O Mësimdhënës - A do flasim a do plasim…?!

Opinione

O Mësimdhënës - A do flasim a do plasim…?!

Nga: Ali Asllani Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:21
Ali Asllani

Thonë se oden shqiptare e prishin dy burra. Po cilët na qenkan këta burra?
 
Ai që di e nuk FLET, dhe Ai që NUK di e flet. Kjo është përgjigja!E ne, çfarë po bëjmë? Ne, as nuk po flasim, as nuk po bërtasim, e as nuk po PLASIM!!!
 
Ne po HESHTIM! Ndërkohe që ata që nuk dine, nuk po plasin. Ata po MUJNË, po ZAPTOJNË prona. Besa edhe po OKUPOJNË pozita pune jo konformë përgatitjes së tyre Akademiko-Edukarovo-Civilizuese. Po blejnë lloj-lloj diplomash e tituj “AMKADEMIK”. Po formojnë universitete private për të prodhuar ANALFABET me Diploma e tituj Hiqash e PËRHIQASH!
 
Eeee neeee; ne po vazhdojmë tua japim VOTAT dhe të heshtim, ... e HESHTJA është MIRATIM, APO JO!!??
 
Po heshtim dhe po durojmë. Po hiqemi sikur asgjë nuk po ndodh dhe sikur çdo gjë po na shkon mbarë! A thua,çdo gjë po na shkon mbarë? Unë them JO!
 
Dikur ne mësimdhënësve na thoshin MENDJENDRITUR, BURRAAAA, …. HERONJË. Me lloj-lloj fjalësh dhe FRAZASH miradie, dhe të qëndisura bukur na URONIN. Kudo, në rrugë, nëpër ODA, në pikëllim e hidhërim, në gëzim e dasma, në Ngushëllim e Varrim. Nëpër tubime të ndryshme, na Uronin me këto fjalë dhe FRAZA të qëndisura bukur.“Braaavvoo … nuk kemi, as nuk mund të gjejmë fjalë për t’ju URUAR e BEKUAR! Shpëtimtarë të KOMBIT. Nuk u dorëzuat kurrë para shkijeve. e tj… e tj! Ju lumtë … Jeni duke u mbajtur sikur BURRA të vërtetë, me rezistencën që po e bëni!

Babai im thoshte, “Kur mos e thuaj një fjalë, vetëm sa për tu shprehur bukur. Dikush jeton prej këtyre fjalëve tua!!”

Po-Po, kështu na thoshin dhe na “MASHTRONIN” asokohe,kur po ua mësonim fëmijët FALAS dhe pa kurrëfarë kompensimi.

E fëmijët tonë, shpesh i linim pothuaj se pa BUKË. Por kishim një KAUZË dhe një IDEAL!
 
Kështu na thoshin, dhe fjalët e tyre ishin i vetmi kompensim dhe shpërblim për punën që po e bënim. Ishin kohëra kur po i bënim rezistencë OKUPATORIT serb, i cili ishte vërsulur sikur bisha mbi shkollat shqipe, duke na zënë frymën në jakë, dhe dritën e diellit na kishin zënë.
 
Ishin kohëra, kur na nxorën me dhunë nga shkollat tona, që i kishim ndërtuar me djersën tonë, besa edhe me gjak, dhe shumë shpesh me vetëkontribute.

Ishin kohëra vërtetë të VËSHTIRA. Kohëra kur ne po LUFTONIM çdo ditë, muaj dhe po thuaj një dekadë. Jo duke u fshehur nëpër kaçuba, por luftonim me laps dhe me DITURI, armë vdekjeprurëse këto, për armiqtë e mësimit shqip.

Ishin kohëra kur ballafaqoheshim me shumë SFIDA dhe vështirësi. Ballafaqoheshim me frikën e vdekjes dhe masakrimit. Frikën se do na maltretojnë nxënësit dhe koleget, gjë e cila shumë shpesh ka ndodhur.

Ishin kohëra kur kalonim nëpër shumë punkte të policisë vrastare serbe, për të shkuar tek vendi,që ne e quanim ‘SHTËPI-SHKOLLË’. Vendi ku me DASHURINË më të madhe, po i mësonim më të dashurit tonë. Vendi ku ballafaqoheshim me shumë vështirësi. Na mungonin bankat, karriget,  tabelat, shkumësat dhe vizoret. Na mungonin poashtu librat, lapsat, fletoret, dhe shumë e shumë mjete tjera për konkretizim, e të cilat duhej t'i siguronim gjithsesi. Ballafaqoheshim me URINË, dhe të ftohtit …. por na mbante gjallë SHPRESA dhe IDEALET!!!

Ballafaqoheshim edhe me shum pyetje të fëmijëve tonë. Për të cilat atëherë, madje-madje as SOT, nuk kemi përgjigje.

Fëmijët e mi asokohe ishin të vegjël. Shpesh, shumë-shumë shpesh më pyesnin:

Përse t ibabush, je profesor, punon, e asnjëherë nuk fiton para!!!??? Asnjëherë nuk po na blen ndonjë çokollatë apo lodër!!!

Nëse më pyesni, a kam përgjigje për këto pyetje sot?!  “Do ju them JO, nuk kam përgjigje, as sot e kësaj dite” !?
Duke parë se si po GRABITET, ZHVATET, dhe ropet  e MJEROHET shtetin SOT,nga HAJNAT dhe KRIMINELËT. Duke parë sesi po ZAPTOHEN postet qeveritare me rëndësi kapitale për vendin dhe KOMBIN, nga njerëz të pa shkolluar, të pa edukuar, të pa ditur, të PACIPTË, dhe të pa DENJË për postet të cilat po i ZAPTOJNË dhe OKUPOJNË. Atëherë, vërtetë nuk mund të gjejë ndonjë përgjigje, për pyetjet më lartë!

Duke parë dhe kuptuar, se si KRYEMINISTRI i VENDIT vetit, ministrave dhe zëvendësministrave të shumtë, po ia rritë pagën 100%. E kjo, në rastin e kryeministrit i bie 1500 € rritje për pagën e tij. Që në zbërthim matematikorë i bie, se kryeministri ia rritë vetit pagën sa 100 herë rritja e pages së mësimdhënësve, të cilëve paga do ju rritet vetëm për 15 €!

E ne mësimdhënësit po vazhdojmë të heshtim … dhe NATYRISHT, të luajmë “SHAH”. Unë do ju them kolegëve të mi:
Lozni-Lozni, por dikush tjetër po na bën MAT! Ahhhh  të mjerët ne të MJERËT,… ore mësimdhënës!!!

Ajo që më shkakton dhembje të madhe është nëpërkëmbja, nënçmimi, injorimi dhe mënyra se si po e përdhosin dhe KONSUMOJNË autoritetin e mësimdhënësit. E kjo po ndodhë dhe po na vjen pikërisht nga disa prej ATYRE që dikur i mësuam FALAS dhe pa asnjë LEK. Madje, me mund shumë të madh, por me DASHURI akoma më të madhe!
 
Këto thika pas shpine, po na vijnë pikërisht nga ata të cilët i pajisëm me DITURI dhe diploma e dëftesa të sinqerta dhe të pastërta si loti. Jo diploma FALCO sikur sot!
 
Këto diploma dhe dëftesa, këta i ndalën, dhe i ruajtën për vete. Këto na NOVOITEN than ATA. PARADOKSI “SUIGENERIS” këtu është se puna, për pasojë të së cilës rrodhën këto dëftesa e diploma të sinqerta, nuk po njihet, as që po pranohet, madje as sot e kësaj dite! JO-JO puna jo, por dëftesat e DIPLOMAT POOO, sepse u NEVOITEN atyre!

Dëftesat e DIPLOMAT po na vyejnë. Kështu po thonë ata që unë, tani i mllefosur shumë në ta, mbase PADREJTËSISHT po i quaj “kreatura me formë të njeriut”. Natyrisht se po gabojë shumë kur po shprehem kështu me kaq banalitet. Por besomëni o miq dhe mikesha, vëllezër e motra, besomëni edhe ju kolegë të dashur, se nuk po mendoj ashtu kur po shprehem kaq vrazhdë, banalisht dhe gabueshëm. Megjithatë, kam nevojë ta zbrazë disi MLLEFIN e akumuluar qysh prej pasluftës e këndej.

Po kush janë këta “BURRA” dhe “TRIMA”, që sot kaq shum po na nëpërkëmbin dhe po na nënqmojnë!?
Thonë se TRIMËRIA dhe BURRËRIA shkojnë bashk!?

Ee eJO, pasha BESËN JO, në rastin tonë JO,..kursesi!. Disa “kreatura” që unë, sa për ta zbrazur mllefin, këtu po i quaj “kreatura me formë të njeriut”, nuk kam të drejtë e t’mos i quaj dhe tu them TRIMA. Kjo për faktin se këta luftën e bënë,dhe unë shumë kohë pas luftës, edhe mburresha me ta. Këtu nuk kam asnjë dilemë. Pa qenë trim, luftën nuk mund ta bësh, APO

JO!

Po kush ua vrau burrërinë këtyre trimave ….!?

Dikush, i mllefosur sikur unë do thoshte, “Mbase nuk e kan pasur asnjëherë BURRËRINË këta”!? Unë në këtë pozicion, nuk di çfarë të them!?
 
Për trimëri meritojnë kompensime, madje edhe në nivel pagash shumë më të larta se vet posti i presidentit, kryeparlamentarit, apo kryeministrit. Por president, kryeparlamentar, e kryeminister … JO, nuk mund të jenë! Vetëm sa e mundojnë veten dhe popullin, … JOse JO!

JO, sepse nuk janë të GATUAR dhe gdhendur, rekrutuar e trajnuar për këto POZITA. Duhet të kalojnë nëpër disa binarë, që quhen shkollim, eksperiencë dhe edukim. Pastaj duhet të kalojnë edhe nëpër disa binar tjerë që quhen EDUKATË dhe  trashegimi QYTETERUESE, për ti MERITUAR këto pozita qeveritare, me rëndësi KAPITALE, për ta udhëhequr vendin dhe KOMBIN! Kjo për arsyen se këta duhet ta takohen me dikë jasht vendit, me homologët e tyre. Këta duhet te jenë ambasadorët më të mirë të popullit të vet!

Me gjithë respektin që kam për këta, por jo. Këta nuk kanë trashëgimi as në kulturë, as në dituri, as në mirësjellje, as në QYTETRIM, për të udhëhequr me vendin, më vjen keq, … por JO!

Në cilësinë e trimave PO, në cilësinë për ta gëzuar çdo lloj BENEFITI nga shteti, prapë them PO. Në cilësinë për ta gëzuar pagën e VETERANIT, në nivel shumë më të lart se sa PAGA e presidentit, kryeparlamentarit apo kryeministrit, për merita të trimërisë dhe luftës, prapë them PO!

Unë i dua këta, i dua edhe atëherë kur nuk janë burra të mirë, i dua edhe pa këtë pjesën e burrërisë dhe RESPEKTIT të tyre që nuk e kan treguar karshi mësimdhënësve të tyre!

I dua, nuk i URREJ, por nuk i dua si President, Kryeministra e Kryeparlamentar! Unë vendosa të FLAS, që t’mos PLASË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat