A e rekrutoi Serbia Thaçin spiun të Francës, po Kadri Veseli spiun i kujt është ?

Opinione

A e rekrutoi Serbia Thaçin spiun të Francës, po Kadri Veseli spiun i kujt është ?

Nga: Faton Mehmeti Më: 13 janar 2018 Në ora: 15:20
Faton Mehmeti

Për të parën herë emrin i tij filloi të përmendej në prag të konferencës së Rambujes, ose konkretisht me të filluar negociatat atje për çështjen e Kosovës. Hashim Thaçi  një figurë e panjohur arriti kaq shpejt të ishte në krye të delegacionit shqiptar të Kosovës në Rambuje, ndonëse ishte deri atëherë krejt anonim. Me të drejtë filluan dyshimet e para për figurën e tij, gjithsesi dihej se dikush qëndronte pas tij. Dikush, me të drejtë do të mendonte se SHBA qëndronin pas tij në tentativa për të qenë me të sigurt në bisedimet me Serbinë, disa të tjerë menduan se ishte rastësisht Thaçi që u përzgjodh për të qenë pjesë e delegacionit nga radhët e UÇK-së. Por pak kujt do i shkonte mendja se ai ishte spiun, i propozuar nga Serbia dhe i rekrutuar nga shërbimet franceze.  Këto teza filluan të hidheshin qysh pas lufte, por Thaçi vazhdimisht i kishte përgënjështruar me arsyetimin se janë propaganda.

Por, kur një gjë të tille e thotë ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +, Thaçi  hesht. Sipas Siramyit në historinë e rekrutimit të Thaçit. është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çështje të Ballkanit. Dyshimet për implikimin e Serbisë në bërjen e Thaçit spiun të Francës shtohen edhe për faktin se personi që e rekrutoi Thaçin, pra Denjar Arnaud, është dhëndër serb, ka gruan serbe. Për më tepër Arnaud ka shërbyer edhe si këshilltar i Aleksader Vuqiqit për  të ardhur  në pushtet. Dhe nuk është e rastësishtme se Thaçi me Kadri Veselin i patën ndaluar protestuesit që të marshonin në pjesën  veriore të Mitrovicës, dhe e cila pastaj u nda nën komandën e ushtarëve Francezë. Të gjitha këtu nuk janë të rastësishme, ndryshe do të ishte rastësia më e madhe në botë. Sigurisht se Thaçi edhe ka qenë i detyruar t’i zbatoj urdhrat e shteti që e ka rekrutuar si sipun, këtë gjë e ka konfirmuar edhe ish –shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, i cili duke shpjeguar funksionin  e shërbimit francez ka deklaruar se “Për funksionimin e shërbimeve të tilla, krijohen marrëdhënie besimi por edhe presione dhe kërcënime, vetëm për ta arritur atë që dëshirojnë. Nga kjo metodë ata nuk tërhiqen asnjëherë”. Kjo shpjegon më se miri se Thaçi ka qenë i detyruar t’i përgjigjet çdo lloj urdhri të Francës. Ajo çfarë mbetet mister është se a do lejoj Franca që një ish spiun i saj të gjykohet për krime, me frikën se mos tregon ndonjë fshehtësi nga puna e tij si spiunë. Kjo edhe mund ta dëmtoj shumë Francën, prandaj ka edhe arsye ta mbroj Thaçin. Ose është nën rregullat e shërbimit franceze që t’i “eliminoj” nga jeta publike ata që më nuk i duhen, kjo mbete pikëpyetje e madhe. Por ajo çfarë mund të themi me siguri është se Thaçi i ka sjellë shume dëme të madhe vendit, ashtu si edhe Francës që kurrë nuk ia kemi pa “hajrin”. Sigurisht nuk ka qenë e rastësishme zgjedhja e Thaçit për spiun, dinakëria, manipulimi dhe gënjeshtra janë disa nga “vlerat” e Thaçit, e të cilat i ka kërkuar edhe shërbimi sekret francez. Derisa për Thaçin u kuptua se është spiun i Francës, por Kadri Veseli spiun i kujt është?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat