Për riza t’Zotit hjekni prej mendjes dhe gojës fjalët ndarja e Kosovës

Opinione

Për riza t’Zotit hjekni prej mendjes dhe gojës fjalët ndarja e Kosovës

Nga: Luz Tomaj Më: 4 gusht 2018 Në ora: 06:25
Luz Tomaj

Ka shum të zeza aktuale, jo se janë aktuale por shtresa politike I aktualizon. Deri  kur?!!  Vene gishtin  në kokë more, mendoni more se I kujtë është  shteti, e kujt është toka e Kosoves, n’emër  t’kujt  flisni.

Nji nga nji

A është Brukseli në cilësi të gjykates

Procesi I dialogut apo negociatave, si të doni, në mes Kosoves dhe Serbisë, zhvillohet në Bruxel, nën  mbikëqyrjen apo ndërmjetsimin e BE.  Mbaj bindjen se procesi, jo vetëm që mbikëqyret por edhe dirigjohet  nga BE. Prandaj, Bruxelin edhe e konsideroj  si gjykatë. A duhet, shtruar, fare, pyetjen se cila pale akuzon dhe cila mprohet. Ka qenë dhe është zakon që viktima të akuzon kriminelin. Mjerisht, në këtë rast pala kriminele  akuzon viktimen. A është deshtë dhe a duhet që Kosova të insiston, që ndërmjetësuesi, në cilsi të gjykates, sado pak, të hulumton ose të pranon të vërtetën, të cilën e argumenton  historija e të kaluares në raportet serbo-shqipëtare. Mos të shkohet më larg se në fillim të sh. 20, çka iu bëri Serbia shqipëtarve me 1912, çka bëri në mes dy luftrave botrore, çka bëri Plani I ati Qubriloviqit, çka bëri Rankoviqi e mos të flasim për atë të fundit. Të gjitha këto flasin se, fjala është për një Serbi, për një kriminel I cili me zhargonin juridik quhet RECIDIVIST, I papërmirsueshëm. Nuk la gjë të keqe pa bërë kundër shqipëtarve, e tani e qon tër  atë pluhur, për një grusht serb në Kosovë, të cilët askush nuk I rrezikon, përveç që e rrezikojnë vetvehten, I rrezikon vet Serbia e cila kërkon bela. Kushdo që e përfaqson Kosoven, insistoni në histori, në fakte, të cilat, BE, nuk mundet e ti anashkaloj.

Kush e përfaqëson shtetin

I mjeri shteti, I mjeri  apo I shkreti popull. I tër ai pluhur qohet, nga liderët, nga subjektet politike, nga përfaqsuesit e zgjedhur nga populli. Sejcili e akuzon tjetrin. Kam frigen se edhe BE iu konsideron se nuk dini asgjë dhe po bëhi qesharak apo të marrë. Prandaj, fjalët apo mendimet dhe propozimet e paargumentuara as që kanë peshë në proceset e ndryshme ndërkombëtare.

Kosova hyn në rradhen e shteteve të sistemit parlamentar. Në atë drejtim është nxjerrë edhe Kushtetuta e Kosoves. Megjithatë, nuk është vështir me kuptuar se, Kushtetuta nuk rezulton nga VULLNETI I popullit, se I ka njiqind të meta dhe ka dispozita destructive, të cilat e pengojnë reallizimin e vullnetit të popullit, e pengojnë procesin e formimit dhe forcimit të shtetit. Sa për ilustrim do përmendi vetëm dy momente. Sovraniteti dhe juridikcioni, si factor themelor të funkcionimit të shtetit, nuk aplikohen në mbarë shtetin. Ndryshimi eventual I Kushtetutes varet nga vota serbe,( neni 65 pika 2), në të cilën nuk mund të llogaritet.

Sido qoftë, në procese të ndryshme ndërkombëtare, Kryetari I shtetit është I autorizuar që të përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë (neni 84 pika 1). Me qenë se, proceset e tilla kërkojnë njohuri maksimale të lëmive të ndryshme – historike, sociologjike, politologjike, të shkencave juridike etj. njohuri këto të cilat nuk I ka asnjë kryetar. Prandaj, nuk ka rrugë tjetër, përveç formimit të ekipit tejet professional, I cili garanton mprojtjen e shtetit, mprojtjen e kushtetutes, në çfarë do procese jo vetëm ndërkombëtare.

Si shtet parlamentar, kuptohet se, fjalen e fundit e nep Parlamenti I shtetit të cilin e obligon Kushtetuta  që t’I shqyrton dhe vlerson tëgjitha marrëveshjet e arritura,  në procesin e ratifikimit të tyre.

Asociacioni

Kur pleshti bëhet bullë! Duhet me qenë tejet naiv dhe mos me kuptu se çka pretendon Asociacioni për të cilin insistojnë serbët dhe Serbia. Sot lexova se kryetari Vuqiq, iu paska shkruar serbëve të Kosoves që të mos kërkojnë autonomi. Si lexohet dhe si kuptohet kjo?! Në asnjë mënyrë tjetër pos paralajmërim se çka do të ndodhë. Formimi I asociacioneve është e drejtë e individëve dhe e drejtë e subjekteve. Por, kurrëfar asociacioni nuk mund të del jashtë kritereve të ligjeve ose Kushtetutes.

Sëpari, nuk e kuptoj se pse, pushteti I Kosoves nuk e kushtëzon diskutimin për Asociacion, me faktin se, më pare, komuniteti serb duhet ti nënshtrohet sovranitetit dhe jurisdikcionit të shtetit.

E dyta, Kushtetuta e Kossoves e rregullon edhe ndarjen e pushtetit. Pushteti është ekskluzivisht I ndarë në pushtetin qendror (neni 4) dhe atë lokal (neni 124). Bartëse të pushtetit lokal janë komunat dhe vetëm komunat. Çdo pretendim eventual, I donjë forme tjetër të pushtetit ose donjë lloj pushteti në mes pushteteteve egzistuese, është në kundërshtim me Kushtetuten dhe I papranueshëm.  Hapni sytë ore dhe mblidhni menët dhe mos lejoni donjë asociacion pushtetar sepse po e lejoni edhe ndarjen e Kosoves

Ushtrija

Transformimi I forcave të sigurisë në ushtri është çështje aktuale. Kuptohet se edhe kjo e kërkon mbështetjen e Kushtetutes. Përpjekjen eventuale për ndryshimin e Kushtetutes, kuptohet, e pengon vota e serbëve. Zoti Kryetar, nëse nuk ka gjasa për ndryshim të Kushtetutes, në drejtim të formimit të ushtrisë, ndoshta mundesh me e shfrytëzuar të drejtën kushtetuese në mënyrë që të propozojsh, për këtë çështje, një AMANDAMENT të Kushtetutes – neni 84 pika 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat