Profesorët e anatemuar

Opinione

Profesorët e anatemuar

Nga: Sinan Kastrati Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:14
Sinan Kastrati

“Dikush tutet edhe nga të vdekunit”

Gjyshi im, Imer Seferi thoshte: “Nuk duhet mu tut nga të vdeknit por nga të gjallët”

Sa herë që vijnë pushimet verore, që në të shumtën e herave qëllojnë edhe si pushime vjetore, mendja e shqiptarëve që jetojnë jashtë Kosovës është se si të shkojnë sa më parë në Kosovë, me avionë, autobusë, me automobila apo edhe me biçikleta.

Ato jo rrallë përfundojnë edhe tragjikisht por askush nuk mëson nga këto fatkeqësi e as ata që kanë për detyrë dhe marrin pare të majme nga bugjeti i Kosovës për rrugët e rregullat në komunikacion.

101 vjetët e Idriz Ajetit

Sot lexova një pstim (postim, fjalë e re) të Xhafer Lecit, atdhetar i pashoq që nga fund vitet e 1970-tave në Gjermani për profesor Idriz Ajetin. Idriz Ajeti ka edhe gradën shkencore akademik por mua më pëlqen më shumë ti them profesor sepse kështu e njoha.

Grada shkencore, akademik dhe ajo ushtarake, gjeneral

Profesorët e nderuar si Idriz Ajeti, Anton Çetta, Ali Hadri, Gazmend Zajmi e shumë të tjerë që nuk janë më, bënë të pamundshmen e dhanë nga vetja gjithcka sa ishin në krye të arsimit, kulturës e të shkencës shqiptare duke u venë në ballë të furtunave, si në demostrata e protesta, në kuvendin e Kosovës e të ish Jugosllavisë, në mbrojtje të identitetit kombëtar shqiptar, por ata “vdiqën”  e në “vend” të tyre na erdhën “komandantë” me “grada” të tjera, “akademikë” e “gjeneralë” duke i zaptua bash të gjitha ato vende në ato institucione ku nuk duhet të ishin ata as si rojtarë.

Prosor Anton Çetta

Profesorit Çetta, ndër më meritorët nuk iu mundësua që të pushoj nën hijen e pemëve të Institutit Albanologjik, aty ku ai bëri më shumë se të gjithë të tjerët, si punonjës shkencor e udhëheqës i sektorit të folklorit.

Nuk ishte drejtor, por kjo nuk e pengonte profesor Çettën të punonte, të mblidhte thesarin më të çmueshem, këngët, përrallat, anekdotat e ... pleqnitë në Drenicë, si krahina më e prapambetur por jo edhe e varfër me dije e me mend dhe në krahinat e tjera.

Ai nuk shajti e as nuk akuzoi asnjeri, as “shefat” e vetë që sot peshtyejnë e pshurrin dhe e akuzojnë profesorin (kërkoj falje nga familja e profesor Çettës dhe lexuesit, për fjalorin).

Po kush është më i dashur në popull se profer Anton Çetta?

Në fillim të viteve 1990-ta, i shkonte pas profesorit një ushtri e madhe deri në 500.000 ushtarë shqiptarë, të gjithë të rinj, edhe pleq me forca djaloshare e disa nga ta, sot kanë hise në pushtet, nuk i shkoj mendja askujt, (përveç disa poetëve, shkrues të epokave...) ta ngrisin zërin kundër kësaj fare të keqeje që pjelli Kosova në kohën e sundimit sllav e sot, ata vendosin se kush duhët të ketë një përmendore e kush nuk duhet të ketë, bile edhe kujt duhët ti këndohet këngë.

E kuptoj se jemi popull emocioanlë por pse pse, krahas Familjes së Mixhës Shaban Jashari, djemëve Hamzës e Ademit, nuk është edhe profesor Anton Çetta e ... Ali Hadr e Idriz Ajetii? A mos vallë këta profesorë kanë punua kundër ineresave të shqiptarëve apo më pakë se sa Hamzë e Adem Jashari, Zahir Pajaziti apo edhe këta që janë gjallë, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti e ... Fatmir Lima?

Kur Fatmiri e Ramushi ishin në burgun e Hagës, “tuboheshin” me qindra mijëra euro për “shpenzimet” gjoja, pagesën e avokatëve e blerjen me pare, nga  “rrotelet” e duke dërgua edhe “bedelë” në Hagë,  dhe për çudinë e të gjithëve, shpalleshin të pafajshëm ndërsa për kolosët e arsimit, të kulturës e të shkencës shqiptarë, hiç Rexhep Qosjen, Adem Demaçin e ndonjë sahanlëpirës tjetër, ndajnë deri në 200.000 euro për “paroditë” e pamfletet e tyre që iu këndojnë uftëtareve dhe bashkëpuntorëve të serbëve e të Serbisë e për KOLOSËT e vërtetë, tribunët dhe luftëtarët e penës, nuk iu lejohet as me këmbë të shkelin në Univerzitet e në Institute.

Nuk e kisha ndërmend të shkruaja për profesorët, Ajetin, (Ali) Hadrin e Çettën por më shtyu ndërgjegja ti them edhe disa fjalë për ata burra, që nuk janë më (profesor Ajeti, ende është në jetë, por nuk është si dikur dhe sa dëgjova, jeton në kushte mizere, në mjerim).

Po pse ndodh kështu me ne në Kosovë?

Profesor Çetta nuk na kërkon asgjë por ne të “gjallët” duhët të japim çdo gjë për të e për familjen Çetta, sepse ai dhuroj veprat epokale, që nga fillimi i viteve 1950-ta, por me penë. dhe në Letërsi, në Kulturë e në mendimin estetik.

Shkruajti shqip më mirë se sa Ezopi e Lafonteni, përrallat për gjyshën e nanen Loke.

Në janar të fillim të janarit të po këti viti, shkruajta për profesorin, për ditëlindjen por kurrsesi për “vdekjen” e aq më pak, Zot mos e bënë për vrasjen e profesorit (”Në kujtim të 98 vjetorit të lindjes së professor Anton Çettës”

Sinan Kastrati, Bota Sot2 janar 2018 Në ora: 08:21, në rubrikën ”Opinione”, http://www.botasot.info/opinione/813686/ne-kujtim-te-98-vjetorit-te-lindjes-se-professor-anton-cettes/) . Kush e dinte që përseri do të shkruaj për profesorin.

Por kur të sundon i pasoji, nuk pritet më mirë.

Por (unë) NE nuk do të ndalemi. Do të shkruajmë sepse kjo është arma e jonë. Do të flasim për  profesor Çettën e profesorët e tjerë, deri sa ta japim frymën e fundit.

Menjëherë thirra disa miq në Zvicërr, Abas Fejzullahun e dr. Muhamet Shatrin në Sarandë dhe desha të flas edhe me Nue Oroshin dhe me “Trojet e Arbërit”.

Vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat