Hashim Thaçi e ka frikë Sali Berishën

Opinione

Hashim Thaçi e ka frikë Sali Berishën

Nga: Asllan Bushati Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:28
Asllan Bushati

Para disa kohësh kam lexuar një studim të një universitetit britanik,mbi dështimin e perendimit për multietnicitetin e shteteve  në Europë vecanërisht pas Luftës Dytë Botërorë (LDB). Sipas tyre ky dështim ndodhi me ish Bashkimin Sovjetik, ish Jugosllavinë, ish Cekosllavakinë etj. Në vazhdim studimi hedh idenë e  rishikimit të praktikës  së dështuar të multietnicitetit  dhe  kthimit tek kufijt e kombeve (etnive).  Ky mendim hidhet në tavolinat e kancelarive si një risi, si  ide e kohëve të pas LDB-së dhe vecanërisht  pas shembjes së murit të Berlinit, si një strategji e së ardhmes  për parimet bazë të rregullimit të mardhënive  ndërkombëtare.

Reminishenca të kësaj ideje kam parë shpesh herë në shtypin e përditshëm. Por  që para 242 vitesh e deri më sot , ka një eksperiencë unikale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ku multietnicitetit ka funksionuar e funksionon për mbrekulli duke qenë demokracia më e mirë në botë, e  shteti me ekonominë e fuqinë  ushtarake më të madhe në glob. Edhe Be-ja ka gati një shekull që ëndërron të mund të krijojë një multietni  eureopiane si ajo e SHBA-së. Pra ideja e  kthimit  tek shetet me etni të pastërt në kohën e një globazilimi gjithnjë e në rritje, duket si një kundër rrjedhë e kohës së sotme në marrdhëniet ndërkombëtare.

Kështu duket qartë se  Presidenti i Kosovës  Hashim Thaci, Presidenti Serbisë Vucic (dhe politikanë të këtij soji), janë rreshtuar në këtë  kundër-rrymë. Thaci kërkon:”një korigjim të kufijve midis Kosovës e Serbisë”, ndërsa Vucic thotë se” në raportet Serbi- Kosovë nuk duhet të dalë e humbur vetëm njera palë (Serbia). Të dyja palët duhet  të humbasin dicka duke shkëmbyer”. Pra të dy janë për shkëmbime duke marrë pamjen e të plotfuqishmëve (sikur ata  janë pronarët  e Kosovës e Serbisë). Në këtë rokopujë ballkanike, Be-ja, Natoja, e  kancelaritë perendimore heshtin. Ndërsa një kotmëkot i OKB-së thotë se:” këto diskutime duhet ti bëjnë palët”. Pra heshturazi ajo pranon një zgjidhje të problemit të Kosovës edhe me prekjen e kufijve të saj.

Tani kthehemi tek debate  ndërshqiptar, ku një grup përfaqësuesish të Preshevës takojnë  ish Presidentin dhe ish Kryeministrin e Shqipërisë Zotin  Sali Berisha, të cilit i kërkojnë një mendim se a mundet që Lugina e tyre ti bashkangjitet Kosovës  në kuadrin e bisedimeve Kosovë- Serbi?. Berisha me shume elegancë  e mirsjellje shpreh mendimin e tij (duke mos përmendur asnjë emër a funksion), se ai e sheh të pa mundur një gjë të tillë, madje ai thotë se mund të bëhet një precedent i rrezikshëm. Ky mendim personal  i Sali Berishës  u vlerësu  nga Hashim Thaci si tërësisht armiqësor dhe për këtë  i vërsulet atij me  gjthë arsenalin gojor më të ulët e të pa përshtatshëm.  Fjalor i Thacit ishtë më i rëndi , më hipokriti e më meskini se i gjithë kundërshtarëve politik të Berishës. Po pyetja shtrohet  pse? Ku ishte Thaci deri  tani? Cilat kanë qenë raportet e tij me Berishën këto njëzet vite dhe pse nuk është thënë agjë për to? Le ta shikojmë problemin nga disa kënde shikimi.

Sali Berisha në gjykimin tim (por edhe të shumicës së shqiptarëve) pa as më të vogëlin dyshim, është politikani më i fuqishëm, më i zëshëm, më i zgjuar, më karizmatik, më vepruesi,më imponues ,më nuhatësi i  këtyre 28 viteve të fundit në trojet shqiptare. Opinionet e tij janë të pranueshme, tërheqëse e udhërrëfyese për  masat  e gjëra  të  njerëzve por edhe për politikanët. Pra kjo është “pema me kokrra në politikën shqiptare” dhe në pemën me kokrra qëllohet me gurë.

Kështu Hashim Thaci duke qëlluar Berishën  përpiqet të bëjë dy gjëra në të njejtën kohë: e  para e cvendos vemendjen e  rënduar të opinionit jashtë Kosovës dhe e dyta  e nxjerrë atë jashtë  kontekstit  të kohës ( pra jashtë bisedimeve   me Serbinë).  Kjo bëhet sepse Berisha ka ndikim të madh edhe brenda Kosovës  gjë e cila ja vështirëson veprimet Thacit se kundërshtarët e tij politik mund të armatosen me idetë e mendimet e Berishës. Një rigrumbullim forcash  e deputetësh në parlament (praktikisht i mundëshëm), e vendos Thacin në cep të ringut e në prag të nokautit, dhe shtron mundësinë e daljes  tij me barela nga ringu politik. Në kushtet e sotme lufta e Thacit kundër Berishës (pa asnjë arsye të drejtpërdrejtë)  i ngjan ose një avanturieri në politikë  ose  Sanco Pancos me mullinje e erës. Por duket se lepuri  flenë diku tjetër.

Thaci duket se ka bërë shumë gabime (ndoshta edhe krime sic disa e akuzojnë). Për këto gabime  mund të ketë dokumenta nga të cilat ai është në një trysni të dyanëshme, si nga Gjykata Speciale  e ndërkombëtarët, por edhe nga segmente të caktuara serbe. Në këto kushte, ai do të jetë përfshirë  edhe në pazare paraprake  jo  të pastërta dhe me shashka tymuese kundër Berishës kërkon rrugëdalje nga rrethimi ose minimalja kërkon kohë në dispozicion për të dalë nga carqet e ngritura për të. Pozitat e Thacit dukshëm janë të palakmueshme madje edhe qesharake, sepse ai  jo vetëm ka frikë nga Berisha, por ai ka frikë edhe nga hijet e veprimeve të tij. Thaci është i kapur nga fodullëku, egoizmi, korrupsioni e ndoshta edhe krimi.

Së fundi, deklaratat e Thacit e të Vucicit a mund të bëhen vepruese për ndryshimin e kufijëve në Gadishullin Ilirik e më gjerë? A mundet që kancelaritë perendimore të bëhen sehirxhinj dhe të lejojnë hapjen e një konflikti të armatosur në këtë rajon e më gjerë? Sot a po punohet që në Europë  të shkohet në rrugën drejt integrimit apo drejt derivimit (disintegrimit)?  Unë besoj tek integrimi dhe shembulli i shkëlqyer amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat