Humbja e përjetuar dy herë

Opinione

Humbja e përjetuar dy herë

Nga: Milazim Maraj Më: 27 qershor 2018 Në ora: 14:05
Milazim Maraj

Humbja që pësoj kombëtarja serbe nga kombëtarja e  Zvicrës  nuk është më shumë së një humbje loje futbolli, një humbje në garat  për kupën botërore. Ndoshta Serbia as që ka pas iluzione që do ta fitoj këtë kupë. Por pjesëmarrja  i ka mjaftuar, bazuar gjithnjë në vlerat që tregon. Madje një shpresë shtesë, mundë ta ketë pas nga frymëzimi që garat po mbaheshin në Rusi. Ky përjetim kaq i përfolur dhe i përshkruar në mediet serbe, madje i trajtuar edhe nga shteti duke filluar nga figura nr. 1 e këtij shteti tregon së humbja është përjetuar dy herë. Madje hera e dytë ka dal në planë të parë.

Humbja nga ekipi që ishte më i mirë duhej të ishte gjë normale dhe përfundimi i lojës duhej të behej më ferr plej sportiv. Por kjo nuk ndodhi kështu. Ky veprim mund të jetë i çuditshëm, jo korrekt për kulturën dhe sportin botëror por për shqiptarët e Kosovës, kjo është sjellje e një natyre  aq të përsëritur që të duket  normale , është sjellje tradicionale e serbeve ndaj shqiptarëve. Po theksoj për shqiptaret e Kosovës, nga se shqiptaret e Shqipërisë nuk e njohin Serbinë, ata e njohin për mes të medieve dhe propagandës serbe, Ambasadës së Serbisë në Tiranë, ata nuk e kanë përjetuar tmerrin serb. Në këtë tmerr të pa ndërprerë u linden u kalitën dhe u rriten shqiptarët e Kosovës.   As në vitet 1943-45 Komandantet e Brigadave partizane shqiptare, nuk iu kanë besuar vëllezërve te vet shqiptarë nga Kosova.

Shqiptaret e mbetur në Jugosllavi, kanë vuajtur regjimin sadist  serb, këtë sadizëm serb e njohin, më mirë së çdo kush në botë. Ky sadizëm nuk njeh kritere njerëzore, madje ky  është shumë i ashpër kur është në pyetje sporti, kultura, gjuha apo simbolet kombëtare shqiptare. Më vjen keq për serbet, ata do të vuajnë gjatë, nga politika që i armiqëson më terë botën. Në u çliruam nga ata dhe kjo nuk ka kthim prapa. Shqiptaret e Kosovës e kanë shijuar lirinë pas shumë shekujsh. Tani më nuk pranojnë robëri më asnjë kusht. Dëbimi i shqiptarëve më të cilët serbet kanë pasur mundësi të bashkëjetojnë tani u kthehet bumerang nga atdheu i dytë i tyre kudo në botë. Më kë do të shfryj urrejtje Serbia? Kur në terë botën ka shqiptarë. Kudo janë shembull për punë, për shkencë, për kulturë, sport etj,  madje të respektuar dhe nderuar nga institucionet nikoqire dhe botërore. Janë të dekoruar, ikona në humanizëm, dhe në shërbim të njerëzimit në botë.

Nuk është bota gabim por politika e juaj dhe urrejtja e pa kuptimtë që e keni ndaj shqiptarëve. Këta lojtarë të futbollit dhe shumë intelektual tjerë tani në shtetet e ndryshme të botës kanë origjinë shqiptare, krenohen më origjinën e vet. Janë të nderuar nga shtetet dhe institucionet ku ata shërbejnë, punojnë dhe jetojnë. Në këto shtete ka edhe serb, por atyre ju vjen turp të tregojnë origjinën e tyre, për shkak të politikës tuaj, të gabuar dhe projekteve tuaja kriminale kundër njerëzimit. Presidenti serb Vuqiq u shpreh i kënaqur më sjelljet e tifozëve serb. Ata bashkë më ruset, thërrisni, vriteni shqiptaret, hidhnin më gjësende të forta në drejtim të lojtareve shqiptarë, që po shkëlqenin më artin e tyre sportiv. Tifozët serb kishin veshur fanella më fotografi të gjeneralit kriminel, të dënuar për krime lufte nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës. Më këtë krenohej presidenti Vuqiq?!. Fotografia gjeneralit krimin Mlladiq për shqiptaret e Kosovës nuk ka ndonjë kuptim.

Gjeneralët serb Llazareviq, dhe Dodik e përshkruajnë mirë luftën në Koshare, si ferr, Vietnam i vogël, betejë e dytë për Kosovën. Tani Kosova ka ushtrinë e vet. Ani pse quhet FSK. Ministër i mbrojtjes së Kosovës është Z. Rrustem Berisha, është , gjeneral Fadil Hadergjonaj etj nuk besoj që këta i keni harruar; dhe  Nato-n. Kështu që më ato fotografi të krimineleve tuaj mundë të krekoseni vetëm  ju që ishit pjesë e krimeve por jo edhe serbet që nuk duan luftë psh,  Natasha Kandiq. Sa më shpejt ta kuptoni së shqiptaret janë liruar nga ju, për ju dhe popullin e keni ngulfatur do të jetë më mirë. Këto sjellje tuaja për shqiptaret janë të dobishme.

Ne nuk kemi arritur ta bindim botën ende kush jeni ju, çka bëni  kur mundeni dhe sa të rrezikshëm jeni për paqe në Evropë dhe Botë. Bota tani po u kupton se jeni ana e kundërt e njerëzimit, demokracisë, kulturës, sportit  dhe humanizmit. Ju po dëshmoni para bote, atë që keni bërë më shekuj mbi shqiptarët dhe popujt tjerë, jo serb. E kuptojmë këtë shovinizëm e keni për konsum të brendshëm. Por tani edhe vet serbet e mençur që janë në botë po e kuptojnë sa dëme po u sillni atyre. Sa herë përmendet serbi, kujtohet kujtohen të krimet, “Jogurt Revolucioni” si akt i parë i dramës tragjike për shqiptaret dhe jo serbet tjerë në ish Jugosllavi. Kujtohen, vrasjet, masakrat, kallja e shtëpive, dhunimi i femrave shqiptare, boshnjake dhe kroate.

Por për ta kompletuar këtë kujtim para bote ju krenoheni dhe nuk turpëroheni. Ju nuk e dënoni gjenocidin e bërë në Kosovë. Nuk kërkoni falje por krenoheni me fotografitë e krimineleve dhe krimet e bëra.  Loboni kundër ardhmërisë dhe integrimit të shqiptarëve. Madje nuk turpëroheni edhe kur gënjeni në emër të shteteve tjera,  kur gënjeshtra del sheshit. Kështu silleni në këtë shekull. Në shekullin e teknologjisë së lartë në botë ku shpejtësia më e ngadalshme  e informacionit matët më sekonda. Urojmë që ndjenjën tuaj kundër njerëzimit ta fitoj arsyeja, këtë lutje po e bëjë për njerëzit tuaj. Nga se shqiptarët ju nuk i nënshtroni më, kurrë. Çdo luftë e juaja më ne është e dënuar më humbje. Shqiponja është simbol i shqiptarëve që sikur e keni parë edhe ju përkrahet nga e tërë bota e qytetëruar.

Sa herë mundoheni të na dëmtoni ju do të dëmtoheni më shumë, këtë edhe në këtë rast e provuat. Emri shqiptar është i nderuar dhe respektuar kudo në botën demokratike. Shqiptaret kudo në botë krenohen më historinë e tyre humane, kulturën, emrin dhe simbolet e tyre. Pajtohuni më fatin që e keni gatuar vet, sa më shpejt, më mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat