Argumenti utilitarist, duke e idealizuar problemin, e quan demokracinë ..

Opinione

Argumenti utilitarist, duke e idealizuar problemin, e quan demokracinë ..

Nga: Ali Hertica Më: 13 janar 2018 Në ora: 12:54
Ali Hertica

Këtu futen organet e zbatimit dhe administratave,që kujdesen për deryrat praktike të qeverisjes,si taksat doganore dhe drejtësia mbrojtëse etj.Pjesa tjetër është kushtetuta,e cila tregon vendin që zë pushteti legjislativ dhe raporti midis pushtetit legjislativ dhe raportit midis pushtetit etij ekzekutiv.

Të dyja pjesët mund të jenë objekt për vlersësim utilitar.Çështja është se a do të munden të dyja sistemet të rritin mirëqenjen shoqërore,duke përmbushur dëshirat e njerzëve në një shkallë sa më të lartë. Filozofija interesohet më tepër për parimet kushtetus,sesa për pushtetin ekzekutiv dhe administratën,prandaj do të përqendrohemi në temën e parë.Si duhet të jet ligjislacioni, përgjigjeja është se duhet të pasqyrojmë dëshirat e popullit të shumicës e jo pakicës siq jan serbët. Ligjet e mira janë ato që përmbushin dëshirat e njerëzve, më saksisht, ligjet duhet të jenë në përputhje me vullnetin e shumicës.

Më pas do ta shohim se filozofija politike nuk është aq e mrekullushme pas këtij saktësimi,po përkohësisht do ta lëmë ashtu siç është dhe e doin shumë lidrë Kosovarë.Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit më përmbushjen e ligjeve varet nga mundësia që ka ai për të marrë pjesë në nxerrjen e këryre ligjeve. Sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja popullore, aq më tepër do të pasqyrojnë legjislacionin vullnetar të popullit, sa kohë që janë në veprim kushtet të tilla. Ky quhet argument utilitar i demokracisë. Në këtë rast duhet t’i kushtojmë vëmendje rezervës sa kohë që veprojnë kushtet e tilla, sepse do t’i kthehemi përseri.

Për të siguaruar rujtjen e interesave gjatë marrjes së vendimeve dhe nxerrjen e ligjeve,njerëzit duhet t’i shfqin këto interesa gjatë procesit të vendimarrjes,Ata duhet të thonë se çfarë duan, prandej duhet demokraci. Të gjithë duhet të kenë të drejtë t’i shprehin problemet e tyre. Shkaku nuk është se një monarki absulute, ose një elit politike shfrytzon gjithmonë mungesën e të drejtave të qytetarëve siq shfrytzohen në Kosovë, dhe nuk e sheh interesin e tyre. Ka një shpjegim shumë më të pafajshëm, ekziston gjithmon rreziku që interesat e tyre që janë jashtë të kapërcyshme dhe në qoftë se nuk ndodh kjo, ka megjithatë, një lloj rreziku që këto interesa të shikohen me një sy tjetër nga ç’do të dëshironim t’i shikonim të interesuarit vetë.

Argumenti utilitarist, duke e idealizuar problemin,e quan demokracinë e drejpërsedrejtë si formën më të mirë të qeverisjes,si një qeverisje popullore e hapur ,ku të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në nxjerrjen e ligjeve dhe vendimeve politike kur është në pytje sovraniteti i shtetit. Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri, aq më shumë mumdësia krijohet për të nxitur çështjen e tij. Kështu qe demokracia e drejtëpërsdrejt mund të zbatohet shumë rrallë në shoqërinë kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat