Kalorësit e vonuar për ndarjen e Kosovës?!

Opinione

Kalorësit e vonuar për ndarjen e Kosovës?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 9 gusht 2018 Në ora: 14:01
Prof. Dr. Binak Maxharraj

 Amerika e bëri të çartë sot së nuk ka ndërhyrje nga jashtë: ”Çdo marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duhet te vijë nga vetë palët”. E, çartë për ata që marrin vesh, pra

Nëse Kryekalorësi për ndarjen apo ndryshim të kufijve Hashim Thaçi vepron diçka të kundërte përgjegjësia bie mbi  kokën e tij si shpata e Damakleut. Edhe, kjo është e çartë.

Kësaj vere politike edhe ashtu të nxehët po i jepe zjarr edhe me shumë  Kryekalorësi i vonuar Hashim Thaçi. Ai vetëm për me e pa dikush ne ekran delë për çdo ditë, si plakat e këqija para pasqyrës, por edhe shkruan hajmalia ne FB e tij, për të leshu ndonjë “sihariçë” pa krip te tipit te dështuar, të çorientuar totalisht i cili ka nevojë për një kontrolle rutinë te neuropsikiatër i profilit Prof.dr Skender Boshnjakut. Kryekalorësit tonë nuk mund t’i bie n ‘fije së vërtet çka ai don, sot thotë diçka e nesërmen i han fjalët, thotë diçka tjetër. Ai don me e nda Kosovën, ai donë me shkëmbim territoresh, ai don ndryshim të kufijve, etj. Të gjitha këto rrena te përditshme Kryekalorësi i banë vetëm sa për te trullos opinionin me rrenat e tij, por qëllimin e ka te thembra e Akilit, pra te Formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive, pra thjeshte autonomi territoriale, e cila pas disa vite do te shkëputej nga Kosova. Dhe kështu po duket i ka premtuar mikut të tij kriminel nga Serbia Aleksandër Vuçiq.

Edhe më herët, por sidomos këto ditë Kryekalorësit ne idetë e tij iu bashkuan edhe disa kalorës të tjerë për të i ndihmuar në krrokatjet e tij. Këta janë Rexhep Qosaj dhe Lutfi Haziri. I pari herët shumë më herët ka ba thirrje për bashkimin e Luginës thuajse së këto janë lojëra fëmijësh. E, dijë së secili shqiptar ka nostalgji për popullin e vete qe jeton ne Luginën e Preshevës, sepse atë padrejtësisht ne vitin 1956 e shkëputen me dhunë nga Kosova dhe ia dhanë Serbisë E kuptojë së motivet e Rexhep Qosjës janë thjeshtë te natyrës etnike. Por kalorësi tjetër Lutfi Haziri nuk po pranë duke krrokatë për bashkimin e Luginës. Motivet e tij janë thjeshtë politike, për te mbijetuar ne politikë, ashtu siç e banë edhe Kryekalorësi Hashim Thaçi për te shpëtuar lëkuren e tij dhe për mbijetesë në politikë, por as se si nuk është ka e kupton së politika e dijë djallëzore, shkatërruese për shtetin e Kosovës po merr fund, po perëndon njëherë e përgjithmonë.

Por, a dinë këta kalorës të vonuar të natës së errët së Serbia nuk është ajo qe e japë Preshevën pa marrë asgjë si kundër vlerë. Për më e “dhanë” ajo Preshevën, ajo e kërkon Mitrovicën. Ndryshe Serbët nuk e hanë.

A e dinë këta Kalorësit e vonuar së në Luginën e Preshevës  toka e saj  prodhon vetëm bar për ti ushqyer bagëtinë?!. Kaç kurrgjë më shumë. A e dinë këta Kalorësit e vonuar se për më e marrë Luginën e Preshevës që prodhon vetëm bar për bagëti duhet më e dhanë tokën shumë fishë me vlere më te madhe së ta tokat e Luginës që prodhojnë bar?!.A e dinë këta Kalorësit e natës së vonë se për Luginën duhet me e dhanë tokën me pasuri marramendëse nëntokësore qe prodhon ar, argjend, plumb e çka mos tjetër. Këtë tokë e cila prodhon ar, argjend, plumb. Historikisht ia patën vnu syrin, e patën lakmi që të gjithë qe nga Londra, Boni, Parisi e deri ne Vashington, por te cilën e patën shfrytëzuar vetëm Anglezet dhe Gjermanet si pushtues.

Po, a e dinë këta Kalorësit e vonuar të natës së errët se cila është me e vlefshme: toka qe prodhon barë për bagëti apo toka qe prodhon ar, argjend..etj. A dinë këta Kalorës se, tokës qe prodhon arë, argjend, sot ia kanë lakmi me e pasë në pronësi shumë shtete te botes, atëherë pse na qe e kemi tokën tonë stërgjyshore që prodhon ar e argjend të cilën Zoti i Madh na e dhuroi, këta kalorësit e natës së errët po tentojnë me ja dhanë Serbisë.

A e dinë këta kalorësit e natës se vonuar se Veriu i Kosovës është pasuri nacionale me vlerë trilionësh pa te cilat nuk ka jetë në Kosovë, sepse Trepça historikisht ishte krenaria e Kosovës Në vitin 1992 Presidenti Rugova nen tytat e bajonetave serbe deklaroi për gazetën “Der Spigel” se më çdo kushte nuk e japin Veriun, nuk e japim Trepçën. Kurse këta kalorësit tanë kane edhe guximin te dialogojnë me ta për këtë çështje. Mu për këtë ,sot Serbia është e çmendur me e marrë këtë pjesë të tokës tonë të bekueme. Serbia nuk ka nevojë edhe gjithë aq për territor, sepse ajo ka boll territor. Mendojeni Shumadin, dy herë më e madhe së Kosova gati se nuk jeton askush, është e zbrazet, ka mbete qyqe ne rremë, aty këtu  e takojnë ndonjë njeri te cilëve Edi Rama, miqve të vet Serb, po ua qonë si dhuratë nga një nuse.

A e dinë këta Kalorësit e vonuar së Serbia e ka vetëm një qellim. Asaj nuk i interesojnë edhe aq shumë serbët e veriut. Ata i ka vetëm për pazare dhe kusurin me këta Kalorësit tanë te natës se vonë qe nuk shohin më larg së deri te hunda e tyre. Qëllimi i tyre kryesor është mos me dhanë Luginën sepse i ngushtohet kalimi ne jug, por qëllimi i tyre kryesor është me e shti ne dorë këto pasuri marramendëse nëntokësore, më te cilat po menaxhon edhe tani. Ata e kanë qëllimin qe këtë ta bëjnë përmes formimit te Asociacionit të Komunave më shumicë Serbe ne Kosovë.

 A e dinë këta kalorësit e vonuar së, këto dite do te dorëzohet Drafti lidhur me këtë Asociacion. Nga kush, kush e hartoi këtë drafte, cili ekip e beri këtë. Si është e mundshme që te dorëzohet Drafti ne Bruksel, kur Qeveria Harajdinaj nuk dinë asgjë e cila ka qenë e obligueme ta shkruaj Draftin, pse Qeveria Harajdinaj nuk del haptas te thotë  ne stilin e tij se kush është ai ”rrotë same” qe po punon pas shpinës  se Qeverisë, a mos ka këtu dorë Kryekalorësi Hashim Thaçi i cili veq ai dinë të ia futë thikën pas shpine Kosovës. Këtu ka diçka te vërtetë, sepse është po ky Hashim Thaci i vitit 2015, kur e nënshkroi Marrëveshjen ne Bruksel me Ivica Daçiqin ne te cilën parashihet se Asociacioni do te këtë kompetenca ekzekutive qe do te thotë Autonomi territoriale për Serbët ne veri i cili  për te cilën Marrëveshje Kushtetuta e Kosovës i pati, hiq më pak, se 23 vërejtje qe bien ndeshë me Kushtetutën.

Po si ka fytyrë e faq që Qeveria Harajdinaj te shkojë nesër në Bruksel që të bisedojë për një Draft në të cilin nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij, por atë e kanë bë kryesisht serbët. Pse Brukseli po luan këso lojëra të fëlliqëta. Kush e autorizoi Brukselin qe te pranon një Draft ilegal qe nuk është i Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet që të ia banë te qartë Brukselit se nuk do te merre pjesë në shqyrtimin e këtij Drafti ilegal. Nëse nuk ndryshon pas disa vitesh shumë lehtë Veriu do të shkëputet nga Kosova. Ky pra është qëllimi i Serbisë të cilin edhe po e realizon ngadalë në errësirë me ndihmën e Kryekalorësit Hashim Thaçi.

Prandaj, është e domosdoshme qe Kryekalorësi Hashim Thaci te hiqet nga qafa e Kosovës, sepse është e pa përmisueshem, është i rrezikshëm për vendin, është i pa besë, mashtrues, rrencë. Nëse ky fare soji i njeriut nuk hiqet deri ne vjeshtë atë duhet ta heqë gjithsesi stuhia e popullit, sepse vetëm me protesta ai mund te hiqet. Këtë duhet bë sa më parë deri në vjeshtë populli i ynë për ti penguar pazaret që i ka bë me Serbinë, e për me tepër për ta shpëtuar Kosovën. Kosova pa të dhe pa shumë kalorës tjerë do te ishte tjetër, do të merrte frymë lirshëm, nuk do të trazohej për çdo ditë, do të ishte sikur Kosova të çlirohet për së dyti, sikur të shndritë dhe rrezaton një diell tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat