Pështjellimi i diellit, lotët e qiellit dhe kumti i tokës në skenën politike shqiptare

Opinione

Pështjellimi i diellit, lotët e qiellit dhe kumti i tokës në skenën politike shqiptare

Nga: Nue Oroshi Më: 14 janar 2018 Në ora: 12:49
Nue Oroshi

Rrezatimin e diellit gjithmonë tokat shqiptare e kanë priturë për faktin se na ka sjellë ngrohtësinë fizike dhe atë shpirtërore. Ky rrezatim na ka mbajturë me shekuj edhe atëherë kur tokatë tona ishin të pushtuara dhë një pjesë e këtyre tokave vazhdojnë sërish të jenë të pushtuara dhe  ende nuk e kemi një strategji të përbashkët kombtare që këto toka të jenë pjesë e trungut tonë kombtarë, për këtë shqiptarëve ju ka pështjelluar lindja e diellit ende nuk po e dinë se dielli lindë nga lindja apo lindë nga perëndimi lindë për të shtegtuar apo ësht ai dielli më dhëmbë që shpeshëherë është folur dhe thënë në mitologjinë tonë shqiptare. Rilindasit tanë me herët thonin se Dielli lindë në perëndim më pasë erdhën të kuqtë apo siç quhen ndryshe klyshtë e Miskovit të cilët i thanë popullit shqiptarë se Dielli lindë në lindje dhe jo në perëndim dhe ky pshtjellim i lindjes së diellit i shleu trurin rinisë shqiptare dhe hoqi me forcën e shpatës dhe  grykës së revolës me gjygje dhe pa gjygje dhjetra mijëra shqiptarë, 95 % të tyre janë pa varre dhe sot e asaj dite më sillën në mendje fjalët e heroinës Marie Shllaku thënë diktatorve komunistë se nuk do ti mungojnë lulet e Kosovës që ti vendos në varrin tim.

Kosova sot e ka harruar plotësisht Marie Shllakun, asaj nuk po i gjen një vend për një pllakë përkujtimore në Prizrenin e Beslidhjeve Shqiptare. Për këtë pshtjellim të Diellit në politikën e sotme shqiptare po loton qielli.Qielli shqiptarë nuk po i ndalë lotët që janë shëndrruar në pika shiu për politikanët shqiptarë. Që e kanë gojën plotë perëndim,plotë Europë dhe Amerikë por bashkpunimin politikë dhe ekonomikë i bëjnë me Rusinë, Serbinë e Turqinë duke kopjuar metodat politike dhe duke u bërë pjesë e fondacioneve të pista që tokat shqiptare edhe njëherë dëshirojnë t'i kthejnë nga lindja.

Për këtë u deshtë edhe një aksion i djemve shqiptarë nga Mirdita heroike dhe kreshnike që ti gjuajnë në lumë flamujtë e orjentimit lindor që shekuj me radhë nuk kishin gjetur vend në Mirditën heroike por që në kohën e sotme ishin ulur këmbëkryq. Ju lumtë shqiptarë nga Mirdita që e filluat një aksion që do të jetë mjaftë i gjatë për dëbimin e orjentimit të politikës lindore, por këtë aksion duhet vazhduar edhe ndaj përpjekjeve për dominim të politikës ruso-serbe në trojet shqiptare.

Për këtë veprim të orjentimit lindorë të politikës shqiptare po loton qielli shqiptarë kurse toka shqiptare po e lëshon kumtin e dheut sepse kjo tokë në gjirin e saj mbanë miljona shqiptarë të cilët nëpër periudha të ndryshme historike janë vrarë,masakruar nga orjentimi i politikës lindore që solli vrasjet,masakrimet dhe debimet, në kombin shqiptarë tashë e shtatë shekuj me radhë.

E kjo tokë e cila për shtatë shekuj u infektua nga idoelogjia lindore mbanë ende sekretin e orjentimit përendimorë të shqiptarëve,sepse është e mbushur plotë me objektët arkeologjike që tregojnë qartë se dielli i shqiptarëve lindë në perëndim. Këto objekte arkeologjike vetëm duhet gjurmuar dhe aty në sheshë del e vërteta historike, etnike, arkeologjike e trojeve shqiptarëve. 

Për të mos lënë diellin të pshtjelluar për të mos lënë qiellin shqiptarë duke vajtuar dhe për të lënë haptas tokën që të na tregoj në formë lajmi apo kumti se çka mbanë në mbrendësinë e saj ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të mirë ,të ndershëm dhe atdhetarë ta rifillojmë një projekt të ri politikë ku ta përjetojmë ngrohjën e diellit shqiptarë, ti ndalim lotët e nënqiellit shqiptarë, ta ndëgjojmë kumtin e tokës që të na i zbuloj sekretët shekullore pra ta ndërtojmë një beslidhje shqiptare Trojet e Arbrit dhe të bashkohemi të gjithë shqiptarët e vërtetë në këtë beslidhje shqiptare, ku do të flasim për perëndimin dhe do të punojmë me përendimin, ku trojet shqiptare njëherë e përgjithmonë të orjentohen me punë ,vepër dhe me ecje konkrete drejtë lindjës së diellit perëndimorë.Intelektualë shqiptarë mos heshtni po bashkohuni kësaj lëvizje të re politike ,kombtare që do ta pengon diellin të pshtjellohët,që do të ndalë lotët e qiellit shqiptarë dhe që do ta sjellë kumtin e tokës së Trojet e Arbrit janë troje që në mbrendësinë e saj e mbajnë një sekret të madh të lindjesë së diellit në përendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat