Lajmi që tronditi të gjithë shqiptarët kudo që janë

Opinione

Lajmi që tronditi të gjithë shqiptarët kudo që janë

Nga: Ragip Guraziu Më: 9 korrik 2018 Në ora: 13:18
Ragip Guraziu

Lajmi që tronditi të gjithë shqiptarët ku si pasojë e një aksidentit në Biraq të Suharekës,e shtune, ora 13:25 mbetën të vdekur pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopijë, me punësim në Zvicër dhe ishin ardhur për pushime në vendlindjen e tyre, po ja që fati deshti që vozitsi i automjetit humbi jetën, duke u ndesh me një autobus, që ishte fatal për te, nënën e tij, gruan dhe dy fëmijët e ti.

Në këto momente të rënda për familjen Sadikaj, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjarve!

Suhareka të dielën përjetoj lajm të dhimbshëm në këtë aksident tragjik në Magjistralen Duhël Suharekë ku humbën jetën pesë anëtar të Familjes Sadikaj nga fshati Sopi, komuna e Suharekës.

''Bashkendjej dhimbje dhe shpreh ngushllime familjes dhe farefisit te gjerë Sadikaj, banorëve të fshatit Sopi dhe Familjes Vataj nga Sallagrazhda për Dhëndrrin, Bijën dhe nipat e tyre dhe gjithë atyre që bashkëndjejnë dhimbjen për humbjen tragjike të familjes Sadikaj'', Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku njëherit po ato qaste te dhimshme, ditën e hane e shpalli ditë zie për gjithë qytetarët dhe fshatrave për rethë, por që edhe e gjithë Kosova, të hanen po e përjetonë si dite zie,dhe mesazhe te shumta hiq pa u ndal familjes Sadikaj-Sopi dhe familjes Vata-Sallagrazhdë.

Kujdes, kujdes, kujdes, mërgimtarë!

Pasi edhe autori i shkrimit vije nga kjo komunë, nuk po mundem të durohem,por me lotë ne sy, ka mundesi edhe me gabime,në kushte shumë të vështira,por mesazhe prekëse nga diaspora, ish- gazetar,publicistë,shkriptar,poet,inelektual, që i përkasin kësaj komune në fjalë, do së fundi edhe këshilla që thuhet;'' qoftë ky aksident i fundit,se Komuna e Suharekës dhe qytetarët e saj,bollë ka vuajtur, para lufte pas lufte,edhe tani me lotë e mërzi,po japin e Këshilla që ja vlejnë për t'i botuar.

Të dashur bashkëmërgimtarë!

''E dij se kemi të gjithë mall për vendlindjen. Fundja, shkojmë për çmallje familjare, fisnore e miqësore. Por, ama makinës t'i japim me karar! Të vonohemi pak, s'ka gjë të keqe! Por të shkojmë parakohe, atje ku nuk kthemi më, eshtë më shumë se dhëmbje shpirtërore, plasaritje apo copëtim zemrash për çdo kend! Është TRAGJEDI!!!

Andaj, nuk duam më lot as dhembje, por çmallje, argëtim, hare e buzëqeshje...!

Mjafton që kthehemi prap të mërzitur, apo jo...!?

Ju lutem shumë KUJDES!

Mbase edhe atdheu me ne flakëron e buzëqeshë!

Fundja JETA ËSHTË JETË! TA SHIJOJMË PRA DHURATËN E ZOTIT...!'' Një shkrimtar nga Prishtina,mu lut mos  ta publikoj emrin e mbiemrin.

Aksident i rëndë komunikacioni në Biraqë të Suharekës Rreth ores 13:21 minuta në magjistralen Suharekë Duhël ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni me ç'rast kanë humbur jetën pesë persona: tre të rritur dhe dy femijë. Vdekjet janë konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi.

Aksidenti ka ardhur kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin ku humbën jetë pesë persona.

“Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë. U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës. Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Po ashtu edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Sadikaj nga Sopija e Suharekës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël - Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj.

Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj.

Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik!”, shkruan Haradinaj.

Gjithashtu edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime familjes Sadikaj.

“I tronditur me aksidentin ne rrugen Suhareke-Duhel, ku vdiqen 5 anetare te nje familje. Ngushellime familjareve per kete ngjarje tragjike. Zoti qofte me ta ne keto momente te vështira”, shkruan Hoti.

“Lajm tejet i dhimbshëm humbja e jetës së pesë anëtarëve të Familjes Sadikaj, në aksidentin tragjik të ndodhur sot në magjistralen Duhël-Suharekë. Është një ditë e rëndë për të gjithë. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e tyre”, sjrkuan ne faqen e tij kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

E Ministri i punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka apeluar tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

”Sot, një familje e tërë u shua në një aksident të tmerrshëm në fshatin Biraq. Një familje me banim në Zvicër e cila ka ardhur për të kaluar pushimet e tyre në vendlindje. Shumë tragjike, shumë e rëndë! Ju bëj apel: Kini kujdes, respektoni rregullat, respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!”.

Ngushëllime ka shprehur edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i cili është edhe nip i familjes Sadikaj.

“Si nip i familjes SADIKAJ nga Sopija e Suharekës i shpreh ngushllime familjes së gjerë të dajallarëve , lagjes, bashkëfshatarëve Sopias dhe tërë atyre që bashkëndjejnë dhimbjen për humbjen tragjike të familjes 5 anetarëshe të Jeton Sadikaj. Ngushllime", shrkuan Avdyli në faqen e tij në facebook.

E kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shkruar se të hënën në Suharekë do të jetë ditë zie pas tragjedisë së rëndë të familjes Sadikaj.

“Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë. Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.  Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim. Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.

Lajmi që tronditi të gjithë shqiptarët ku si pasoj e një aksidentit mbetën të vdekur pesë antarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopijë! ''Vozitës ( gurbetçarë e bashkëvendas), pashë tokë e qiell! Pashë komb e atdhe. KUJDES!!! Sot, po derdhën shumë lotë...! Mos u bëni shkaktarë të kësaj dhembje të madhe!'', Mesazhi më prekës,që vije në facebbok nga gazetari,tani zëdhënsi për informimi në Komunën e Suharekës,Reshat Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat