar versioni,  që të jetë krim I organizuar e jo spontan - rastësor! Gjë që shtron detyra për shtetin  - si për institucionet hartuese e zbatuese të politikave zhvillimore e sociale që të plotësojnë standardet minimale për qëniet njerëzore (që t’ju japë kulaçin kontigjentit të mundshëm  potencial, që rekrutohet për këtë lloj krimi në mënyrë që numeri I tyre të ulet në minimum , në këtë menyrë do të rritet eficienca e punës nga organet e Policisë, Prokurorisë e Gjykatës.

Ndër institucionet hartuese e zbatuese të politikave sociale të kërkohet të mbaj peshë arsimi, shendetësia e ministria e  Financës, të cilat sa më parë duhet të paraqesin për miratim në qeveri projekt studimin – projekt ligjin  mbi Minimumin Jetik dhe plotësime të tjera për mbrojtje sociale në Shqiperi.  Në këtë menyrë shqiptarët pas 27 vitesh pordhosje e cvetnim të fjalës Atdhe të fillojnë të ndjejnë se dhe ne kemi nje shtepi të vogël të përbashkët që është Shqiperia  para se të na pranojnë  në shtepinë e madhe –Bashkimi  Europian , që kemi 27 vjet që e Ëndrrojmë,  e nuk jemi qytetar pa shtetësi apo refugjat në tokën tonë. Që të funksionoj sistemi , që jemi -sipas politologve  të kohës duhet të ruhet strikt raporti në marrëdhënien e Ekonomisë Tregut dhe të të drejtave njerëzore , ku  në radhë të parë duhet të jenë të drejtat bazale- si ajo për egzistëncë , që hynë e drejta për shtetësi  reale jo vetëm dejure , që pason me të drejtën për ushqim , ujë  strehë, mjedis të pastërt e në vijim me të drejtat e tjera . Pra që të funksionoj sistemi , sipas Francis Fukuyamës - shteti duhet të mbaj tre funksione , ndër të cilat po citoj vetëm njerin, që i përket kësaj teme , që po diskutoj .  Shteti duhet të siguroj të mirat publike  (Ato që nuk mund t’I siguroj tregu).  Le të kthehem  tek  mjedisi : Pyjet, Kullotat , Përmbytjet, Thatësirat apo Epidemitë. Në të gjitha këto individët kontribuojnë , por që të sigurohet e mira publike duhen zgjidhje komplekse- multidisiplinare dhe se këto zgjidhje  komplekse vetëm shteti I centralizuar mund të realizoj të mirën publike me eficiencën maximale. Natyrshëm lind pyetja-PSE ?                                                                                                                 1- Zjarret mund të ndizen nga individ të papërgjegjshëm apo criminal, por as shuarja e zjarreve e aq më tepër parandalimi, bile as edhe reabilitimet nuk mund të bëhen pa mobilizim shoqëror e  në mënyrë të decentralizuar, aq më keq nga privat (I cili kerkon fitimin e mënjihershëm)  Shembujt e decentralizimit nuk I shërbejnë Shqiperisë, sepse njësitë e decentralizuara në botë kalojnë shumëfish madhësinë e shqiperisë në siperfaqe apo popullsi.

2-Po kështu Epidemitë si Gripi, Tifo, Kolera, Antraksi, Bruceloza, Dermatoza Nodulare, Reja e Karkalecave, Brejtsat, Mushkonjat apo ….nuk mund të bëhen në mënyrë të decentralizuar – sepse ato nuk njohin kufij administrative apo elektoral siç i kemi ne.

3- Lufta kundër  thatësirës,  përmbyetjeve apo temperaturave extreme nga ndryshimet klimatike nuk mund të behen në mënyrë të decentralizuar, por të centralizuar bile fuqishëm. Sepse edhe këto nuk njohin kufij administrative.   Intensiteti i këtyre goditjeve është shumë dimensional e si  rezultat i ndërveprimit të shumë variablave e për rrjedhoj mbrojtja nga inondatat natyrore është detyrë e vështirë,  komplekse që nuk mund të zgjidhet nga privatët, por detyrimisht nga nje rrjet  institucionesh . Nga ketej del se është detyrë dhe përgjegjësi publike që i takon shyetit për ta menaxhuar e zgjidhur. Sipas studimeve te Bankës Botërore dhe të  EVN Starkraft-2009 – nga ndryshimet Klimatike Shqiperia klasifikohet si zonë  “Mesdhetare Subtropikale”, që do të thotë dimër i butë me 80% të reshjeve vjetore nga Nendori deri në Mars e me numer  të  ditëve me shira të rrëmbyeshëm  me më shumë se 77 milimetër /24 orë nga një ditë /vit për periudhën 1980—2008 do të jetë 2 deri në 3 ditë/vit (2).  Nga ketej del detyra  -Mbrojtje nga thatësira , që do të thotë  Siguro ujin per Vaditje e nevoja të tjera dhe e dyta ndaloje atë  në rezervuar me prita e diga që të mos na përmbytë.  Në vendin tonë pamvarsisht nga studimet që disponojmë sot për Ndryshimet Klimatike – në vitet shtatëdhjetë është investuar shumë për potencialin që kishte vendi ynë.   U ndërtuan 626 Rezervuar me aftësi  ujëmbajtëse afër 560 milion metro kub  (3)  dhe aftësi vaditëse nga 130 deri  në 190 mijë hektar kundrejt 423 mijë hektar që vaditeshin në vitin 1989 ose  60% e sipërfaqes totale – 704 000 ha (4). Aktualisht në gjithë Shqiperinë siperfaqia nën ujë është afër 43% e siperfaqes totale prej 676027 ha  (5) 0se ~ 130 000 ha më pak. 

Gjatë këtyre 27 viteve demokraci  në vend që të rritej siperfaqia nën ujë në shqiperi  ajo eshtë zvogluar në shifër absolute për ~ 190 000 ha dhe në shifër relative për  17 %.  Aktualisht 65%e  e 626 rezervuarve kanë të dëmtuar trupin e digës, shkarkuesin katastrofik apo të dyja sëbashku dhe për pasojë  apriori mund të themi se sasia e ujit disponibël  është më pak se 150 million m3. Imagjinoni se sa vlerë do të kishte thjeshtë marrja e ujit nga Emergjënca Civile për shuarjen e zjarreve . Sot ka studime që argumentojnë se Vaditja si një process  që njihet nga njerëzimi që në shekullin  e katërt deri në të tretin para  lindjes Krishtit në Kinë (6) - shumfishon vlerat sikur edhe pyellin ta vaditesh e jo më bimët bujqësore. Prandaj do të kërkoja  që në prioritetet e këtij vendi , për t’ju përgjigjur më mirë kerkesave për rritje mirëqënie duhet të jetë rritja e kapaciteteve ujëmbajtëse për të shmangur përmbytjet , Erozionin , thatësirën , për të  ulur koston e shuarjes zjarreve, të eliminimit të pasojave të  përmbytjeve, humbjes siperfaqeve bujqësore, pyjore dhe mbulimit të humbjes së pjellorisë tokës si rezultat i shplarjes,  dhe për të fituar më shumë energji elektrike.

Perfundimisht dua të theksoj se pasojat e Zjarreve në pyje janë :

Një kontribut negative në rritjen e emetimeve të gaseve serë

Pakësojnë aftësinë akumuluese të ujitsi rezultat i mungesës së mbulesës bimore.

Rritë në menyrë eksponenciale erozionin dhe se për ta ndaluar  (frenuar) – kompensuar dëmet nga vetëm nga këto tre faktor duhet sa më shpejtë – mundësisht në dimrin 2017 deri fillim marsit 2018 të merren masat në drejtim të parandalimit sa vijon :

a-Rishikim i politikave sociale dhe atyre penale;:

b- Të hartohet një plan gjithë kombëtar  me urgjëncë, të gjenden fondet e nevojshme që në fillim të nëndorit 2017 për ripyellzimin e gjithë sipërfaqeve të djegura .                  

c Të filloj riparimi ,sjellja në kapacitete rezervuarve egzistues dhe të ndertohen kapacitete te  reja , kudo ku eshtë e mundur mbështetur fort në studime që duhet të paraprijnë. Dhe së fundi do të sjell shprehjen e politikanit Kinez- Vang Hui që thotë:” Nuk duhet t’I japim përparësi absolute rritjes së GDP-së duke lënë menjëanë të drejtat njerzore dhe mjedisin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat