Më parë ishim fabrika lindjesh seksuale, tani jemi bërë ndrydhje lindjesh seksuale

Opinione

Më parë ishim fabrika lindjesh seksuale, tani jemi bërë ndrydhje lindjesh seksuale

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 korrik 2018 Në ora: 20:15
Sulejman Mehazi

E mjaftë më jemi duke ju duruar, jo vetëm që na e keni humbur lirinë, por edhe buzëqeshjet, gëzimet e lumturitë individuale, bashkëshortore, familjare e kolektive; aq na keni pikëlluar sa që s'na kënaq e rrihet askund, me ato politikat udhëheqëse shtetërore keni kërditur popullatën e jeni bërë shumë të neveritshëm. Për besë, këtë që ju ia bëni popullit tuaj, këto idiotësira as Tito, Jugosllavia e serbet, e as Shqipëria e Enverit më parë  s'na e kanë bërë.

Në kohën e Titos burrat e gratë shqiptare ishin Fabrika Lindjesh Fëmijësh, bashkëshortët më pak bënin nga tre-katër fëmijë dhe plus, merrnin shtesa fëmijërore deri në kryerje të shkollës së mesme, e ju çfarë keni bërë? Ja çfarë?, aq na keni frikësuar me jetën sa që na keni humbur ndjenjat humane, respektuese e dashurore jo vetëm ndërnjerëzore, por edhe farefisnore, familjare e bashkëshortore.

More ju pisa politikanë, aq thellë keni hyrë sa që popullatës suaj shqiptare nga frika ekzistuese e varfërisë ua keni humbur dëshirat nepsore, epshore  për marrëdhënie seksuala. Më parë nëpër mediat, gazetat e TV-të serbe-jugosllave gratë tona nga inati pse ishin më seksibile i trajtonin si "mašina za ra?anje djeca" (Makina për lindje  fëmijësh), aq ishin të fuqishme e të lumtura së bashku me burrat e tyre sa që nga xhelozia seksuale çfarë s'u thonin nënave e grave tona, kurse ju të poshtër politikanë shqiptarë si në Shqipëri, poashtu dhe në Kosovë e Maqedoni nga frika e varfërisë familjare, bashkëshortët i keni bërë impotentë, frigacakë, fabrika ndrydhjesh marrëdhëniesh seksuale ; sa që s'duan të lindin fare fëmijë. Ju politikanë shqiptarë, aq jeni të poshtër sa që popullit tuaj ia keni futur psikologjinë e dobësimit të marrëdhënieve seksuale për shkak kushteve të vështira sociale mos t'ju shkojë mendja  më shumë se lindjen e një djali e një vajze.

Më parë familjet shqiptare shtoheshin si tufa dhenshë e ishin të butë,  tani për t'i numëruar s'nevojitet as pesë gishtat, i keni zbrazur, i keni bërë si ujqër të egërsuar anekënd botës. 

Për të argumentuar thëniet e lartëpërmendura marrim si shembull nxënësit e nëntëvjeçareve në Maqedoni, çdo vit  më pak e sa më pak nxënës. Më 2008, 135000 nxënës kanë kryer nëntëvjeçaren, kurse sivjet, më 2018 afër 90,000, 45000 më pak, që e ka kuptimin e humbjes së një qyteti me 45000 banorë. 

Ju udhëheqës politikë shqiptarë largohuni sa më shpejtë se jeni armiqtë më të mëdhenj të kombit tonë, më të këqinj sesa serbët, atë që donte Millosheviqi, jeni duke e bërë ju, cdo ditë po e shtrydhni e ndrydhni popullin tuaj shqiptar. Ikni e kurrë mos u kthefshi ju hijena të kësaj popullate të përvuajtur e të ngratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat