Kryetari i Isa Mustafes në tentativë për ta copëtuar Kosovën dhe për t’i përçarë Shqiptarët

Opinione

Kryetari i Isa Mustafes në tentativë për ta copëtuar Kosovën dhe për t’i përçarë Shqiptarët

Nga: Naim A. Cami, avokat Më: 8 gusht 2018 Në ora: 14:31
Naim A. Cami, avokat

Njeriu i cili u be Kryetar i RKS vetem dhe vetem fale miqesise personale me kryetarin aktual te LDK-es Isa Mustafa,i cili ketij njeriu ja dhuroi  ne Kuvendin e RKS votat e nevojshme por te imponuara te LDK-es per kete post,edhe pse ne fakt dhe per hire te vertetes ky njeri ne asnje variant tjeter nuk do te mundej dhe as qe do te mundet ndonjehere tjeter te behet asnje far lloji kryetari.

Por aktualisht ne persiatjet e fundit te tija te karieres te vete politike,ne tentative per t'ia shkeputur Kosoves pikat me neuralgjike te saje,ky kryetar po "mundohet te njollose" te tjeret per matrapazlleqet e tija,te vazhdueshme dhe tinzare ne sherbim te copetimit te teresise teritoriale te RKS,por njiherit edhe per te percare Shqiptaret.

Keshtu qe ne keto perpjekje mizerable te tija per ta coptuar teritorin e Kosoves,ky njeri nuk heziton te njollos edhe personalitetet qe kane lene gjurme te pa arijteshme dhe te pa shlyeshme pozitive per shekuj te shekujve,ne historine me te re Shqiptare,pra ne historine demokratike te Kosoves dhe te Shqiperise.

Ketij njeriu,i cili ne misionin e tij fatal per Kosoven me nje arogance te pa pare shkel mbi institucionet legjitime vendim marese te RKS,mbi gjakun e deshmoreve te rene per clirimin e Kosoves,mbi idealet e atyre qe ne uniforme te UCK-es luftuan per nje Kosove te lire dhe te pa coptuar,si dhe mbi idealet dhe sakrificat e te gjithe atyre qe barten mbi supet e tyre rezistencen aktive shume dimenzionale ndaj okupatorit Serb nder vite,pra me qellim te parandalimit te detyrueshem te ketij njeriu ne tentativen per ndarjen te teritorit te Kosoves sipas deshires te tije edhe pse ne librat kadastrale nuk figuron Kosova si prone private e tije,patjeter i duhet permendur njerin nder intelektualet me te medhenje dhe me te mencur Shqiptar nder shekuj,te ndjerin akademik Fehmi Agani,i cili nga pozita e nenkryetarit te LDK-es gjate rezistences aktive shume dimenzionale ndaj okupatorit Serb,ne ato vite te rethanave tejet te renduara dhe te rezikshme egzistenciale te Shqiptareve ne Kosove,insistonte qe edhe gjate kesaj rezistence te ruhen me fanatizem tre komponentat me te rendesishme te shtetit,i cili me aq ideal te fuqishem po ndertohej me mund dhe kontribute shembullore te pothuajse te gjithe popullates ne Kosove dhe jashte saje. Dhe keto komponenta qe ishin dhe akoma jane me te rendesishmet,jane:          

1/ faktori njeri,pra jeta e njerezve ne Kosove me theks te vecante ne rinine, 

2/ teresia teritoriale e Kosoves dhe 

3/ te mirat materiale te Kosoves.

Per fat te keq,19 vjet mbas perfundimit te bombardimeve nga ana e NATO aleances dhe largimit te forcave ushtarako-policore Serbe nga teritori i Kosoves,kryetari i Isa Mustafes,mer persiper qe ta copton teritorin e Kosoves,paraprakisht duke e zbrazur Kosoven nga rinia e saje,si dhe duke e prure popullaten ne Kosove ne buze te gremines egzistenciale,me administrimin kriminalo-ekonomik me pasurite,gjegjesisht me te mirat materiale te Kosoves,nga ana e tije dhe klanit te tije "pronto".

Megjithate,ky njeri qe per nofke ka emerin e nje zvaraniku ekstrem intelegjent,po del se nuk e arsyeton ate nofke nga se ne menyre teper te tejdukshme dhe naive mundohet qe mekatet e veta ndaj Kosoves dhe Shqiptareve,ti hudhe mbi koloset e deshmuar kombetar,me qellim te aritjes te qellimit te tije final.

Por poashtu per fat te keq,lidhja kauzale,pra gjeneza e fajit faktik per kete gjendje tejet te renduar dhe me rezik shume dimenzional ne Kosove shkaktuar nga ky njeri dhe ndjekesit e tije,qendron tek kryetari dhe  udheheqesia e mbyllur dhe amorfe e LDK-es e perzgjedhur nga vete kryetari aktual i LDK-es,te cilet ne menyre me primitive dhe me vullgare kane uzurpuar vullnetin politik te antaresise dhe votuesve te LDK-es,gje qe e ben kete udheheqesi aktuale te LDK-se se bashku me ata deputet te LDK-es qe e votuan ne Kuvendin e RKS kete kryetar - pjesmarese ne faj,gjegjesisht bashkefajtore me nje perqindje shume te larte te fajsise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat