Rreziku nga aventurat e Thaçit!

Opinione

Rreziku nga aventurat e Thaçit!

Nga: Gani Qarri Më: 8 gusht 2018 Në ora: 13:13
Gani Qarri

Vendi ynë ka kohë që po rrezikohet hapur nga aventurat e Thaçit,nga të cilat përfiton vetëm Serbia,. Kosova në krye me Thaçin, jo vetëm që nuk ka arritur asnjëherë të vetme të vendosë kushte në bisedime, por as nuk ka mundur të pengojë cilëndo marrëveshje në dëm të saj. 

Hashim Thaçi dhe delegacioni i Kosovës ka vepruar në vazhdimësi pa plan dhe duke ndjekur gjithmonë vetëm agjendën e Serbisë, gjë që na solli në gjendjen aktuale në raport me këtë shtet ish pushtues. 

Sidomos marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013, nënshkruar nga Thaçi në Bruksel,për krijimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive të komunave me shumicë serbe, sipas dakordimit dhe mënyrës që parashohin Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, jo vetëm që rrënon sistemin juridik, por edhe atë politik të vendit, duke krijuar shtet brenda shtetit.

Madje, në emër të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me aventurat e Thaçit ,fillim e mbarim,nga dialogu ka përfituar pothuajse vetëm Serbia.

Vet krijimi i "Zajednicës" me kompetenca ekzekutive, siç parasheh marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi në Bruksel, rrezikon jo vetëm rendin kushtetues të vendit por qon edhe në ndarjen e pa shmangshme të Kosovës.

Përkundër faktit që në paragrafin-2 të Kushtetutës së vendit: Republika e Kosovës është e përcaktuar si shtet i qytetarëve të barabartë të saj, në marrëveshjet e arritura ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, i bëhet privilegj i tillë 'Zajednicës', sa që ajo të krijohet me kompetenca ekzekutive vetëm për serbët, duke diskriminuar dhe anashkaluar të gjitha komunitetet tjera, rrezikuar edhe bosnjëzimin e vendit dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Ndaj dhe nuk ishte rastësi,që Gjykata Kushtetuese e vendit, në interpretimin le saj igjor, me të drejtë e hodhi poshtë si të papranueshme marrëveshjen në fjalë, dhe konstatoi se marrëveshja e arritur ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit për "Zajednicën", jo vetëm që nuk është në përputhje me ligjet kushtetuese të vendit, por të paktën në 23 nene të saj, bie drejtpërsëdrejti ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Për aq më keq, siç shihet e kuptohet tanimë katërçipërisht nga të gjithë, Hashim Thaçi me papjekurinë e tij politike dhe aventurat personale, qysh në vitin 2013,ka shkuar aq larg, saqë jo vetëm të nënshkruajë marrëveshje ilegale dhe antikushtetuese për krijimin e "Zajednicës" serbe me kompetenca ekzekutive, por edhe në fazën finale të hartimit të statutit të Asociacionit të "Zajednicës", siç u pa edhe këto ditë, askush nga shqiptarët dhe Qeveria e Kosovës të mos guxojnë të marrin pjesë. 

Madje, përveç fatkeqësisë që me nënshkrimin e Thaçit, shqiptarët përjashtohen nga çdo pjesëmarrje në hartimin e dokumentit më të rëndësishëm të Asociacionit dhe asnjë nga krerët e institucioneve tona nuk kanë as informatën më të vogël për statutin final të "Zajednicës",që do të prezantohet në Bruksel, tani kur Brukseli kërkon që marrëveshja e nënshkruar ga Thaçi më 19 prill 2013,të implementohet edhe në terren, i zënë ngushtë nga lëshimet e veta groteske,ai përpiqet që kompetencat ekzekutive, autonomin dhe ndarjen, që i ka nënshkruara vet, ti kamuflojë si 'korrigjim kufijsh"!. 

"Për aq më tepër,pikërisht për fajet e Thaçit, krijimi i "Zajednicës" serbe është projektuar në atë mënyrë, që të bëhet bosnjëzimi i vendit tonë, të lindë edhe një Republikë "srpska" në shtetin tonë të brishtë dhe të krijohen kushtet që të vije deri te ndarja përfundimtare e Kosovës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat