Mbi përbërjen gjenetike të shqiptarëve dhe serbëve

Opinione

Mbi përbërjen gjenetike të shqiptarëve dhe serbëve

Nga: Dr. Alban Lauka Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:12
Dr. Alban Lauka

Deklarata e Mustafa Nanos lidhur me “gjakun” e shqiptarëve po nxit reagime të shumta, shpeshherë, po aq pa vend sa edhe deklarata fillestare. Në rastin më flagrant, janë botuar edhe të dhëna gjenetike të linjave atërore, të shoqëruara me interpretime të gabuara, që duket sikur mbështesin idenë e “gjakut serb” ndër shqiptarë.

Nuk është fundi i botës edhe po të kemi elemente te gjakut serb mes nesh, fundja të gjithë njerëz jemi, lindim te ngjashem,por rritemi ndryshe. Dhe nëse vërtet ka prejardhje sllave mes nesh, kjo nuk na bën më pak shqiptarë, për sa kohë që rritemi në frymëne identitetit kombëtar shqiptar, me gjuhën dhe traditat tona. Por e vërteta e thjeshtë që del nga të gjitha të dhënat e deritanishme gjenetike tregon se ndër të gjithë popujt e Europës Lindore e Juglindore, shqiptarët janë populli me influx-in më të kufizuar të linjave atërore sllave.

Testi gjenentik i linjës atërore mbështetet në faktin se kromozomi Y, trashëgohet drejtpërdrejt nga babai tek i biri, pra pa u shartuar me materialin gjenetik të nënës. Si pasojë, të gjithë pasardhësit mashkullorë tëçdo burri kanë të njëjtin kromozom Y si ai vetë, përveç ndonjë mutacioni. Duke i grupuar linjat atërore sipas mutacioneve, kemi haplogrupet që janë përmendur këto ditë: R1b, R1a, I, J, E1b1b, G, etj, si dhe shumë nëndegë të tyre.

Gabimi në krahasimet që qarkullojnënë rrjet qëndron në përqëndrimin në këto grupe të mëdha dhe mospërfilljen e nëndegëve. Për shembull, R1b dhe R1a janë nëndegë të haplogrupit R, por janëndarë prej rreth 23 mijë vjetesh, kur nuk kishte as shqiptarë as serbë, madje as indo-europianë.Gjithashtu, është gabim tu vishen etiketat “Europë Perëndimore” shqiptarëve të grupit R1b apo “Lindje e Mesme” shqiptarëve të grupit E1b1b, pasi nëndegët të cilave u përkasin shqiptarët kanë qenë në Ballkan prej mijëra vitesh. Pra, duhen shikuar nëndegët e këtyre grupeve, për të dalluar ndarjet më të vonshme.

Edhe pse duhen më shumë teste për një pasqyrë sa më të drejtë të të gjithë popullsisë, nga testimet e deritanishme teshqiptarëve përmes komanive të ndryshme del se shumica dërrmuese e linjave atërore mes neshutakojnë disa nëndegëve të veçanta: nëngrupit E1b1b, nëndegës E-V13; nëngrupit J, nëndegës J2b2-L283; nëngrupit R1b, nëndegës R1b-Z2103>BY611. Të tri këto nëndegë, ose degëparaardhëse të tyre, gjenden në Ballkan, të paktën prej Epokës së Bronzit (Mathieson et al, 2017). Sipas Projektit Shqiptar për ADN, këto tri degë paleo-Ballkanike përfaësojnë rreth 78% të linjave atërore ndër shqiptarë,kurse ndër shqiptarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës shifra është rreth 83% (Veseli, 2018). Nëndegët qëzakonisht gjenden ndër sllavë, I2a1 dhe R1a-M417, përbëjnëvetëm 10-15% të linjave shqiptare, edhe pse kohët e fundit po dalin të dhëna që disa prej këtyre linjave mund të jenë veçuar para etnogjenezës sllave, gjatë Mesjetës së hershme. Studimet shkencore, edhe për shkak të kostos, mbështeten nërezolucion më të ulët testimi dhe numër më të ultët testesh, nxjerrin shifra të përafërta (Boattini et al, 2015; Ferri et al, 2010; Battaglia et al, 2009).

Nga ana tjetër, ndër serbë, nëndegët tipike sllave I2a1 dhe R1a-M417 përfaqësojnë respektivisht rreth 45-47% të linjave atërore, kurse tri nëndegët e lartpërmendura paleo-Ballkanike vetëm 22-28% (Battaglia et al, 2009; Regueiro et al, 2012). Pjesa tjetër përbëhet nga linja me prejardhje nga Europa Perëndimore e Veriore, si dhe nga Azia, në masë më të kufizuar. Pra, pjesa më e madhe e linjave atërore serbe vjen nga dyndjet e Mesjetës së hershme, më së shumti nga dyndjet sllave, ndërsa një pakicë e konsiderueshme është pasardhëse e linjave “vendase”. Të dhënat flasin për një përqëndrim të këtyre linjave të lashta Ballkanike në pjesët jugore e lindore të Malit të Zi, si dhe në jug të Serbisë, pra pikëtisht në zonat me prani historike të shqiptarëve. Si përfundim, nëse mund të flitet për ADN të ngjashme mes shqiptarëve dhe serbëve, ështëpikërisht në sajë të këtij element ballkanik të asimiluar nga sllavët, e jo nga “gjaku serb” mes shqiptarëve, aq më tepër mes shqiptarëve të Kosovës.

Si përfundim dua tu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që mos të mjaftohen me spekulime pa themel si të Nano-s, apo me “analiza” sipërfaësore që qarkullojnë në rrjet, por t’i bashkohen Projektit Shqiptar për ADN (në FTDNA:https://www.familytreedna.com/groups/albanian-bloodlines/about/background; në Facebook: https://web.facebook.com/groups/gjenetika/) ku mund të merret informacion i saktë e i hollësishëm për të dhënat e deritanishme, si dhe për mundësitë e ndryshme për tu testuar. Sa më shumë teste, aq më pak llafe boshe!

Referenca:

Mathieson et al. (2017). The Genomic History Of Southeastern Europe. Marrë nga http://www.biorxiv.org/content/early/2017/05/30/135616

Veseli (2018). Statistikat. Marrë nga http://www.gjenetika.com/statistikat/

Ferri, G., Tofanelli, S., Alù, M., Taglioli, L., Radheshi, E., Corradini, B., & ... Beduschi, G. (2010). Y-STR variation in Albanian populations: implications on the match probabilities and the genetic legacy of the minority claiming an Egyptian descent. International Journal Of Legal Medicine, 124(5), 363-370. doi:10.1007/s00414-010-0432-x

Sarno, S., Tofanelli, S., De Fanti, S., Quagliariello, A., Bortolini, E., Ferri, G., & ... Pettener, D. (2016). Shared language, diverging genetic histories: high-resolution analysis of Y-chromosome variability in Calabrian and Sicilian Arbereshe. European Journal Of Human Genetics: EJHG, 24(4), 600-606. doi:10.1038/ejhg.2015.138

Battaglia, V., Fornarino, S., Al-Zahery, N., Olivieri, A., Pala, M., Myres, N. M., & ... Semino, O. (2009). Y-chromosomal evidence of the cultural diffusion of agriculture in southeast Europe. European Journal Of Human Genetics, 17(6), 820. doi:10.1038/ejhg.2008.249

Regueiro, M., Rivera, L., Damnjanovic, T., Lukovic, L., Milasin, J., & Herrera, R. J. (2012). High levels of Paleolithic Y-chromosome lineages characterize Serbia. Gene, 49859-67. doi:10.1016/j.gene.2012.01.030

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat