Dhimitra Gjergji Boro, (Kaçorri), bija devollite që vajti nuse në derën e Kaçorrëve...

Opinione

Dhimitra Gjergji Boro, (Kaçorri), bija devollite që vajti nuse në derën e Kaçorrëve...

Gëzim Loka Nga Gëzim Loka Më 4 gusht 2018 Në ora: 11:45
Dhimitra Gjergji Boro

E lindur dhe e rritur në një fshat të Devollit, në një familje me tradita atdhetare dhe trashëgimi vlerash historike e njerëzore, Dhimitra do të lidhej përjetësisht me Lurën tonë, për shkak të dashurisë së pastër e të çiltër me një pinjoll të derës së Kaçorrëve, derë që i ka dhënë Lurës dhe shqiptarisë modele qeveritarësh, kumte qëndrese e patriotizmi.

E qara e asaj foshnje atë fillim gushti të vitit 1953, në derën e Borove në fshatin Polaskë, nuk paralajmëronte asgjë për udhëtimin e madh të jetës së saj,  Ai udhëtim, që do ta çonte nuse në derën e një familje të shquar të Alpeve shqiptare, do të ishte udhëtimi më kuptimplotë i jetës së saj, në një familje të re, të bekuar nga dashuria njerëzore.

Dhimtra do të rritej e lumtur dhe e gëzuar me shokë e shoqe të botës fëmijnore, teksa çdo ditë që kalonte spikaste karakteri i saj i fortë dhe etja për dije.

Ajo do të vazhdonte të gjitha ciklet e shkollimit në fshatin e lindjes ku do të dilte me rezulatate të shkëlqyera në të gjitha lëndët.

Shkollën tetëvjeçare do ta kryente në Shkollën tetëvjeçare “Nevru Gjoza” në Poloskë, me rezultate të shkëlqyera.

Shkollën e msme e kreu në Bilisht në shkollën “Fuat babani”, në vitet 1971-1974. Në vitin e tretë të shkollës së mesme, kur ishte nede vetëm gjashtëmbëdjetë vjeç, Dhimitra me shokmët dhe shoqet e klasës do të merrnin pjsë në hekurudhën rinore Elbasan Përrenjas, në gjirin e brigadës vullnetare të krijuar nga shkolla në fjalë.    

Në shkollën për mësuesi më Korçë, ku vazhdoi më tej studimet, Dhimtra u njoh me Bibë Kaçorrin dhe mes dy të rinjve lindi ndjenja e pastër e dashurisë, e cila brenda një kohe të shkurtër u kurorëzua me martesë.

Pas mabrimit të shkollës së mesme për mësuesi për disa kohë Dhimitra do të punonte si mësuse në fshatin e saj të lindjes.

Pas mbarimit të shkollës, ndërkohë që ishte e fejuar, u ëmrua si mësuese në shkollën e fshatit.

Fill pas martesës me Bibë Kaçorrin, në vitin 1974, për të nisi një jetë e re, atje në Lurën e largët, në prehër të maleve, mes njeërzve të rinj dhe një mënyre tjetër jetese, të panjohur më parë për vajzën e bukur devollite. Por e rrethuar me ngrohtësinë e njerëzve të familjes së re dhe të gjithë lurianëve, që e konsideronin si motrën e tyre, ajo jo vetëm do të ndihej mirë, por do të ishte mjaft aktive në jetën e komunitetit lurian.

Në fillim e caktuan mësuese në fshatin Lajthizë të Dibrës, për të vijuar më tej në  Krej Lurë, nga viti 1978-1999, ku që në ditët e para të punës së saj do të vihej re pasioni dhe përkushtimi, komunkimi i ngrohtë me nxënësit dhe banorët lurianë, etja për dije dhe progres të gjithëanshëm.

Ka pasur rezultate shumë të mira në punë, konstatuar dhe vlerësuar nga funksionarët e arsimit në rreth dhe në qendër.

Ka marrë distinktivin “Mësuese e dalluar” për mësimdhënie, nga ministria e arsimit, ministrja Tefta Cami.

Është propozuar dy herë për dekorim, por nuk ia kanë akorduar këto dekorada, për arsyte të “njollave në biografi” të bashkëshortit.

Gjithmonë aktive, e ngarkuar me detyra shoqërore si sekretare fronti, në bashkimet profesionale, kryetare e Bashkimit të Gruas etj.

Një vit ka kryer detyrën e drejtoreshës së shkollës në Krej-Lurë si dhe ka qenë zv/komandante e çetës vuillnetare të grave të Lurës.

Në vitet 2001-2913 ka punuar mësuese e ciklit të ulët në shkollën “Mustafa Kemal Ataturku” Zall herr, ku ka pasur rezultate të larta.

Karakteri lurian, biseda e kodifikuar, burrëria, mbajta e fjalës së dhënë, mendimi i pjekur dhe pa ekuivoke, e bënë për vete këtë bije të Devollit dhe ajo u dashurua jo vetëm me natyrën e bukur gjer në mahnitje të Lurës por dhe me doket e traditat, vlerat njerëzore të lurianëve.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat