Themeli i shtetit, i një republike të qëndrueshme

Opinione

Themeli i shtetit, i një republike të qëndrueshme

Nga: Ali Hertica Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:09
Ali Hertica

Teoria për themelimin e një republike të qëndrushme dhe jetëgjatë, mund të hartohet një legjislacion i mirë për një shtet, si mund ta ruaj një shtet legjislacionin e republikës, të sigurohet për një kohë të shkurt apo të gjatë, një shtet republik, për një shtet me popull të korruptuar.

Teoria e tij për themelimin e një republike të qëndrueshme ka dy hallka: një është poletiko-historike dhe një sociologjike, sipas Makiavellit ku thotë se për një qytet ose shtet që ka dalë nga skllaveria e një fuqie e huaj, është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur të futë një legjislacion republikan, që do të respektohet. Ai e perdor qytetin e tij Firencen si shembull.

Kur ai kaloi nga dora e perandorisë Romake, ku më së fundi u themelua si shtet më vete kishte fillimisht një legjislacion që ishte një përzierje e instucioneve të vjetra e të dobëta, me të rejat. Duke u nisur nga ky fakt, qyteti nuk pati kurrë një legjislacion të mirëfiltë republikan, dhe kjo ndodh me të gjitha shtetet që kanë pasur të njëjtën pikënisje që do të thotë se edhe Kosova është e tillë dhe duhet të jetë.

Hallka sociologjike në teori është e saktë, sepse çështjet publike janë lehtë për tu qeverisur me një qytet, ku pjesa më e madhe e popullatës nuk është e korruptuar. Pikënisja është rëndësia e moralit dhe e virtyteve politike dhe më së shumti mirëbesimi dhe ndershmëria. Kemi shembuj se cfarë roli kanë lujtur vyrtytet të tilla në republikën Romake, dhe në Gjermaninë e kohës dhe shkaku i mirëbesimit dhe ndershmëria.

Duhet ti vëmë kontaktin fesë dhe mungesës së saj me shoqërinë e korruptuar si ishte Franca, Spanja, Italia ku ishin shtetet  më të korruptuara ku mbaheshin si marrrëdhënie sociale dhe ekonomike. Kjo do te thotë se më e shkatërruar është pabarazia morale dhe polirike që vjen nga një klasë ekzistuese me prona të mëdha të tokave që e shfrytëzojnë punën e të tjerëve.

Mënyra e vetme për të vendosur rregull aty, është vendosja e qeverisjes monarkiste, sepse atje ku pjesa më e madhe e popullsisë është e korruptuar dhe ligjet nuk kanë më forcë detyruese, duhet vendosur një pushtet i lartë të përgjithshëm absolut, për të frenuar lakiminë e korrupsionit e të fuqishmëve që gjenden në pushtet.

Pasuritë e mëdha që vijnë nga tregtia dhe ato pasuri e shpejta kanë domsodoshmërisht të njëjtin efekt korruptues. Në mënyrë të vecantë Makiavelli trajton mundësitë që një popull, se po del nga roberia, që nuk i njeh mjetet e mbrojtjes e të sulmit dhe që akoma nuk ka njohur princin dhe rrethanat do të bjerë shpejt nën një zgjedhje që mund të jetë më e rendë se e para. Në arsyetimet e mësiperëme, populli e ka fituar lirinë me luftë, mirëpo në këtë rast populli nuk është i korruptuar, cfarë problemesh ka një popull i lirë që ka rënë në degjenerimin dhe korrupsionin, kur populli degjenerohet atëherë ligjet ndërrohen shpesh sipas rrethanave te ngjarjeve,, prandaj edhe në Kosovë disa ligje duhet që të ndërrohen sipas ngjarjeve qe janë evidente. Në këtë rast duhet të ndërrohet legjislacioni. Është vecanërisht e veshtirë ta ruash pushtetin në shtetin e krijuar sikur tani qe është situata në Kosovë.

Njerzitë mund të hapin pushtet me anën e të tjerve ose si pasoj e rrethanave. Për këta është shumë e vështirë që ta ruajnë pozicionin e tyre në pushtet ku nuk ka rrënjët e thella, që mund tu rezistojnë cdo furtune që kanoset.

Çdo kush e  sheh se çfarë mendon te jesh, por pak e ndijejnë se kush je dhe këta pak nuk guxojnë të ngrihen kunder shumicës, që kanë marrien e shtetit si mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat