Prof.Musa: Për mërgatën, opsioni i ndarjes së Kosovës është i papranueshëm

Opinione

Prof.Musa: Për mërgatën, opsioni i ndarjes së Kosovës është i papranueshëm

Nga: Nexhat Haziri Më: 25 korrik 2018 Në ora: 07:25
Ahmet Musa

Nismës së kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, në organizmin në tryezën me liderët politikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile rreth tendencave për ndarjen e Mitrovicës, iu janë bashkuar persoanlitete të ndryshme nga mërgata të cilët shprehen qartë kundër idesë për ndarjen e mundshme të Kosovës apo shkëmbimin e territoreve. Veprimtari  shumëvjeçar  i çështjes shqiptare në Finlandë dhe mësimdhënsi i gjuhës shqipe në këtë vend, Prof. Ahmet Musa, që njëheri është banor i komunës së Mitrovicës, ka theksuar se ndarja e Mitrovicës është e papranueshme dhe për një gjë të tillë kurrë nuk do të pajtohet mërgata shqiptare. “Nuk është në pyetje vetëm ndarja e Mitrovicës, por siç po flitet edhe këmbimi i teritorit shqiptaro-shqiptar”. Prof. Musa në vazhdim të diskutimit të tij në këtë tryezë ka apeluar se kjo çështje nuk duhet shfrytzuar për poena politik apo për fushata zgjedhjesh, pasi sipas tij, kjo është një çështje që i preukupon të gjithë qytetarët e vendit sepse po rrezikohet sovraniteti i vendit, po rrezikohet ndarja e qytetit tonë Mitrovicës- Jerusalemit të Kosovës, duke i ftuar qytetarët që ta ngrisin zërin kundër këtyre tendencave për ndarje të Mitrovicës dhe të Kosovës. “  Populli është sovrani i këtij vendi, andaj nuk ka të drejtë askush, qoftë ky edhe presidenti apo ndonjë zyrtar tjetër shtetror që të bëjë pazare në dëm të shtetit për çfardo interesi politik e përsonal” Prof. Musa ka përkujtuar edhe kushtetutën e Kosovës e cila sanksionon çdo veprim kundër interest të vendit, siç është tentativa për ndarjen e Kosovës, e që është cenim i integritetit territorial të vendit, e  që nuk është vetëm një veprim antikushtetues por edhe tradhëti kombëtare.

Në fund, për lexuesit tanë iu kujtojmë se prof. Ahmet Musa që nga vitet ’90-ta, jeton dhe vepron në Finlandë. Ai është kryetar i degës së LDK-së për këtë shtet dhe njëheri po ashtu kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Finlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat