Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

Opinione

Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

Nga: Ngadhnjim Sopjani Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:15
Ngadhnjim Sopjani

Oliver Ivanoviqi është një ndër arsyet kryesore që sot Mitrovica është e ndarë, është arsyeja kryesore që sot jetojnë kaq pak shqiptar ne anën veriore të Ibrit!

Është dokumentuar, me zë e me figurë siç do thoshte Edi Rama (i cili u shpreh i tronditur nga kjo ngjarje...s'pe di pse?), me dëshmitarë të ndryshëm para një gjyqi te mirëfillt, që ky njeri është përgjegjës kryesor për këto krime, por....ky vet asgjë nuk ka bërë, Oliveri ka bërë krime në emër të dikujt, në emër të Serbisë dhe liderëve të këtij shteti! 

Serbia ka shfrytëzuar njerëz të caktuar për të kryer krime, por me kohën këta njerëz i ka lënë ne lloç, i ka tradhtuar, këta serb krenar që i kanë shërbyer vendit te tyre, kanë mbetur as andej as këndej, ne shoqërinë shqiptare në Kosovë nuk ka mund ta gjejnë veten, në Serbi nuk i duheshin askujt, këta njerëz ose janë shndërruar më vonë gjatë viteve në pacifista qesharak dhe te pakuptimt (si rasti i Oliverit) ose e kanë lëshuar Kosovën dhe i kanë gjet qaren vetes diku nëpër botë. 

Oliveri për serbet nuk ishte serb sa duhet, per shqiptarët ishte vrasës!

Oliver Ivanoviqi dhe keqbërësit tjerë si ky një ditë e kanë pyetur veten, pse vetëm unë duhet të paguaj?

Pse vetëm unë do rropatëm nëpër burgje?

Pse unë duhet të jetoj këtu në këtë Kosove te varfër ku shumica janë Shqiptar, dhe plus të damkosem si kriminel ?

Është pyetur pse shteti serb nuk po e ndanë fajin me të?

Ata e kishin nxit të bëj krime!

Ku do te mbeten "shërbyes" si Oliveri nëse një ditë arrihet Marrëveshja e madhe siç po quhet . marrëveshja shqiptaro-serbe e paqes?

Jeta e Ivanoviqit i ngjanë një thrilleri me përfundim të ditur!

U dënua për krimet e kryera me 9 vjet burg, pastaj u lirua?

Duke e shkruar ketë rresht po qeshi me zë, si mund te lirohet një njeri që i është faktuar krimi pikë per pikë?!

Me Oliver Ivanoviqin u veprua në menyrë okulte (të fshehtë), askund nuk lirohet një kriminel, nëse lirohet, atëherë qëllimi shkon përtej atij si person, puna është më e madhe se vetëm jeta e një njeriut, qoftë e Oliverit qoftë ato jetra që Oliveri i ka marrë ne vitet 99-2000 !

Këtu është poenta, Oliveri ka kënduar, por jo kukavicen, po i ka qit njerëzit e vet, i ka qit përgjegjësit për gjenocidin në veri te Mitrovicës, ka filluar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare të Prishtinës, ai si individ dhe rrethi i tij ishin bërë epitafi se pse qyteti i Mitrovicës është ende i ndarë, ky qytet është i ndare për shkak të serbëve jo për shkak të shqiptarëve, janë strukturat paralele që e luftojnë shtetisinë e Kosovës dhe duan ta paralizojnë me plot kuptimin e fjalës, ato duhet te shuhen, e si te shuhet diçka e dhunshme pa dhunë! 

Pra, mi ra per shkurt kesaj pune, autoritetet serbe e vranë ish njeriun e tyre të punëve të ndyta, sic vranë shumë lider para tij 100 herë më të fort se ky, Presidentin Ivan Stambolic, kryeministrin Zoran Gjingjiq, e mbretër e krajlja shumë vite më parë....

Oliver Ivanociq u vra si figura galione ndarjes, gjermanet e quajn këtë "Sündenbock" - koke turku, pra Oliveri u dha për kokë-serbi në kët rast për paqen e rreme dhe për hyrjen e serbisë në BE, shqiptarët se donin, serbve ju prishte punë, andaj BAM BAM edhe u kry!

Tani e vetmja lojë që mbetet është cila pale di ta shfrytëzoj këtë vrasje për interesat e veta, se nuk shtrohet këtu pyetja pse është vra ose nga kush!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat