Çfarë thotë populli bën …..

Opinione

Çfarë thotë populli bën …..

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 11:15
Fatmir Lohja

Ky slogan është sa i moçëm edhe i ri.Lindi me shtetin,si mjet i domosdoshëm dhune,për të mbajtur brenda në vath gjindjen e pabindur. Çdo të thoshte populli, premtuan se do të bënin: prijësi; princi; mbreti; presidenti; kryetari i partisë;…..Nga ky premtim, e marrin pushtetin me ovacione dhe duartrokitje. Historia tregon, se ai që nuk e mbajti këte zotim, u zbrit nga kali me urrejtje masive.

Ushria është më strikte. Urdhërat ushtarakë janë të prerë. ”Çfarë thotë komandanti, ushtari duhet ta zbatojë me korrektësi. ”Masat e rënda ndeshkimore dihen, nëse nuk vihet në jetë ky ligj. Historia, fatkeqësisht, tregon se udhëheqësit civilë,kanë pëlqyer më shumë urdhërat dhe denimet ushtarake, në kurriz të ligjeve civile. Janë të pakët liderit që kanë dëgjuar me vëmendje shqetësimet e popullit. Shumica ka bërë të kundërten e kërkesave të tyre.

Popujt, me mend në kokë, në luftën e përditshme për mbijetesë, nuk ka asnjë arsyetim që e pranon, se kanë kërkuar rritje taksash. Kur vorbulla e urrejtjes popullore fillon e vlon, për mos mbajtjen e premtimit që idha fronin, liderët famozë, për të mos dorëzuar pushtetin, historikisht kanë hyrë në tre rrugica.

E para, është prishja me mllef, e rrugicës që ka ndërtuar paardhësi.

E dyta, pas disa kohëve, që varet nga zgjuarsia e liderit, është hedhja në kurriz të të gjitha fajeve, vartëseve.

 E treta, kur mosbindja civile acarohet, liderët futen në dy sokaqe. O dhunë mbi popullin , o luftë me kush t’i dalë përpara, për t’i treguar gjindjes së mjerë, se armiku i jashtëm nuk e lejon të degjojë hallet e brendshme.

Ne Kore, dinastia komuniste, me brezin e tretë,kërkon të bëjë luftë me SHBA.Shkaku është i “rëndë”. Të gjitha fajet i ka populli amerikan, pse nuk prodhohet orizi në Kore!?Sadati, në Siri, ka mbi katër vite që i ka futur sirjanët në luftë civile, me qellimin e “mirë”, për të ruajtur fronin e tij. Erdogani, burgos mijëra turq, me qëllimin të behet sulltan, për të rikthyer trashëgiminëTurqisë.

Pse na dërgove aq larg, o Fatmir?- mund të pyes dikush me drejtë. – Prej frikës,- po ju them me sinqeritet maksimal. Kush do të më mbrojë, po ia thashë të vertetat qeverisë!?

Sindikatat!? Ato, nga informacione të sigyrta, të marra në rrugë operative, janë larguar në drejtim të paditur, me shumë heroizëm. Pasuritë e Bashkime Profesionale i morën me vete, për të vënë në jetë këshillat e politikës: ”Nga kuota zero,me çekun e bardhë në mend, do ta çojmë Shqipërinë në Eden.”

Opozita!? Ajo e ka humbur  si “Xhaferri simiten”, që me zgjedhjet e 22 korrikut. Me zgjuarsi politike, në luftë me mullijt e erës, por kërkon të futet në burg, me ligj, çdo shqiptar që i gjendet në trup, një yll me pesë cepa. Kam dëgjuar nga pesh-pëshet, në koridoret e parlamentit, se edhe amerikanët nuk po i pëlqejnë më, yjet e shumtë në flamurin e tyre. E deklaroj solemnisht: “Nuk  i besoj këto thashetheme.”

Kujtoni, se do të më mbrojë qeveria, po t’u tregoj ndonjë plagë të popullit tim!? Minimalja, sa ta hap gojën, më pret me siguri matamatikore, pushimi nga puna. Për mua nuk është pak. Jam prind me tre fëmijë, që janë nxënës dhe studentë.

Për ta pasur mirë me qeverinë,do ta lavdëroj me guxim heroik.Nuk pretendoj të më japin medalje trimërie,për servilizmin tim.

Çfarë thotë populli, e  bën vetë qeveria jonë heroike. I mbështes me kurajo, protestat e qytetarëve, për rritjen e taksave dhe tatimeve. Zgjuarsia maksimale, e lidershipit aktual, ështe tek zhdëpia  tinëzisht , në faturat e dritave dhe të ujit, per detyrimet, që populli ynë heroik, kërkon t'ia dhurojë me zo, qeverisë. Kryevepër. E gjitha bota, duhet të mblidhet ne Shqipëri, për të marrë eksperiencë.

Pagat zhvlerësohen me finesën e  përqindjeve të inflacionit. Si ne shqiptarët edhe qeveria jemi të gëzuar, se po vëmë në jetë, këshillat e organizatës “famoze “ , FMN:” Ju japim për luks kredi sa të kërkoni, me përqindjet që cakojmë ne, me kushtin që standartet e mirëqënjes se miletit të mos i çoni, se bëhen mëndjemëdhej.” Qeveria e jonë, më të drejtë është bërë pak xheloze. Është FMN-ja, që këtë eksperiencë e quan sukses të vetin dhe po e përhap anëkënd globit.

Shqiptarët, për mos shqetësuar qeverinë dhe FMN-në, me qellim e mirë, për të mos shtuar shumat e debive, tek tefterët e dyqanit të lagjes, po marrin rrugën e emigrimit. Për këtë veprim qeveria duhet lavdëruar. Jo vetem që nuk na vret në kufi, por na pais me pasaporta biometrike, për t’u degdisur sa më larg. Na është premtuar, se do të na japin mundësinë që të hedhim votën e lirë, anëkënd globit, ku do të  zëmë vënd.

E lum si ne, e lum si t’i,kush do ta gëzoj këtë Shqipëri. Rilindasit  janë të bindur, me të “drejtë” se Shqipëria është fanar ndriçues për gjithë botën, pra  jo vetëm në breg të detit, të vogël, Adriatik, si qëmoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat