Kur autonomia e 74-ës, të duket si më e fuqishme se Republika e 2017?!

Opinione

Kur autonomia e 74-ës, të duket si më e fuqishme se Republika e 2017?!

Nga: Hafiz Shala Më: 30 tetor 2017 Në ora: 14:49
Hafiz Shala

Nga mllëfi dhe kurreshtja se çpo ndodhë me Republikën e Kosovës se ditëve të sotit të drejtuar nga Presidenti dhe Kryeministri aktual, është e pa mundur që të heshtësh e mos të bëshë krahasime anipse koha e kaluar e analizuar në ditët e sotit nuk mundë të sjellë ose ndryshojë nji realitete sepse shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi pas çlirimit, për të mirë, sepse pranë neshë dhe me neve ishte miku i ynë historik SHBA-ja, që na solli lirinë bashkë me ata që u sakrifikuan, por, fatekeqësishtë me ardhjen e krahut të luftës në pushtet gjendja u përkeqësue dhe po merrë kaje katastrofale po qe se nuk bëhen ndryshime radikale në udhëheqje,në politikë,në gjyqësi dhe në të gjitha instancat nji shteti mirëfill të organizuar.

Autonomia e vitit 1974

Kushtetuta shkrunate : Krahina Autonome Socialiste e Kosovës është element konstituiv i Republikës Seocialite Federative të Jugosllavise dhe në përberje të Serbisë. Ky ishte Statusi nëse nuk gabojë i asaj kohe i Kosovës anipse gjatë diskutimeve rreth Amandamenteve Kushtetuese nga viti 1972 -1974 për nji status më të avansuar të Kosovës, me kujtohet shume mirë "lufta "juridike në mes të Kosovës dhe Serbisë për përcaktimin e këtijë statusi në Kushtetutën "Jugosllave".

Kërkesa e Serbisë ishte që statusi i Kosovës në kuadër të Serbisë juridikishtë të ketë këtë përmbajtje:

Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, thuhej atehere është "pjesë përbërese e Serbisë e jo në përberje të Serbisë”, që esencialishtë është dallim shumë i madhë. Pse?

Sepse në mes të definicionit në "përberje"dhe" pjesë përbërese" është dallim shumë i madhë pasi që si pjesë përbërese është e pandashme ndërsa në përbërje është e mundur shkëputja. Sikur të marrish shëmbulle mobiljet në shtëpi në përberje të saj, dhe shtyllat apo muret që e mbajnë shtëpinë si pjesë përbërese.

Këtë "luftë"juridike e fituan kosovarët me përkrahjen edhe të subjekteve tjera Federative sidomos Sllovenisë dhe Kroacisë pastaj Vojvodinës, dhe kështu me radhe.

Në Kushtetutën e Jugosllavisë theksohej se: Krahinat Socialiste(fjala është për Kosovën e Vojvodinën) kanë të drejtë në vetevendosje deri në shkëputje........ por jo edhe në shkeputje.

Kosova si Autonomi në pozitë avanësuese konsiderohej sepse i kishte të gjitha atributet e shtetit sikurse edhe Republikat tjera me dallim ata që e ceka më parë jo edhe shkëputje papëlqimin edhe të njisive tjera Federative, por që i tërë aparati "shteterorë" i kalojë Autonomisë me të gjitha atributet sikur Republikat tjera e cila dispononte kompletë për mbikëqyrjen ekonomike, politik dhe administrative me ç’rastë për gjithëçka vendosej në Kosovë, dhe përpos politikës së jashtme(anipse Kosova zhvillonte marrëdhënie shtetet tjera dhe krahina simotra në bazë të kornizave të Kushtetutës së Jugosllavisë.

Me miratimin e Kushtetutës së 74 tës të gjitha kompetencat mbi kompanitë -organizatat punuese janë nën ingenrencën e Autonomisë. Shëmbulli i Trepçes kur e tërë prodhimtaria shkonë në Serbi -Beograd (demonstratat studentore të vitit 1981 me brohorotje: Trepça radi, Beograd se gradi - Trepqa punon, Beogradi ndërtohet) u ndërpre.
Me rastin e demonstratave studentore te viti 1981, ku siq e dijmë pati edhe viktima,ne baze te vlerësimeve politikoushtarake ne nivelin Jugosllav,u vu gjendje e jashtëzakonshme meqrast te gjithë oficeret rezervë u mobilizuanen.

Tani. Ta krahasojmë gjëndjen e tanishme në Republikën e Kosovës, Shtet Sovran dhe i Pavarur.

Fatëkeqësishtë nga mosdija, nga të zënunit ngushtë për veprat kriminale të bëra ndajë popullit të vetë, nga shantazhimet e të gjitha llojeve, ish Kryeministri tani Presidenti i Kosovës e solli Kosovën në gjëndjen ma të palakmueshme dhe të rrezikshme, për të ardhmen e saj, me bisedimet ekstrimishtë të oabarabarta me Serbinë, duke qenë tërësishtë jotransparent dhe duke e mshefur nga populli dhe organet tjera shteterore posaqërishtë ndaj Kuvendit të Kosovës si organi më i lartë Legjislativë.

Duke e mashtrue vetëveten-Qeverinë për nivelin e bisedave se gjoja janë teknike por që ishin të dëmshme politike.

Askush nuk donë ta pranoje se pse u lejue veprimi i Kryeministrit të athershem edhe të Presidentit të sotëm , që edhe Kryeministri i sotëm të veprojë në këtë mënyrë, pa kurfar autorizimi për çështje konkrete.

Edhe, deputetët e athershëm, edhe Kryeparlamentari edhe partitë opozitare nuk kanë mbulese të arsyetohen për këto veprime të dëmshme.

Fatëkeqësia qëndronë se edhe Qeveria e re po vazhdone më të njëjtin avazë duke u futur në gabime edhe më të mdhaja dhe të dëmshme.

A mundë të lihet fati në duar të nji pakice ekstreme? siç është Lista serbe, e dirigjuar dhe e kontrolluar nga Beogradi fati i të cilës ndodhet në duar të saj, të cilët duhet ti shkojne për tehut të shpatës për të j’a u plotesue të gjitha kërkesat e posaqërishtë për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me të drejte të vendimeve egzekutive që do të thotë për synim e kanë nji ditë ta shpallin veriun pjesë të pavarur dhe të ndarë nga tërësia teritoriale e Kosovës.

Vërtetimet e kesajë ma së miri tregojnë "zemërgjerësinë"e Vuk Jeremiqit, i cili na doli me propozimin se Kosova duhet të ketë ulese në OKB.

Por, me parë kritikojë Vuqiqin se kërkesën ai e bëri për ndarjen e Kosovës, nuk e bëri në mënyrë joprofesionale.

A po e pranojnë me vetëdije shkëputjen e veriut?A po e pranojmë nënshtrimin dhe nënçmimin nga Sërbia?

Po, me siguri kur Presidenti i shtetit e mashtronë popullin për shtrirjen e organeve të Republikës së Kosovës në tërë teritorin e saj, deri te "dhënja e betimit të gjyqtarve serb të zgjedhur nga Vuqiqi"që në të vërtetë, nuk ndodhi sipas reagimeve të deputetve por edhe në mungesë të fakteve të videoinçizimeve.

Tani, pyetja është se ku është "fuqia"e shtetit te Kosovës e ku ishte fuqia e Automisë se athershme.

Kur e vizitojë Kryetari shtetit te Kosovës herën e fundit pjesën veriore të Mitrovicës për të biseduar me qytetarët e vetë? Kur Kryeministri vizitojë atë pjesë për ti dëgjuar hallet dhe vuajtet e asajë popullate që jetonë në geto dhe pasiguri totale? Kur bisedojë me refugjatët e verut që jetojnë në pjesën jugore, duke i shikuar shtëpitë dhe banesatve tyre të uzurpuara me dhunë nga fqinjët tyre serb. Dhe, shumë e shumë pyetje pa pergjegjje.

Pse nuk kërkohet përgjegjësia e Kryetarit të shtetit për dëmet e shkaktuara popullit dhe shtetit të Kosovës?

Pse në bazë të këtyre fakteve nuk kërkohet shkarkimi i tij i menjihershëm dhe suspendimin e tij, nga udhëheqja e bisedimeve me Serbinë pa nji informatë të dokumentuar nga Bashkimi Europian se për çka është biseduar dhe çka është realizur nga këto bisedime. Nuk diskutohet sjellja e tij, me Korin Diplomatik në Kosovë.

Tani, pyetja e fundit është praktikishtë ku qëndron gabimi anipse normativishtë Kosova është Republikë por praktikishtë as përseafërmi me fuqinë e Autonomisë se athershme në kushtet e atëhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat