A mundet referendumi për Severna Makedonija t'i kthehet si bumerang BDI-së?

Opinione

A mundet referendumi për Severna Makedonija t'i kthehet si bumerang BDI-së?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 gusht 2018 Në ora: 11:21
Sulejman Mehazi

Mirë, ja do ju ndëgjojmë juve të BDI-së e do dalim të votojmë pro refendumit që e doni ju, edhe pse neve shqiptarëve s'na pëlqen aspak përshkak papërshtatshmërisë nacionale, mirëpo ja për inatë të partisë nacionaliste VMRO do votojmë ashtu si doni ju e Zaevi!

Po nëse na lejohet t'ju bëjmë disa pyetje, ju ama të na përgjigjeni, e jo të heshtni  si e keni tabiatë,  gjatë kampanjave zgjedhora sa të zëshëm, pasi fitoni zgjedhjet nam e nishan zëri juaj. 

Pyetjet tona janë:

- çfarë do bëhet pas referendumit, a do kemi lidhje me gjuhën zyrtare dhe kushtetueshmërinë nacionale të popujve që jetojnë në Severna Makedoninë tuaj?

- Pas referendumit a me të vërtetë e  me gjithë mendtë besoni se mmmuuullleee në NATO e BE, mos ndoshta po mashtrohemi?

- Mos ndoshta juve të BDI-së, LSDM-ja e Zaevit ju merr me të mirë për qëllimet e tyre partiake e shtetërore, pas kësaj t'ua vë ndërkëmbëzat e skandaleve korruptive me anë të burgosjeve të funksionarëve të Ali Ahmetit?

- Mbas referendumit të sukseshëm, nëse BE-ja thotë, jo në Europë pa burgosjen e të gjithë politikanëve të korruptuar e të skandalizuar!, atëherë çfarë do bëni ju?, a do pajtoheni e t'i burgosni funksionarët tuaj?, me siguri jo, po nëse Zaevi i burgos për shkak kërkesës kushtëzuese të europianëve, atëherë  ju a do burgoseni, apo jo?

- Misioni i Zaevit ndaj europianëve mos ka qenë e është?, që në fillim të rrëzohet VMRO-ja nga qeveria, e pas kësaj të koalicionohet me BDI-në deri sa të gjejnë gjuhë të përbashkët me Greqinë për ndërrimin e emrit Gorna Makedonia, pas kësaj marrëveshtje të bëhet referendumi me ndihmën e partisë së BDI-së e pas referendumit zgjedhje të reja parlamentare, e pas zgjedhjeve kap e klup funksionarët e BDI-së nëpër burgje shumëvjeçare?!

-Mos ndoshta referendumi për Severna Makedonija do t'i kthehet si bumerang BDI-së?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat