Letër publike Kadri Veselit-Vonë po te del gjumi?!

Opinione

Letër publike Kadri Veselit-Vonë po te del gjumi?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 janar 2018 Në ora: 12:04
Ragip Guraziu

Për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta brenda Serbisë dhe për Masakrën e Prekazit dhe Masakrën e Reçakut,e masakrave tjera, është dashur të flisni që pas lufta hiq pa u ndal....

Me masakra nuk bëhet marketingu i nderuari z. Veseli?!

Lexova kështu; ''Një paralajmërim i bërë  për Serbinë nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, është dëgjuar edhe në shtetin fqinj. “Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”, është deklarata e Veselit, të cilës i kanë bërë menjëherë jehonë mediat serbe.

Keni fol me logjikë të Bajraktarizmit?!

''Në Beograd mundemi, po jo me këta udhëheqës të cilët vjedhin popullin dhe shtetin e tyre ,jo me logjiken e bajraktarizmit ,jo me strategjinë e princërve?! Kësaj i thonë; tradhti kombëtare'', ku ky reagimi vije nga një lexues.

 Ky popull i Kosovës ka nevojë për një qendër gjithkombëtare komanduese -kordinuese ushtarake si që i kanë të gjithë popujt e kesaj Bote. Po ja që nuk po mundeni të takordoheni se kënd ta zgjedhim kryetar katundi e jo me ndonjë llojë organizimi tjetër sepse nuk jeni edukuar shumica e politikajve në frymën e atdhedashurisë. Bile po të pytet popolli ata pak patriota që po na dalin tani në skenë,që edhe kur jemi në festimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,se më shumë e keni degraduar Kosovën kur në veri të Mitrovices po frymohet gjithçka serbe dhe Kushtetuta e Kosovës po shkilet me dy këmbët,tani po doni me na prish edhe me aleatët e kombit shqiptarë,ata që na ndihmuan,sakrifikuan dhe ende i kemi afër te këmbët siç thotë një fjalë e urtë popullore,juve as që do ju ndegjojë më qytetari i Kosovës se çka deklaroni dhe fare nuk ju kish lejuar as të jepni keso deklarata ,ma shume marketing me masakra që na bëtë ''gazi i botës''.

Prandaj,Kadri kujdes se çfar përtypni dro se u ngel në fytë e kushedi se çfar qendrimi mban Amerika po u perzie leshi edhe njëher,vaj halli për gjithë ne...

Shembulli më i mirë i Walker: Nuk jam i gatshëm të pranoj një dekorim nga Thaçi

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, ka treguar se a ishte i vërtetë lajmi që ka refuzuar të dekorohet nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Walker ka sqaruar në Info Magazine se si ka qenë puna.

“Nuk është që kam refuzuar, por më është kërkuar nëse do të pranoja dhe për disa arsye kam thënë jo, për momentin jo, nuk jam i gatshëm të pranojë një dekorim nga Thaçi. Kemi dallime unë dhe ai”.

Dallimet me Thaçin Walker ka thënë se i ka edhe sa i përket dëgjueshmërisë së madhe që Thaçi ka treguar ndaj ndërkombëtarëve.

“Komuniteti ndërkombëtarë sipas mendimit tim ka bërë shumë gabime këtu dhe ai e ka dëgjuar shumë. Për shembull kushtetua nuk është e shkruar mirë, mendoj që duhet të ndryshohet”.

“Por, ka edhe arsye të tjera”.

“Pra, nuk e kam refuzuar medaljen, por jam pyetur nëse do ta pranoja dhe kam thënë se për momentin jo”

Tani a ka ndodh ndonjëherë në ndonjë shtet në botë që presidenti ta dekorojë e dekoruesi ta refuzoj?! Kësaj i thonë turp mbi turpin ku e keni pru Kosovën kjo politik deshtake,e korruptuar, e shantazhuar, dhe e fëlliqur deri në skaj...Turp, Turp-TURP...

Masakra e Prekazit-ku ishit ju me shokët e juaj-Kadri?!

Më 5,6,7 mars 1998, rreth orës 05.00 të mëngjesit, forcat policore serbe ndërmorën një sulm të kombinuar mbi fshatrat: Prekaz i Poshtëm, Llaushë, Polac, Marinë, Vojnik dhe Rakinicë të komunës së Skënderajt, sulm qe zgjati deri me 7 mars.

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998 vetëm në Prekaz janë vrarë 56 shqiptarë, prej tyre 21 anëtarë ishin të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit. Në këtë operacion shfarosës nga forcat serbe u vranë: Shaban Murat Jashari (74), Zahide Shaban Jashari (72), Zarife Rifat Jashari (49), Hamëz Shaban Jashari (47), Ferida Hamëz Jashari (43), Adem Shaban Jashari (43), Adile Adem Jashari (40), Selvete Hamëz Jashari (20), Hidajete Rifat Jashari (18), Fitim Adem Jashari (17), Afete Hamëz Jashari (17), Besim Hamëz Jashari (16), Valdete Rifat Jashari (14), Lirije Hamëz Jashari (14), Igballe Rifat Jashari (14), Kushtrim Adem Jashari (13), Blerim Hamëz Jashari (12), Igball Rifat Jashari (11), Fatime Hamëz Jashari (8), Blerim Hamëz Jashari (7).

Mes të vrareve kishte 15 fëmijë, të moshës 7 deri 16 vjeç, dhe 17 femra. Ndër të masakruarit kishte pleq e plaka deri në moshën 74-vjeçare.

Të gjitha viktimat e identifikuara dhe të paidentifikuara policia i varrosi më 10 mars, pa respektuar kurrfarë normash të traditës ose të rregullave të varrimit dhe pa e bërë ekspertizen mjeko-ligjore.

Masakrës i mbijetoi vetëm nje vajzë, Besarta. Çdo mars në Kosovë, sakrifica e Jasharëve, përkujtohet me ceremoni që zgjasin tre ditë, aq sa zgjati në atë kohë edhe beteja e tyre me ushtrinë serbe.

Po mirë-ku ishit Kadri në Masakrën e Reçakut?!

 Më 15 janar 1999 ngjarja që ndodhi në Reçak tronditi opinionin e mbrendshëm dhe ndërkombëtar. Rreth kësaj ngjarje reaguan burrshtetas si Bill Klinton, Toni Bler, Vilian Voker,  Medlin Ollbrajt etj. U vranë 42 civil dhe 12 ushtarë, burra e gra, e gjithë kjo u krye në mënyrën më barbare,  dhuna e ushtruar ndaj tyre e tejkalonte kohën e mesjetës.

Edhe gjatë historisë na janë të njohura terroret shtetërore që  pushteti i ka ushtruar qoftë ndaj kundërshtarëve të tyre politik dhe popullsisë civile, të tillë janë: terrori i bardhë në Rusinë Cariste, terrori i kuq, në kohën e sundimit të Stalinit, terrori fashist në Spanjë dhe Itali, terrori nazistë në Gjermani gjatë sundimit të Hitlerit, terrori sllavo –serb në kohën e Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Serbia terrorin shtetëror ndaj popullit shqiptarë  e ka ushtruar jo vetëm gjatë luftës  së armatosur 1998 – 1999 por edhe në herët prej vitit 1945, 1958, 1968. 1981, 1990, terrorizmi shtetëror serb arriti kulmin me masakrat që i shkatoi anë e mbanë Kosovës si: Likoshan, Abri, Reçak, Studime, Izbicë, Rogovë, Dubravë etj.

Është terrorizëm shtetëror sepse pushteti serb ka ndërmarë akte të dhunës që kanë futur frikë dhe trishtim tek popullata duarthatë e Reçakut. Pushteti  i regjimit të Millosheviqit vetë ndërmirrte ose instrumentalizonte grupe të veçanta  terroriste e të armatosura, të cilat ushtronin terror kundër popullatës civile shqiptare të fshatit.

Gjatë masakrës  në Reçak në rradhët e popullsisë civile janë torturuar 12 fshatar. Me këtë rastë forcat serbe kanë shkelur  Konventën Evropiane  për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore,   të cilën e kanë miratuar qeveritë e Këshillit të Evropës më 4 nëntor 1950 në Romë.

Çdo veprimi të armatosur iu  dha fund më 12 Qershor 1999, ndërsa më 17 Shkurt 2008 u  aprovua vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi.

Sakrifica e madhe e popullit shqiptarë u kurorizua  me njohjen e sovranitetit  e  Kosovës nga mëse 110 shtete. Por mbetet sfidë është shtrirja e plotë sovranitetit shtetror në pjesën veriore të territorit të Kosovës e cila po barrikadihet nga bandat kriminale serbe.

Edhe faktori politik vendor dhe ndërkombëtarë duhet të punojnë më shumë  për shpërbërjen e strukturave paralele dhe kriminale të cilat edhe pas 19 vitesh po veprojnë në Kosovë.

Këta faktorë duhet të jenë më të vendosur në luftimin e këtyre strukturave që po i shkaktojnë dëm shtetit tonë.

Për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta brenda Serbisë dhe për Masakrën e Prekazit dhe Masakrën e Reçakut,e masakrave tjera, është dashur të flisni që pas lufta hiq pa u ndal....

Autori është gazetar-analist i pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat