Islamizimi i Kosovës

Opinione

Islamizimi i Kosovës

Nga: Shpend Salihu Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:06
Shpend Salihu

Per fat të keq në shumë shkrime të mija dhe të shumë te tjerëve, është theksuar rreziku prej Islamizimit te Europës dhe Kosovës, e kjo po ndodh në një domicil me më pak se 2 milion banor. Siç dihet pavarësisht asaj se liria e besimit dhe ndergjegjes garantohet me shumë akte nderkombetare dhe vendore, rritja e besimtarëve radikal islamik në Kosovë, është një rrezik përmanent për gjendjen sigurisë nacionale në Republikën e Kosovës.

Siç dihet është e pakontestuar se sherbimet Turke, Serbe, Ruse dhe disa rryma ultra nacionaliste heshtazi e perkrahin si përmes mjeteve financiare ashtu edhe përmes përkrahjes politike Islamizimin në Kosovë, por mos të harrojmë se çlirimin e Kosovës na e sollën, Amerikanët, Britanikët dhe Lobi hebrej në Amerikë, i cili ka ndikim në politikëberjen në SHBA, gjersa fakti tjetër krucial është se Europa është Kristiane, dhe nëse vazhon ky trend i ndërtimit të xhamive e urrejtjes ndaj pjesëtarëve të feve tjera, perkrahja e Europës do zbehet.

 Në France e besa Danimark e gradualisht po pregaditet edhe në Itali etj, po ndalohet dhe do ndalohet ferexheja, pasiqë prej 11 Shtatorit 2001, njerëz të maskuar me ideologji radikale islamike, përmes mshefjes së esplozivit në rrobat e tyre kanë kryer akte të shumta terroriste në Europë, andaj frika, panika dhe pasiguria e kaplojë mbarë Europën demokratike, Mos të harrojme se leja e identitetit është që të identifikohen personat, gjersa përmes ferexhes e maskimeve islamike është e pamundur të identifikohen personat e tillë.

Të mos harrojmë se sektet VAHABI dhe Lëvizja e muslimanëve te rinj, janë promotorët kryesor të formacioneve terroriste sic jane ISIS dhe fronti Al Nusra, si dhe se këto lëvizje kanë depërtuar thellë në Kosovë. Nëse shoqëria jonë distancohet nga këto grupacione dhe i izolon, do kemi përkrahje jo vetëm Europiane por edhe ndërkombëtare, andaj të vetedijësohemi si shoqëri e të pranojmë kulturën Europiane e jo Arabe, nëse dëshirojmë integrime Euro-Atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat