Shkojnë si Cjapi, te Kasapi?!

Opinione

Shkojnë si Cjapi, te Kasapi?!

Nga: Hafiz Shala Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:06
Hafiz Shala

Naivët do të mendonin, si mundet me ngja që në të njëjtën kohë, në të njëjtin vendë dhe të i njëjtit persona, në këtë rast aka Sulltani, u bashkuan në atë( ata ), që her haptas e herë fshehurazi, takohen fizikisht, bisedojnë (virtualisht) përmes telefonit, shkëmbejnë mesazhe, dhe superlativa për njëri tjetrin, urime e përshendetje, ku, njeriu edhe mund të hamndet, se si këta tre burra, në Kosove, Shqipëri, e Truqi,( Erdogan, Thaqi, Rama) po i kordinojnë krejtë këto, "allishverishe", në mënyrë kaq të saktë, anipse gjoja, gjithçka, si e shesin ata të duket se është e rastësishme. 

Duhet, thënë troç e shqip, se nuk ka në këtë botë me këta tre njerëz njerëz, asgjë të rastësishme, çdo gjë prej tyre është i mirë - dakorduar.......dhe e marrun vesh mirë se çfarë do të flasin e bëjnë mes njeri tjetrit.

Më 10 Korrik, ditën e martë, ata u takuan në Ankara, si mësafirë të nderuar të inaugurimit të Sulltanit të Shekullit 21-të, "vëllait" të tyre, si e etiketojnë ata njëri tjetrin, Presidentin e Turqisë, RexhepTaip Erdogan, përfëshirë edhe ata përfaqësues shtetesh, që janë të njëjtë me diktatin e tyre, si me diktatorin dhe vrasësin e popullit të vetë, e të kundërshtarve politik, që nuk pajtohen me të, aka me ata.

 Çka tregon se jemi në kthimin e sistemit të kohës së "Sulltanve",e të diktatorve, që për t'i kopjuar ata, ndërtojnë pallate, vila, dhe bëjnë pushime e jetë super luksoze me familjet e tyre. Paçka se populli i tyre jeton në kushtet ekstreme minimale të jetesës, ndoshta edhe të varfërisë ekstreme nëse nuk e egzagjerojë me këtë rast.

Por, kush e di dhe e kupton se përse duhet të zgjidhet Turqia, vendi ku ata (Rama dhe Thaqi) takohen me Kryeministrin rus Medvedev( i cili ishte në vendë të Putinit), dhe me pelqimin e diktatorit rus, Vladimir Putin, së bashku me Presidentin e serbisë Aleksandër Vuqiq.

Hashim Thaqi, për mua është ”presidenti” inegzistentë dhe jokushtetues i Kosovës, si dhe, kordinatori, urdhëdhënësi, kontrollori i të gjitha veprimeve të punëve të brendshme të këqija, të Kosovës, gjatë luftës dhe pas luftës.

Ai është njeriu i aranzhimit të përpikët nga shërbimet sekrete franceze-DGSE, KGB dhe BIA, të cilat janë kujdesur që çdo gjë të jetë e "rastesishme” , jo vetëm në inaugurimin e këtij diktatori, herë donë t'i takojë Europës, herë Rusisë, herë Amerikës, por, që asesi nuk i takonë popullit të tij, atyre që e votuan “me vullnet” nën masat e gjendjes së jashtëzakonshme , gjoja si zgjedhje te “lira dhe demokratike”. 

Të cilat vetëm të tilla nuk kan qenë kurrë sa të jetë "Sulltani" i Turqisë, Rexhep Taip Erdogani, president.

Dhe, mysafirët , përfshirë dy miqtë e fortë  të Erdoganit, Rama dhe Thaqi, jo vetëm që nuk e çelin gojën për votimet në Turqi, që u mbajtën në një kohë kur vendi(Sulltani) shtyu Gjendjen e Jashtëzakonëshme, porse i duartrokasin me sa të munden, sepse, edhe ata me votimet ( në Kosovë e Shqipëri) janë të njëjtë dhe  kanë shumë  të përbashkëta mes veti, se si i fitojnë zgjedhjet.

Sepse, kush tjetër do të nderonte, duartrokiste, uronte përshëndeste, dhe do ta përkrah dhe t'i ndihmojë në çdo formë dhe mënyra nga më të ndryshmet që Sulltani, sa ma pak ose hiq të mos lëndohet politikishtë, të afirmohet, përmes përkrahseve të tij, e, posaçërishtë "Presidenti", i Kosovës.

Njeriu, që, për t'u kamufluar ose shpëtuar prej Gjykatës Speciale, është në gjëndje që Kosovën ta qesë në pazar siç edhe po vepron krye ne vete, pa pëlqimin e Parlamentit, të partive politike dhe shoqërive civile, pa u lëshuar se çfar dëmesh i sjellë ndoshta në njëqindëvjetorin e ardhshëm nëse mbijetonë Kosova, si shtet.

Ky, ”Presidenti” i Kosovës, qe ai që i përzuni ( dorëzojë) profesorët e njohur dhe shumë të pregatitur, se gjoja si përkrahës të Gulenit, sipas kërkesës së Sulltanit, si kundërshtar i tij,  politik e në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pa ju dhënë kurrfar mundësie që të ankoheshin. Ose, t'i jepinin simbas ligjeve spjegimet e tyre, përmes avokatëve, sikur do të ndodhte në çdo shtet normal në gjithë botën. Porse në Kosovë, ata u kidnapuen si në filmat ku vepronë mafia e specializuar.

"Presidenti" i Kosovës, duket i kapur. Ai në këto kushte duhet t'i kryej edhe obligimet, që ndoshta ka, ndaj Vuqiqit, i cili, me mjeshtri dhe poshtërsinë më të madhe, po i shfrytëzonë konçesionet, që ja mundësojë ”presidenti” Thaqi, deri te kërcënimi me formimin e ushtrisë serbe, brenda Kosovës. Referuar urdhërit të tij nga Beogradi, duke i terhjekur nga pjesemarrja ushtarakve të nacionalitetit serb, si pjesë e FSK-së, si qytetar të Kosovës, të cilët, në tërësi në asnji vende në botë, pakicat nuk kanë kësojë të drejtave në nji shtet ku bëjnë pjesë ma pake se 5% të popullatës.

Dhe,Serbia perseri kerkone leshime nga Kosova anipse me Planin e Athisarit jane krye te gjitha obligimet e leshimet qe u kushtezuen edhe nga Bashkesia nderkombetare qe Kosova si shtet qe deshirone paqe dhe fqinjesi te mire,i pranoje si shume te dhimbshme anipse edhe gati pas njizetevjete Serbia,jo qe u angazhue ti permiresoje mardheniet me Kosoven,por,ne forma dhe menyra ma te vrazhda,pengone,kerkone terhjekjen e njohjeve,pengone ne anetaresimin ne organizatat nderkombetare,me akuza se serbet ne Kosove nuk gezojne te drejtat e tyre,se jane te rrezikuar e shume genjeshtra tjera duke u paraqitur si viktime qe ne fakte ishte agresor dhe shkaktar i te gjitha luftave ne ish Jugosllavi,dhe,nuk e beri edhe ma te thjeshten ,kerkimfalje per te gjitha ato viktima,per te gjithe ate tmerr qe i i beri Kosoves dhe ne mnyren ma qnjerzire dhe johumane,duke i mbajtur peng kufomat nga varrezat masive ne teritorin e Serbise si tentimfshehje te krimeve ndaj popullates civile qe ja kalojne edhe Hitlerit ndaj popullit ebre.

“lartemadheria e tije presidenti”,po e shfrytezone rastin qe ne kete ngjarje” shume te rendesishme nderkombetar,te takoje keta burreshtetas te Rusise e Serbise permes sekserit Erdogan e qe te gjithe ne mendjen e tyre e kane,si ta coptojne,si ta pengojne dhe si ta defunkcionalizojne shtetin e Kosoves permes njeriut te tyre te perbetuar qe,te gjitha obliginet e marra nga ata,ti qoje ne vende.

Tani,” presidenti” permes shkrimeve te tije po e informone popullin e Kosoves se pati takime shume te “rendesishme “dhe se,kerkoje nga Medvedevi,Kryeminister i Rusise,qe te gjejne forma komunikimi ndershteterore,duke harruar,se ato jane ne veprim ne menyre direkte ose indirekte dhe se keto takime “ishin te rendesishme e te frytshme” duke ja pershkrue vetite si sukses,por,per kende?per Kosoven jo,per Serbine,me siguri.

Iliaz Bazna, kam dëgjuar se ka qenë nji spiun shumë i aftë dhe i  sukseshëm, por “presidenti” i Kosovës, ja tejkalojë për çka po merr  mirnjohje dhe ftesë speciale nga Erdogani, vëllau i tij, por jo i Kosoves.

Cjapi, ”Presidenti” i Kosovës, Thaqi, tani duket se nuk e ka vetëm nji kasap, por tre.

Si do të shpëtoj, dhe si vetëm ky e dinë. Sepse ndoshta edhe nuk është i pambrojtur, dhe ka marr garanci nga tri sherbime sekrete: DGSE, të Francës, BIA të Serbisë, dhe, KGB të Rusisë, që të gjitha këto në bashkpunim dhe kordinim me shërbimin sekret turk, që nuk kamë iden se si quhet, pasi nuk ja përmendën emrin, kur i kidnapuen shtetasit turk, me leje qëndrimi në Kosovë, por, me urdhër të “presidentit” që e kishte obligi ndaj Sulltanit Erdogan.

Nëse merren për bazë krimet dhe veprat kundër shtetit dhe popullit të Kosovës, Gjykata, do të duhet të ishte e pamshirshme, sepse, ky i amnestojë të gjitha krimet sërbe në Kosovë, duke mos ngritur padi deri në këtë moment. Bili "Presidenti" i Kosovës, deri tash lirisht mund të thuhet se e ngulfati dhe kapi gjykatat, prokurorët, për të 
mbuluar" dhe "zhdukur" të gjitha krimet e tij, dhe klanit ndaj shqiptarve dhe, si rezultat e solli Gjykatën Speciale, si e keqe e nevojshme që ti zbardhë , të gjitha të këqijat që ja solli Kosovës, dhe kombit shqiptar në tërësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat