Do të na marrë në qafë, kursi i Thaçit

Opinione

Do të na marrë në qafë, kursi i Thaçit

Nga: Fadil Maloku Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:00
Fadil Maloku

....qeveria aktuale, dhe cilado qoftë ajo tjetër që do i bie hise, me përmbyll dialogun me Serbin? pa një; analizë dhe dioptri shumëdimensionale shkencore (akademike). Pra, pa një ekspertiz? paraprake diagnostifikuese që do përmbante edhe detajet mikroskopike të detajizuara empirikisht, e teorikisht nuk do të duhej fare as n? publik të dal. E lëre më të debatohet dhe të krijohet më pastaj konfuzion dhe paqartësi të qëllimshme dhe t? paqëllimshme, si n? publikun gjithëshqiptar, ashtu edhe tek qendrat vendimarrëse globale...

1. Nëse, Thaçi (përmes ish mentorit Qosja) idenë për krijimin e pandamit ndaj “veriut të Kosovës”, e ka paramenduar me disa fshatra periferike të Kosovës Lindore (e jo krejt Preshevën, Bujanovcin, e Medvegjën) dhe të njejtat dëshiron t’i testoj me “kompetencën” dhe “karizmën” e munguar të Presidentit, në “tregun e këmbimit” ndërkombëtar (Ëashington e Bruksel) dhe atë lokal (Kosovë e Tiranë), atëherë ai: ose, nuk e ka njohur “çmimin e tregut ndërkombëtar”. Që nënkupton kalkulimin e saktë, si të shkaqeve ashtu edhe të pasojave eventuale. Që do mund të prodhojë kjo ide dhe ndërmarrje shumë komplekse në kuptimin se çfarë fitojmë e çfarë humbasim me shkëmbim. Apo eufemizmin që ka filluar ta licencoj si “korigjim kufijsh”, pra, siç mendon edhe mentori i Tij, Z. Qosja).

Ose nuk i ka kuptuar mirë leksionet e Qosjes, dhe demiurgëve të tjerë, siç po i thonë atij tellallët për amerikanët, të cilët akoma nuk kanë qëndrim të prerë, në këtë kohë të inicimit të kësaj teme të rrezikshme për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Ose, vetëdijshëm po e loz “lojën” djallit (jo të gjarpërit, tani), në mënyrë që të krijoj një alibi super të fortë, për të deleguar (tri komunat serbe të pjesës veriore të Kosovës).

Faktikisht, për t’i dhuruar, apo falur dy resurset ekzistenciale shqiptare; liqenin e Ujmanit dhe Trepçën…

2. Tani, për ta thjeshtësuar krejt idenë e ”keqkuptuar” të Qosjes, nga nxënësi i tij i dobët, Z. Thaçi, i bie që paranteza e “këmbimit” (alias; korrigjimit) në fakt, është e dështuar që në start! Pseë Sepse, si mund ta këmbesh një territor që historikisht, e sociologjikisht ishte, është, dhe shpresohet të mbetet me demografi, etnopsikologji e mentalitet puro shqiptarë

Shqiptarët janë i vetmi popull që janë të kufizuar me vetëvetën, e tërësisë shqiptare. Unë nuk e kam të qartë, këtë “lojë” me zjarr të Thaçit.

3. Tjetra, Qosja po thotë: ”Ata që janë kundër shkëmbimit të territoreve dhe korrigjimit të kufirit, po ia dhurojnë Serbisë Luginën e Preshevës”. Po si mund t’i dhurojmë Serbisë Luginen e Preshevës (shih; Qosja nuk thotë Kosovën Lindore, që dmth e ka zbrit vetëdijshëm “pazarin e korigjimit”!ë) kur as Kosova, e as Shqipëria nuk kanë qasje as “virtuale”, e lëre më ndonjë ndikim e efekt vendimtar. Përjashto këtu, manipulimin mediatik që Thaci e përdori për konsum të brendshëm. Por, pa asnjë efekt “anësorë” ndërkombëtar mbi këtë territor de jure të Serbisëë Pra, si mund të shkëmbejmë dhe korigjojme territore, pa tapi juridike! Historikja e moralja, këtu është veç në funksion të një satisfaksioni social. Dhe si të tilla, nuk na kryejnë mjaft punë…

4. Mentori Qosja, po thotë; “…ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t’u pranojnë të drejtën e vetëvendosjes shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës.”Unë them: ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, dmth. bashkimit të Kosovës Lindore (jo veç disa fshatrave shqiptare të Lugines së Preshevës), se është nocion dhe koncept shumë më i reduktuar; gjeografikisht, (e etnipsikologjikisht) dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes së serbëve të Kosovës…

5. Por, mentori Qosja, ka shumë të drejtë për disa (jo krejt!) nga “akuzuesit e hershëm dhe te sotshëm…”. Dhe sidomos për dronë dhe “friken për pjesëmarrësit në bisedimet Kosovë – Serbi, ku mbizotërojnë diletantët”.Ngase, qeveria aktuale, dhe cilado qoftë ajo tjetër që do i bie hise, me përmbyll dialogun me Serbinë pa një; analizë dhe dioptri shumëdimensionale shkencore (akademike). Pra, pa një ekspertizë paraprake diagnostifikuese që do përmbante edhe detajet mikroskopike të detajizuara empirikisht, e teorikisht nuk do të duhej fare as në publik të dal. E lëre më të debatohet dhe të krijohet më pastaj konfuzion dhe paqartësi të qëllimshme dhe të paqëllimshme, si në publikun gjithëshqiptar, ashtu edhe tek qendrat vendimarrëse globale.Mbizotërimi i diletantëve në temat e interesit kombëtar dhe shtetërorë, gjithnjë në historinë shqiptare ishte një plagë në vete që na kushtoj me shkapërderdhje; politike, ekonomike, demografike, gjeografike, sociale, e frustrime kulturore, në arealin e Ballkanit.

6. Në fund, mentori Qosja, për kureshtjen time nuk pashë që në prononcimin e tij, të ketë fajësuar klasën politike (e së bashku me ta edhe nxënësit e tij). E cila në këto dy dekada sundimi absolut, nuk arritën asnjë marrëveshje me Serbinë që ta qojnë deri në fund. Dhe si është e mundur që tani Lugina e Preshevës (për mua Kosova Lindore) ta fitoj gjithë këtë “peshë specifike” në bisedimet finale me Serbinë, kur e njëjta, asnjeherë në asnjë aulë ndërkombëtare (as në Rambuje, as në Vjenë, e as në Bruksel e Vashington) nuk është përmendur kurrë!ë

Ose, si mund t’u besohet “paqësorëve institucionalista” dhe “komandantave të luftës”, që do të arrijnë marrëveshje historike me Serbinë, kur në këto dy dekadat mandatuese të “mjaltit të lirisë” na e dëshmuan të kundërtën! Ata po harrojnë se Serbia, në këtë periudhë të krizës së proceseve (dez)integruese në nivel global e sidomos kontinental, si dhelpëra që pret “prenë” e vetë, po pret momentin e hapjes së “kutisë së Pandorës” për kufijt në Ballkan.Pra, bashkimin e Republika Srpskës, e në fazën tjetër kontestimin e Maqedonisë… dhe aneksimin me ndonjë brick craig, edhe të Kosovës…Si shihet Serbia, ka plane afatgjate dhe të përpunuara detajisht edhe për hapat që do i ndërmarr, në të ardhmen e saj.

7. Termi “korrigjim” është vetëm një eufemizëm puro politik për një “shkëmbim” të padiskutueshëm substancial territorial e demografik (bartje humane e populates (terminologji kriminogjene e Vasa Çubrilloviqit!) midis Serbisë dhe Kosovës. Tragjika e këtij diskursi publik politik, nuk qëndron tek zgjidhja e kësaj nyjeje serbo-shqiptare, por, tek tendenca e ruajtjes së monopolit mbi shantazhet, që po i bëhen palës shqiptare. Dhe “karrota” integruese në BE-ne, për Serbinë, suma sumarum, Serbia nuk është e interesuar as të “korrigjojë” as të “shkëmbejë” territore me Kosovën. Por, ta marr të gjithën….!ë Meqë, kjo tani për tani është e pamundur edhe për shkak të rrethanave dhe konstalacionit tê raporteve aktuale globale e kontinentale. Ajo do të ndahej e stërkënaqur me menaxhimin, kontrollin dhe fuqizimin e Asociacionit. Që do të nênkuptoj edhe “de jure” (se “de facto” e ka arriturr) “ndarjen”, (apo copëtimin, marrjen e 25%-30%) e Kosovës. Krejt debatet tjera, janë vetëm kamuflim dhe ambalazhim, i qëllimit të krijimit të pretekstit sa më të fuqishëm për Asociacionin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat