Fitore për perëndimin, debakël për Rusinë

Opinione

Fitore për perëndimin, debakël për Rusinë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 14 qershor 2018 Në ora: 15:09
Sherif Ramabaja

Me këtë titull e fillon shkrimin gazeta gjermane “ Spiegel Online” me rastin e zgjidhjes së emrit për Maqedoninë, nga pala greke dhe maqedonase.

 Lajm i mirë për Naton dhe EU, vazhdon shkrimi, kurse Kremlinit s`do t`i pëlqej fare, por edhe presidenti maqedonas është kundër një kompromisi të tillë, citon gazeta. Derisa e tërë bota të martën me interes priste takimin historik në mes presidentit amerikan Donald Trump dhe diktatorit koreanoverior Kim Jong Un, Greqia dhe Maqedonia gjithashtu shkruan histori.

Kryeministri grek Tsipras dhe ai maqedonas Zaev, ranë në ujdi që ta zgjidhin çështjen e emrit të Maqedonisë, pas një mosmarrëveshje të hidhur dhe të gjatë. Tash EU- ja dhe Nato munden që ish republikën e Jugoslavisë, Maqedoninë ta pranojnë në gjirin e tyre. Për perëndimin është kjo një fitore, në të kundërtën për Rusinë do të jetë një debakël. Moska më tutje duhet të ketë frikë, për ndikin e saj në rajon. Gjithashtu marrëveshja nga rezistenca dhe mospajtimet e të dyja vendeve mund ta sjellin në vështirësi që të dështoi.

Për çka bëhet fjalë?

 Fqinji i vogël i greqisë, Maqedonia me rreth dy milion banorë, shpalli pavarësinë e saj më 1991 nga ish Jugoslavia dhe dëshironte që ta trashëgonte emrin, Republika e Maqedonisë. Popullsia slave dhe ajo shqiptare, siq thoshte Greqia, mund që në kushtetutën e tyre, të përfshijnë edhe territorin grekë të Maqedonisë së lashtë, ku ishte i lindur edhe Aleksandri i Madh. Në të njejtë kohë, Greqia bllokoi diskutimin në përfshirjen e shtetit fqinj në aleancën mbrojtëse të Natos dhe diskutimet rreth pranimit në EU.

Për çka ranë dakord dy qeveritë?

 Përr rreth gjashtë muaj nën patronazhin e OKB, EU dhe SHBA vazhduan bisedimet derisa u arrit marrëveshja që fjalës “Maqedoni” t`i shtohet prapashtesa “Veri” dmth. Republika e Maqedonisë së Veriut. Në këmbim Athina pranoi ta pranoi shtetësinë maqedonase dhe gjuhën, me kusht që të ketë një referencë se është gjuhë slave dhe nuk ka lidhje me Maqedoninë e Lashtë të Greke. Pasi të ratifikohet marrëveshja nga parlamenti maqedonas, Greqia do ta njoftoi Naton dhe EU në mënyrë që ta mbështesin pranimin e Maqedonisë.

 Çfarë ndikimi ka kjo në vendet e tjera evropiane?

 Zgjidhja e këti konflikti ndihmon në stabilizimin e gadishullit të pasigurt të Ballkanit. Është gjithashtu një lajm pozitiv në kohën e fundit për EU- në, veçanërisht pas vendosjes së daljes nga EU- ja të Britanisë së Madhe. Shembulli i Maqedonisë trgon se EU- ja prap mund të konsiderohet si një farë shprese. Orientimi perëndimor i Maqedonisë gjithashtu mund të ndihmoi në reduktimin e ndikimit rus në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat