Edhe 12 vjet pas vdekjes, Rugova po i mungon Kosovës

Opinione

Edhe 12 vjet pas vdekjes, Rugova po i mungon Kosovës

Nga: Faton Mehmeti Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:15
Faton Mehmeti

Në paraditën e 21 janarit të 2006, u nda nga jeta Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova. Intelektuali i rrallë shqiptar, i cili la anash karrierën letrare për t’iu përkushtuar politikës, u bë simbol i shqiptarëve të Kosovës për Liri , Pavarësi dhe Demokraci. Rugova i lindur në Xërxë dhe i rritur jetim, pasi  babi i tij u vra nga çetnikët serb, arriti të edukohej nën frymën e shqiptarit autokton. Rugova ka përfaqësuar tamam shqiptarin tipik, malësorin e heshtur e trimin e pathyeshëm. Në atë ditit të ftohtë janari, shqiptarët në të gjithë botën u tronditën me lajmin se Presidenti Rugova nuk jeton më mes nesh, fizikisht, dhimbje kudo përveç disave që iu gëzuan vdekjës së presidentit. Ata që iu gëzuan ishin njerëz të klanit “Pronto”, të cilët kishin si qëllim të vinin në pushtet për t’u pasuruaur. Por, këtë nuk mund ta arrinin derisa Rugova ishte gjallë. Ndonëse, u munduan me të gjitha mjetet për ta diskredituar, nuk ia arritën qëllimit. Pasi dështuan tentimet e tyre për ta diskredituar, u munduan qe t’i bënin atentate të ndryshme, por prap nuk ia arritën. U desht të vdiste Rugova që Thaçi të vinte në pushtet. Rugova karakterizohej nga këmbëngulja e luanit, shpirti i engjullit dhe mendja e gjeniut. Njeriu që nuk diti të urrente askend, edhe ata që i bën atentate sikur tha me vete” fali o Zot se nuk dijnë çfarë bëjnë”. Rugova duke ndjekur linjën e orientimit të shqiptarëve nga perëndimi, sintetizoj më së miri autencitetin e shqiptarëve me vizionin për të ardhmën që ishte, dhe mbetet lidhja e përhershme me SHBA.  Arriti të përçoi më së miri mesazhin e shqiptarëve në botë, duke e mundur Serbinë me paqe, me durim dhe sakrificë. Rugova, arriti të themelote insitucionet paralele në arsim , shëndetësi dhe në të gjitha sektorët tjerë, duke mos iu nënshtruar asnjëherë dhunës dhe roberisë së armikut.

Njeriu që nuk arrit kurrë të fliste as një fjalë të keqe për askend, ishte fat i madh për Kosovën që e kishte. As që mund të imagjinohet se si do të ishte Kosova pa Rugovën, sigurisht se ende nën Serbi dhe mbase edhe më keq, e zbrazur pa shqiptarë. Fatkeqësisht, 12 vjet pas ikjës fizike të Presidentit Rugova nga kjo botë, Kosova nuk ka bërë hapa para. Në fakt as që pritej të kishte këso hapa derisa në pushtet janë ata që e donin Rugovën të vdekur, ata që i ben atentate dhe ata që nuk kanë qëllim Kosovën, por interesin e tyre. 12 vjet pa Rugovën Kosova është vendi më i varfur në Evropë mbase edhe ne botë, vendi më i korruptuar në Evropë, dhe vendi që po përballët me acarim të marëdhënieve me SHBA-të.  Pikërisht, fal SHBA-ve jemi këtu ku jemi dhe Rugova këtë e dinte shumë mirë, andaj  la amanet që kurrë mos t’i prishim marëdhëniet me SHBA, pasi përtej interesit strategji, marëdhëniet me SHBA janë ekzistenciale për Kosovën. Edhe ata që e urrenin Rugovën, çdo ditë e më tepër po i nënshtrohen atij, pasi figura e tij çdo ditë po merr hov, po lartësohet mbi qiellin e Dardanisë, që aq shumë e deshti. Për një moment, po imagjinoj sikur Presidenti të ishte mes nesh ende, sigurisht se Kosova do të ishte shumë më mirë, por mbase Zoti e deshti më shumëe se ne, dhe e mori një engjull që i bën roje Dardanisë. Lutu për ne President, kemi shumë nevojë për fjalën tënde, lutjën tënde...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat