Artikulimet publike të qeverisë dhe fjalimi në Bruksel nuk kanë kuptim

Opinione

Artikulimet publike të qeverisë dhe fjalimi në Bruksel nuk kanë kuptim

Nga: Gazmend Gjonbalaj Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 14:40
Gazmend Gjonbalaj

Nëse kjo kërkesë nuk është pjesë e një strategjie, caku, apo rezultati të dëshiruar, do të dëmtoj interesat e Kosovës.

Artikulimet publike të qeverisë dhe fjalimi në Bruksel nuk kanë kuptim. Këtë dialog në Bruksel e kanë zhvilluar tri qeveri Kosovare dhe e kanë ditur qysh në fillim kush do të jetë pjesëmarrës.

Pritja që Serbia do të pajtohet që SHBA të inkuadrohet pa ndonjë rol simetrik të Rusisë është naive. Për ti komplikuar gjërat, qeveria në Washington DC është duke u hulumtuar nga FBI dhe Kongresi për konspiracion me Rusinë.

A është e sigurt qeveria e Kosovës se në këtë moment inkuadrimi i më shumë palëve do të ndihmojë interesat e Kosovës?

Kërkesa për kufizime kohore është racionale (dhe e përkrahi) por kërkesa për inkuadrim të SHBA-ve në dialog do të interpretohet nga BE si obstruksion joracional. Shkaku i obstruksionit do të supozohet ose gjykata speciale ose demarkacioni – të dyja për konsumim të brendshëm, dhe të dyja të nënshkruara nga liderët Kosovar.

Prioritet primar i qeverisë duhet të jetë luftimi i korrupsionit dhe zhvillimi ekonomik. Dialogu me Serbinë është i rëndësishëm por jo prioritet.

Ky dialog ishte (dhe është) më shume i dizajnuar për ta afruar Serbinë me BE (dhe larguar nga influenca Ruse) sesa për të normalizuar mardhënjet me Kosovën.

Njohja e Kosovës nga Serbia është e dëshirueshme për stabilitet, por jo e nevojshme për ekzistim të shtetit të zhvilluar dhe pa korrupsion të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat